“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Art&Argëtim
Ilaçet për parandalimin e HIV-it do të jepen tashmë pa recetë në Kaliforni
10 Tetor 2019, 14:03Nga DOSJA
KALIFORNI – Duke filluar që në janar të vitit 2020, farmacitë e kalifornisë do të mund të shesin pa pasur nevojë për recetë, ilaçe për parandalimin e virusit të HIV-it.
Guvernatori Gavin Neësom nënshkroi një projekt-ligj të hënën, duke e bërë kaliforninë shtetin e parë në vend që lejon shitjen e profilaksisë pas ekspozimit dhe para ekspozimit të virusit, pa pasur nevojë për një recetë nga mjeku.
Profilaksia para ekspozimit, e njohur si PREP, është një pilulë e cila merret një herë në ditë dhe parandalon infeksionin e virusit HIV para se të ndodhë. Profilaksia pas ekspozimit, ose PEP, merret pas infektimit të mundshëm ndaj HIV për të shmangur kontraktimin e sëmundjes.
Për shkak se PEP merret brenda 72 orëve nga ekspozimi me virusin, nevoja e një recete nga mjeku për marrjen e saj, humb efekteshmërinë , dhe krijon një limit kohor i cili është shumë i vështirë të arrihet.
Ekspertët e mjeksisë kaliforniane, thanë se nëse duan ta zhdukin epideminë e HIV-it, atëherë ata duhet ta bëjne shumë lehtë të akseksueshme ilaçin për parandalimin e saj, si dhe për trajtimin pas ekspozimit me virusin.
Ata gjithashtu do të ulin koston e lartë të ilaçit, duke e bërë të mundur për çdo shtresë të shoqërisë.
Në vitin 2017, afro 39,000 njerëz u diagnostikuan me HIV. Nga statistikat e dale , burrat që kryejnë marrëdhënie seksuale me burra të tjerë përballen me rrezikun më të lartë.
TIRANË- Rudina Dembacaj kohët e fundit është përfolur për një ndarje nga bashkëshorti i saj, Aleksandër Varfaj, ku thuhet se shkak është bërë tradhëtia...
SUEDI– Çmimi Nobel për letërsinë i ka shkuar dy shkrimtarëve, polakes Olga Tokarczuk dhe austriakut Peter Handke, për një “punë influencuese në linguisti...
GREQI– Biznesmeni shqiptar Elton Ilirjani, i cili është një prej burrave që e ka publikuar publikisht se është gay, nuk i kanë bërë përshtypje asnjëherë kundër...
TIRANË– Shkrimtari Ismail Kadare ishte një nga kandidatët për çmimin Nobel, që u shpërnda ditën e sotme.Teksa fitues doli shkrimtarja polake Olga To...
TIRANË- Gjigandi Facebook ka bërë të ditur se janë verifikuar me qindra raste ku fëmijët kanë interes për lojërat e fatit dhe alkoolin. Ky konkluzion ësh...
SHBA- Këngëtarja e njohur amerikane Miley Cyrus vetëm pak javë më parë u nda përfundimisht nga bashkëshorti i saj Liamin.Por mesa duket ky i fundit ka kalua...
TIRANË- Dy mikeshat e ngushta, Arbana Osmani dhe Xhemi Shehu ndajnë shumë kohë së bashku dhe këtë e kanë treguar gjithmonë përmes postimeve në rrjetet soci...