LIVE UPDATES
Politike

FOTOT/ Basha drejt Elbasanit, qindra qytetarë e presin tek tuneli i Krrabës, kryedemokrati: Ndryshimi do të vijë më 25 pril

11 Prill 2021, 09:02 Nga DOSJA
FOTOT/ Basha drejt Elbasanit, qindra qytetarë e presin tek tuneli i

ELBASAN– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë rrugës për në qytetin e Elbasanit, është pritur nga rreth 300 makina me qytetarë dhe simpatizantë në hyrje të tunelit të Krrabës. Në fjalën përshëndetëse, Basha falënderoi për mbështetjen e jashtëzakonshme që po i bëhet ndryshimit më 25 prill dhe në një vend si tuneli i Krrabës, i cili simbolizon fjalën e mbajtur në politik dhe që e tillë do të jetë në kulturën e re politike me qeverisjen e ardhshme.

FJALA E PLOTE E LULZIM BASHES: 

Me dhjetëra herë, ndoshta me qindra herë gjatë këtyre muajve të fundit jam ndodhur këtu në hyrje të tunelit të Kërrabës, të portës që praktikisht ka shkrirë në një Tiranën dhe Elbasanin. Vëllezër dhe motra, të rinj dhe të reja, qytetarë të Elbasanit ju falënderoj që takimet e sotme i mundësoni me këtë pritje të jashtëzakonshme këtu në hyrje të kësaj vepre. E di dhe e kam ndjerë vlerësimin tuaj, vlerësimin që vazhdon sot e kësaj dite në çdo shtëpi elbasanllinjve dhe banorëve të qarkut të Elbasanit por jo vetëm por edhe të Korçës, natyrisht edhe të Tiranës, edhe të Durrësit. Për këtë vepër të jashtëzakonshme që me të vërtetë shndërroi shumë dimensione të jetës së përditshme të jetës së qytetarëve të Elbasanit dhe të gjithë Shqipërisë.

Ndaj sot nuk kam ardhur këtu t’ju flas për diçka për të cilën shpesh herë jeni ju që keni shprehur vlerësimet tuaj, por kam ardhur t’ju jap një mesazh. Mesazhin se sa e rëndësishme është fjala e mbajtur në politik dhe në kulturën politike të re që do të themelojmë së bashku me 25 prill me votën masive për ndryshimin e Shqipërisë. Fjala e dhënë dhe fjala e mbajtur duhet të jenë themeli i kësaj politike, i kësaj politike të re e cila siç afroi Tiranën me Elbasanin duhet të afrojë Shqipërinë me Europën.

Sepse fjalët e një njeriu me përgjegjësi publike, fjalët e një politikani nuk janë fjalë të zakonshme, nuk mund të jenë tullumbace. Kur del ajo fjalë merr një vlerë e nuk mund të trajtohet si e pavlerë, si e harruar, si e shkelur. 8 vite me radhë keni dëgjuar premtime pa fund, 8 vite ma radhë ju dhe të gjithë qytetarët e Elbasanit dhe të Shqipërisë jeni përballur me dështime pafund. Jeni ju në fund të fundit që e paguani faturën e fjalëve boshe, e tullumbaceve elektorale që hidhen në fushatë dhe braktisen pas fushate. Janë qytetarët ata që kërrusen nga barra e padurueshme e kulturës politike të premtimeve që kthehen në mashtrime vetëm për të marrë votat.

Ndaj para që gjithash ndodhem përpara kësaj vepre , këtij tuneli për t’ju thënë se me 25 prill duke votuar Partinë Demokratike, duke votuar numrin 9, duke votuar Aleancën për Ndryshim ju do të votoni për ndryshimin e kulturës politike në vend. E duam Shqipërinë si gjithë Europa apo jo? E pra, gjëja e parë që duhet të bëjmë është të kemi një komunikim midis politikanëve dhe qytetarëve ku fjala boshe, ku premtimet boshe, ku tullumbacet elektorale të marrin fund. Fjala e dhënë duhet të jetë fjala e mbajtur. Fjala e dhënë për tunelin e Elbasanit në vitin 2009 ku pata nderin të kryesoja listën për Qarkun e Elbasanit është fjalë e mbajtur. Fjala e dhënë për heqjen e vizave për shqiptarët që e bëmë realitet të gjithë së bashku është fjalë e mbajtur. Fjala e dhënë për Shqipërinë në NATO është fjalë e mbajtur. Dhe programi ynë për një Elbasan dhe për një Shqipëri që do të përjetojë një zgjim ekonomik kombëtar që do të prek jetën e çdo familje, me vende pune, me investime të huaja, me rritje pagash, me arsim dhe kualifikim të denjë për të rinjtë, me pensione dinjitoze për pensionistët tanë.

Programi ynë për ta afruar Shqipërinë me Europën sepse nuk mund të ketë Shqipëri në Europë me rroga 200 euro, po nga ana tjetër afrimi me Europën është vetëm një nga çelësat për ta bërë ekonominë tonë të fuqishme, të artë për të siguruar mirëqenie, për të siguruar dinjitet dhe paga më të larta, të ardhura më të larta për të gjithë, për sipërmarrjen e vogël, për rinin, të punësuarit, fermerët shqiptarë. Ndaj jemi bashkë. 25 prilli është për ndryshimin.

Për ndryshimin e vërtet që nis me një parim Europian që në 25 prill duke votuar për Partinë Demokratike, duke votuar për Aleancën për Ndryshim, duke votuar për numrin 9, ne do ta kthejmë në një parim dhe një kulturë të re politike edhe në Shqipëri: fjalë e dhënë, fjalë e mbajtur. Programi ynë, zotimet tona do të jenë një për një të zbatueshme dhe të realizueshme nga dita e parë e votës tuaj. Le ta bëjmë këtë bashkim gjigand forcash, shpirtrash, zemrash, ëndrrash dhe ambiciesh, energjinë për ndryshimin e vërtet. Bashkë për ndryshimin. Shqipëria Fiton! Elbasani Fiton! Fitore!

(F.g/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021 lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021


Sondazh

Poll
Politike 10 Prill 2021, 21:12

TIRANË- Aktivistë nga Vetëvendosja kanë mbërritur sot në Shqipëri së bashku me Ministrin Liburn Aliu për të filluar fushatën elektorale të kandidatëve për ...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet