LIVE UPDATES
Aktualitet

“Talebanët nuk na lejojnë të studiojmë pas klasës së 6”, dy vajzat afgane tregojnë vështirësitë që kanë hasur

4 Shtator 2021, 17:01 Nga DOSJA
“Talebanët nuk na lejojnë të studiojmë pas klasës

Hamasa Zeerak u shpreh se ishte tepër e vështirë që të largohej nga vendi i saj, vendim që e cilëson si më të vështirin e jetës pasi gjithçka u përmbys brenda natës. Ajo rrëfeu se ia doli që të arsimohej falë bursës që dha fondacioni i gazetares së BBC, Yalda Hakim dhe të gjithë shqetësimet e saj për pagesën e studimeve universitare u larguan.

Zeerak: Ishte vendimi më i vështirë që më është dashur të marr në jetë sepse nuk ma merrte mendja se do të lija vendin tim, por situata e brishtë që ndodhi në Afganistan më bëri të përballesha vetëm me një zgjedhje, të largohesha nga vendi im, për të qenë e sigurtë. Ishte një moment sfidues për mua sepse isha një vajzë me ëndrra dhe shpresa për t’u arsimuar, për tu diplomuar nga universiteti. Do të nisja semestrin e pestë në Universitetin Amerikan të Afganistanit. Kështu që kur ndodhi kjo situatë, gjithçka u shkatërrua. Isha kaq e stresuar pse u shkatërrua vendi im brenda natës sepse gjithcka ndodhi kaq shpejt. Për mua, arsimi shërben për të hapur dyert, për të arritur objektivat e tua, për të pasur një të ardhme të ndritshme.

Në fakt unë dhe Nikbakht para se të nisnim Universitetin Amerikan të Afganistanit, nisëm me kurset plotësuese të gjuhës angleze, të kompjuterit dhe kur donim të nisnim programin universitar, fatmirësisht Yalda Hakim shpalli bursat e saj. Ne aplikuam, e pamë që kualifikoheshim, ne bëmë intervistën dhe ia dolëm që të merrnim bursën e studimit dhe i jam shumë mirënjohëse sepse kur mora këtë bursë, jeta ime befas ndryshoi. Unë kisha probleme financiare dhe jam e sigurt që nuk do ta vazhdoja dot universitetin pa Yalda Hakim, pa mbështetjen e saj. Pasi mora këtë bursë, familja ime ishte shumë e lumtur sepse mund të filloja studimet, sepse isha shumë e stresuar si mund ta paguaja gjithë atë tarifë, si mund të vijoja studimet universitare.

Ëndrra ime më e madhe ishte dhe është të arsimohem, të mbështes veten, familjen time dhe të gjithë shoqërinë time. Ëndrra ime është që vendi im një ditë të jetë i paqtë, që ne lehtësisht të kthehemi, të mbështesim brezat e tjerë që vijnë pas nesh. Ëndrra ime është që një ditë vendi im të jetë i paqtë.

Ndërsa studentja tjetër, Nikbakht Iqbalzada u shpreh se është shumë mirënjohëse për qeverinë shqiptare dhe atë të Katarit, pavarësisht se largimi nga Afganistani nuk ishte asnjëherë alternativë për ta.

Sa i përket premtimeve të forcave talebane për shkollimin e vajzave, studentja afgane tha se fjalët e tyre janë ndryshe nga veprimet. Sipas saj, talebanët nuk i lejojnë të vazhdojnë studimet pasi mbarojnë klasën e shtatë sepse duan t’i mbajnë njerëzit të painformuar.

Iqbalzada: Ishte gjëja më e vështirë që mund të bëja në 20 vitet e jetës time pasi të largohesha nga vendi nuk ishte asnjëherë një alternativë për ne,  kurrë nuk na e merrte mendja që vendi ynë apo gjërat që kishim bërë gjatë 20 viteve të jetës sonë, bëmë më të mirën për t’u arsimuar, për t’i shërbyer vendit, të gjithë brezit, por gjithçka u shkatërrua brenda natës. Kështu që jam shumë falenderuese dhe shumë mirënjohëse për qeverinë shqiptare, qeverinë e Katarit se na trajtuan me dinjitet, me respekt, na kanë pritur me të gjithë respektin dhe dashurinë që mundën.

Pyetje: A besoni në premtimin e regjimit të ri taleban që do të lejojnë shkollimin e vajzave?

Iqbalzada: Nuk është një vendim që mund ta marrim tani sepse ata ndryshe flasin në publik, në Twitter, në lajme dhe përfundimisht veprojnë ndryshe në terren, në praktikë. Ajo çka dëgjoj nga njerëzit është që nuk i lejojnë vajzat në klasë të shtatë të shkojnë në shkollë, vajzat mund të shkojnë në shkollë deri në klasën e gjashtë. Ata kanë frikë nga njerëzit që kanë dije sepse nëse njerëzit kanë dije, nëse marrin arsimim, atëherë do të dinë çfarë është e mirë dhe e keqe. Plani i tyre është t’i mbajnë njerëzit në errësirë. Marrë nga Top Channel

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ajm nga top channel dy vajzat afgane japin interviste ajm nga top channel dy vajzat afgane japin interviste

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen