Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Aktualitet
FOTOT nga vendi i krimit! Kishte dëgjuar se taksisti grek kishte “thesar” në shtëpi, por gjeti vetë dhrahmi. Shqiptari m
10 Gusht 2021, 17:00Nga DOSJA
GREQI– Mediat greke kanë publikuar detaje të reja lidhur me vrasjen e taksistit Konstantinos Tsachalos nga 47-vjeçari shqiptar. Mësohet se shqiptari kishte informacione se greku mbante në shtëpi një “thesar”, ndaj dhe vendosi që të hynte në banesën e tij dhe ta grabiste. Në orën 2 të mëngjesit, më 27 korrik, ai mbërriti në Kapeleto me një motora, ai trokiti në derën e viktimës.
Ky i fundit duke qenë se e njihte dhe më parë e pranoi në shtëpi, por ky vendim i kushtoi jetën. Me një këmbë karrigeje shqiptari që qëlloi për vdekje duke nisur dhe kërkimin për shumën marramendëse të parave që priste.
Por gjeti 28 kartëmonedha të vjetra greke, 86 monedha dhrahmi, 21 monedha të tjera nga Gjermania, Holanda, Kanadaja, Franca dhe Italia, të cilat nuk vlejnë aq shumë sa mendonte shqiptari. E megjithatë i mori me vete. 47-vjeçari u ndalua të nesërmen nga autoritetet, pasi gjetën vendin ku ai kishte fshehur motoçikletën me të cilën shkoi dhe më pas u largua nga vendi i krimit.
TIRANË– Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim ka shprehur trishtim për dëmet e shkaktuara nga zjarret në Shqipëri. Në një reagim zyrtar...
ITALI– Një ngjarje e rëndë me pasoja tragjike ka ndodhur pasditen e së hënës në Itali, ku ka ndërruar jetë një 34-vjeçare shqiptare, Elisa Danaj. E reja ...
SHQIPËRI– Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar në Shqipëri. Mësohet se zjarri ka përfshirë kodrat sipër Picarit në Vorë. Pamjet e publikuara nga Dosja....
KUKËS– Vatra e zjarrit në Gjallicë është riaktivizuar sërish. Pamjet e sjella nga Dosja.al tregojnë tymin që del nga mali i Gjallicës, më i larti në ...
KOSOVË -Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një postimi në Twittër, ka shprehur përkrahjen e Kosovës për vendet e rajonit të cilat janë përfshirë n...
TIRANË– Gazetarja Anila Hoxha ka ndarë detaje nga tentativa për arratisje e Arbër Çekajt dhe Fatmir Pjetrit nga burgu “313”. Ajo ka treguar gjatë te...