LIVE UPDATES
Aktualitet

Aldo Bare ndërtoi ‘perandori’ në lagunën e Karavastasë, biznesmeni i njohur kontrollonte trafikun e drogës, si

21 Janar 2020, 21:45 Nga DOSJA
Aldo Bare ndërtoi ‘perandori’ në lagunën e

Vrasja e të tmerrshmit Artur Daja, nuk plotësoi kënaqësinë e Aldo Bares. Ky i fundit nuk ia fali kurrë Bledar Haxhiut faktin që ia solli të vdekur armikun, që donte të torturonte para se ta ekzekutonte. “Kur pjesëtarët e grupit shkuan dhe hapën bagazhin dhe e gjetën të ekzekutuar janë bërë keq, tregon gazetari Hoxha

Për këtë, Haxhiu e pagoi shtrenjtë. Ai nuk u fal, siç i ishte premtuar. Mëngjesin e 23 tetorit të vitit 1998, ai po udhëtonte me një automjet tip fuoristradë së bashku me Artan Sulçen nga qendra e qytetit drejt fabrikës së plasmanit. Në një kryqëzim, e prisnin Petrit Liçi, Erjon Kashari dhe Elton Mermali të cilët hapën zjarr me kallashnikov duke i lënë të vdekur të dy. Pranë afrohen me pistoleta Edjan Xhafaj dhe Dritan Vila që u dhanë plumbin e sigurisë.

Edjan Xhafaj, organizatori i krimit ishte objektiv i një atentati 6 muaj më vonë, në Qershor të vitit 1999. Ai u vra me armë zjarri në Itali. Ngjarja mbeti e pazbardhur. Po në vitin 1999, në Itali ekzekutohet në rrethana ende të panjohura anëtari tjetër i bandës Gentian Xhaferri i cili i kishte shpëtuar një atentati në Lushnje. Pas eliminimit të Artur Dajës dhe njerëzve të tij, në Lushnje ligji bëhej nga banda e Aldo Bares. Askush nuk guxonte tu kundërvihej. Gjobat ndaj biznesmenëve dhe grabitjet e pronave ishin diçka e zakonshme në Lushnje.

“Qytetet ishin komplet në zotërimin e bandave dhe çdo gjë vendosej, madje kishte akses dhe në Ministrinë e Rendit”, thotë Spartak Poçi, ish – Ministër i Rendit.

Banda e Aldo Bares kishte ngritur një perandori ekonomike. Ai kishte shtënë në dorë Lagunën e Karavastasë. Rreth 90 punëtorë të Ndërmarrjes së Peshkimit ishin bërë aksionarë pas privatizimit. Ata u detyruan të firmosin shitjen e kuotave të tyre për vlera simbolike. Ndërmarrja ishte në emrin e të dashurës së Aldo Bares, shtetases Denada Kodra, vajza që shihni në foto, imazhi i së cilës publikohet për herë të parë nga Top Story. Kodra, prej asaj periudhe jeton në Bukuresht, ku është lokalizuar para arrestimit edhe partneri i saj.

Italianët përgjuan në atë kohë telefonatën e një pjesëtari të grupit me drejtorin rajonal të Mjedisit. Atij i kërkohet numri i ministrit Lufter Xhuveli për çështjen e Lagunës. Banda kishte në zotërim edhe sport Klub Lushnjen në atë periudhë, bingon e qytetit dhe të tjera aktivitete.

“Si pastaj i takon zotërimit të linjave të trafikut, kryesisht drogës edhe të qenieve njerëzore por dhe shkak të aseteve që me firmat e zyrtarëve socialist të kohës ishin dhënë, stadium, laguna e Karavastasë”, ”, thotë Spartak Poçi, ish – Ministër i Rendit.

President i klubit të futbollit për disa vite ka qenë Edmond Bega, një emër tepër i dëgjuar për publikun. Fotoja që shihni, i përket pikërisht Begës dhe është pjesë e dosjes së prokurorisë së Torinos që hetonte bandën e Aldo Bares. Referuar këtij dokumenti që shihni, pikërisht ky person drejtonte trafikun e drogës për llogari të Aldo Bares. Organizata ishte ndarë në dy pjesë, ajo e Torinos që drejtohej nga Bega dhe ajo e Romës që drejtohej nga Enver Dondollaku. Dukej sikur ato ishin të ndara, por në fakt ishin një rrjet i mirëorganizuar që vepronte për llogari të Aldo Bares. Sipas përgjimeve, Bega, i njohur edhe me emrin Manol Bego, kishte lidhje me policinë shqiptare në atë kohë. Në shumë raste, ai përmes këtyre lidhjeve, informonte pjesëtarët e grupit në Lushnje për çdo lëvizje të policisë që i rrezikonte.

Marrë nga Top Channel

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aldo bare artur daja banda e lushnjes aldo bare artur daja banda e lushnjes

Sondazh

Poll

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!