"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
12 km trafik! Qindra shqiptarë të Kosovës bllokohen në Morinë, duan të kthehen në shtëpi pas pushimeve, rregullat e reja
4 Shtator 2021, 17:14Nga DOSJA
KUKËS– Qindra qytetarë, shqiptarë të Kosovës janë bllokuar në pikën kufitare të Morinës pasi rregullat e reja për të hyrë në Kosovë e kanë vështirësuar punën në doganë. Mësohet se 12 kilometra rrugë është e mbushur me mjete me qytetarë, familjarë, gra e fëmijë që duan të kthehen në shtëpitë e tyre në Kosovë pas pushimeve të kaluara në Shqipëri.
Për të hyrë në territorin kosovar, qytetarët duhet të paraqesin një test negativ të PCR-së, vërtetim vaksinimi ose dëshmi se e kanë kaluar koronavirusin. Ndryshe atyre do tu duhet të karantinohen shtatë ditë. Pikërisht kjo ngarkesë dokumentash ka bërë që për pesë ditë me radë në Morinë të krijohet një trafik dhe radhë kilometrike.
pamje nga Morina
pamje nga pika kufitare Morinë
Të sfilitur nga pritja shumë udhëtarë janë detyruar të zbresin nga mjetet dhe të dalin në rrugë. Të tjerë kanë nisur që tu bien edhe borive në shenjë proteste nga pritja e gjatë. Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë këto masa kufizuese, me qëllim ndalimin e përhapjes së Covid-19 në vedn që çdo po merr çdo ditë e më shumë jetë njerëzish dhe po infekton mijëra të tjerë.
(m.k;f.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
Hamasa Zeerak u shpreh se ishte tepër e vështirë që të largohej nga vendi i saj, vendim që e cilëson si më të vështirin e jetës pasi gjithçka u përmbys b...
PËRMET – Policia ka njoftuar se janë arrestuar dy persona në Përmet. M. Sh, 38 vjeç është vënë nën pranga sepse dyshohej se kultivonte kanabis dhe n...
SHQIPËRI– 2 mijë e 512 viktima, 11 mijë e 628 të sëmurë aktivë dhe 135 mijë e 961 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri që nga fillimi ...
Sipas tabelës orientuese, mbi këtë urë mund të kalojnë mjete me peshë deri në 12 ton, por në të shumtën e rasteve ajo nuk respektohet. Banorët thonë se shkak pë...
TROPOJË– Isat Goçaj, personi që mbeti i vrarë pasditen e sotme në Tropojë mësohet se kishte dhunuar djalin e autorit të ngjarjes. Pak ditë më parë, ...
TROPOJË– Policia e Tropojës ka publikuar njoftimin zyrtar në lidhje me vrasjen e ndodhur në fshatin Cerem këtë pasdite. Në njoftim bëhet me dije se n...