"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Art&Argëtim
FOTO/ Gjesti fisnik i gjirokastritëve, gjejnë të plagosur shqiponjën e malit dhe e shtrojnë në spital. Paguajnë gjtihçka
10 Tetor 2019, 16:01Nga DOSJA
TIRANË– Disa persona nga Gjirokastra ka bërë një gjest mjaft human për një shqiponjë mali të cilën e ka gjetur të plagosur.
Në një postim në rrjetet sociale të bëtë nga faqja Albanian Wildlife Rescue Team shkruhet se shqiponja e malit (Aquila chrysaetus) është gjetur e plagosur në gjendje të dobët fizike nga disa qytetarë në Gjirokastër.
Të rinjtë kanë bërë të mundur transportimin e shpendit të rrallë dhe mjaft të veçantë në një spital privat në Tiranë për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Ndër reshta sqarohet se shqiponja e lënduar duket të jetë juvenil i cili ska shumë që ka lënë tufën prindërore dhe për rrjedhojë jo dhe aq gjuetar i zoti.
Mbas kryerjes së grafive dhe diagnostifikimit paraprak, dyshohet se shpendi është plagosur gjatë gjuetisë për tu ushqyer nga ndonjë gjitar, i cili i ka shkulur pendët dhe dëmtuar lehtësisht në krahun e djathtë.
Ndërkohë bëhet me dije se menjëherë kanë filluar seancat e mjekimit të plagëve dhe rimëkëmbja e gjendjes shëndetësore të shpendit, i cili do të qëndrojë në kujdesin e mjekëve deri sa të jetë i gatshëm për të fluturuar sërish.
Shqiponja e malit ka pësuar një rënie shumë të fortë të populates vitet e fundit. Ky është një shpend mjaft i dashur për të gjithë shqiptarët, pasi zë edhe flamurin tonë kuq e zi.
(f.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
ANTARKTIDË- Mijëra pinguin perandorë u mbytën pasi copa gjigande e akullit mbi të cilin po qëndronin u shkatërrua si pasojë e motit të keq.Katastrofa ndodh...
TIRANË- Nga t’ia mbajmë? Kudo dyert janë të mbyllura! Vetëm një është shtegu…T’i derdhemi që të gjithë kërmës së arkës së shtetit! Të bëhet çdo njer...
Xhorxhia– Një specie e re peshku është zbuluar për herë të parë në Xhorxhia.Peshku, koka e të cilit i ngjason asaj të një gjarpëri, është një specie invazive...
TIRANË – Rozana Radi ka postuar së fundmi në profilin e saj në instagram, një foto, e cila na lë të kuptojmë se jeta e saj private sentimentale, mbase nuk ...
TIRANË– Silvana Bushati vazhdon të jetë mjaft aktive në rrjetet sociale, që pasi bëri bujë në media teksa deputeti Kujtim Gjuzi i lakmoi gjoksin duke...
TIRANË- Rudina Dembacaj kohët e fundit është përfolur për një ndarje nga bashkëshorti i saj, Aleksandër Varfaj, ku thuhet se shkak është bërë tradhëtia...
SUEDI– Çmimi Nobel për letërsinë i ka shkuar dy shkrimtarëve, polakes Olga Tokarczuk dhe austriakut Peter Handke, për një “punë influencuese në linguisti...