Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Dosja-Vipat në karantinë
Si asnjëherë më parë, e gjithë bota është në një situatë aspakt të zakontë! Covid-19 ka futur njerëzit në mbarë globin në karantinë. Të varfër e të pasur, të pushtetshëm dhe rrogëtarë të thjeshtë, janë zënë në ‘kurthin’ e të pashmangshmit, virusit vdekjeprurës Corona.
Shqipëria, e gjendur prej disa javësh nën izolim total, po lufton me armikun e padukshëm. Tirana ka heshtur dhe rrugët janë bosh, por ‘zhurma’ e VIP-ave shqiptarë në rrjete sociale, është shtuar më shumë se kurrë.
Edhe personazhet e njohur nuk i shpëtuan dot karantinës, por kanë zgjedhur mënyrën si ta kalojnë atë, si të fitojnë më tepër audiencë, dhe si të bëjnë para nga shtëpia. Disa kanë filluar të gatuajnë (ndoshta për herë të parë në jetë), disa kanë filluar të stërviten në kushte shtëpie, për të mbajtur fizikun (që është i domosdoshëm për televizion) në formë, të tjerë kanë filluar të realizojnë video-live me shumicë në Instagram dhe të bisedojnë me të panjohur.
Por, ka dhe nga ata që e kanë thyer karantinën. Për të mos harruar dhe pjesën tjetër, që kanë dëshirë të ekspozojnë luksin që i rrethon, duke ‘e mbytur’ koronavirusin me të mira materiale dhe bollëk, ku asgjë nuk mungon, por edhe të tërheqin vëmendje me format seksi.
Gatimi- Vipat gatuajnë në karantinë
Siç edhe mund të merret me mend, një nga argëtimet më të mëdha, ndërsa gjendesh izoluar është ushqimi. Kështu që me siguri shumica e e femrave do të dalin masterchef-e nga karantina… Rrjetet sociale janë të mbushura me receta gatimi. Aq më tepër, ndërsa gjenden të mbyllur, dhe pa aktivitete të ndryshme, shumë femra të shoëbiz-it shqiptar, i janë future gatimit ‘me kokë’.
Arbana Osmani tashmë dihet për talentin e saj në kulinari, pasi është dhe autore e dy librave me receta gatimi. E gjendur në karantinë, moderatorja ka treguar se për të, nuk ka sport më argëtues se sat ë gatuarit. Nëse hap çdo ditë InstaStory-n e Arbanës, me siguri do gjesh një recetë të re.
Rozana Radi gjithashtu ju përkushtua gatimit në karantinë, dhe nuk nguroi të ndante disa nga recetat e saj me ndjekësit, për t’i dhënë një ide.
Aulona Musta e ka treguar gjithmonë, se përveçse punon shumë, është dhe një amvisë e mirë. Ajo gatuan, por gjithmonë gjëra të shëndetshme dhe pa kalori. Në këtë periudhë izolimi moderatorja ka qenë edhe më pranë ndjekësve të saj, për të ndarë disa ide, se çfarë të gatuajnë, dhe më e rëndësishmja, të mos marrin shëndet.
Bieta Sulo ka treguar se di të hapë shumë mirë petët e byrekut, dhe këtë e ka ilustruar me video në rrjete sociale. Teksa Alban Dudushi e filmonte, moderatorja gjithë kënaqësi tregonte rezultatet e saj në gatimin tradicional.
Balerina Alba Hoxha gjithashtu i është future gatimit, për të hequr menjanë stresin e karantinës. Me përparëse veshur, Alba ka treguar se di të gatuajë.
Por, Oriola Marashin nuk e prisnim! Në karantinë me të dashurin e saj, futbollistin Eros Grezda, nuk ka lënë kuzhinën pas. Ajo ka treguar se gatuan, madje di dhe receta të veçanta, që i ka ndarë me ndjekësit e saj.
Alketa Vejsiu gjithashtu për ditë rrjesht, e mbyllur në karantinë, ka bërë me dije që gatuan mjaft mirë, dhe madje ka ilustruar disa nga recetat e saj më të shijshme në rrjete sociale.
Këta e shumë të tjerë, i kanë ardhur në ndihmë publikut, duke dhënë ide interesante, të larmishme dhe plot shije rreth ushqimit. Por, një pjesë e mirë e ndjekësve të VIP-ave shqiptarë, janë ‘velur’ nga postimet pafund, mbushur me receta gatimi. Në një sondazh të kryer nga Dosja.al, vetëm 29% e ndjekësve pranuan se këto pastime i vinin në ndihmë, pjesa tjetër që përbënin 71% u shprehën se ‘nuk i duronin dot’.
Palestra- Vipat bëjnë aktivitet fizik në karantinë
Xhemi Shehu dhe Orinda Huta realizojnë çdo ditë, në të njëjtin orar ushtrime nga shtëpia, të instruktuar nga profesionisti Edmond Stafa. Të gjendura në karantinë, dy moderatoret kanë preferuar që të ndajnë aktivitetin e tyre fizik me ndjekësit, dhe ndiqen me kërshëri sa herë që futen në video-live.
Aulona Musta tashmë njihet për rëndësinë që i kushton fizikut të saj, jo vetëm me ushtrime por edhe me një regjim ushqimor strikt. Moderatorja është tepër active në rrjete sociale dhe në këtë periudhë Covid-19, nën izolim, ajo ka shtuar instruksionet për femrat që duan të kujdesen për të shmangur kilogramët e tepërta në shtëpi.
Gjithashtu Armina Mevlani, ndau në një postim në rrjete sociale disa nga ushtrimet që realizon në kushte shtëpie, për të qenë në formën e duhur fizike.
Vidoe-Live- Vipat flasin me të panjohur
Një nga mediet sociale më në trend të këtyrë kohëve ka qenë Instagrami, dhe shumë VIP-a do t’i gjeni 24 orë në 24 aty, sepse e kanë gjetur si formën më të mirë për të shtyrë vetminë.
Anxhela Peristeri prej ditësh realizon video-live në profilin e saj, ku nuk nguron të zhvillojë biseda me ndjekësit, të përgjigjet por edhe të këndojë kur ja kërkojnë fansat. Ajo ka treguar se po e përjeton keq këtë periudhë, dhe është tepër e frikësuar.
Eva Murati gjithashtu ka zgjedhur të realizojë video-live, dhe madje të flasë me fansat, përfshirë këtu dhe shumë djem të apasionuar pas sportit, duke zhvilluar quizz rreth kësaj fushe.
Këngëtarja Enca Haxhia do gjithmonë të jetë në qendër të vëmendjes, dhe këtë po e arrin më së mirë në këto ditë karantine. Karantinën e kalon duke ekspozuar format e saj seksi, ose duke realizuar video-live me ndjekësit e saj.
Roza Lati tashmë flet me të panjohur dhe realizon video-live çdo natë, duke fituar popullaritet tek ndjekësit besnikë të rrjeteve sociale.
Disa personazhe të njohur të shoëbiz-it shqiptarë, kanë zgjedhur të mos merrem me asnjë nga aktivitetet e mësipërme, por të THYEJNË karantinën.
Këngëtari Robert Berisha ka rrëfyer se i ka thyer rregullat e karantinës, dhe për këtë kanë ndërhyrë autoritetet e policisë. I gjendur në qendrën studentore në Prishtinë, ai nuk ka respektuar distancën, duke u mbledhur me shoqëri e duke ja nisur këngës.
Endri Prifti gjithashtu e ka thyer karantinën, dhe ka dalë xhiro me makinë, ku nuk ka nguruar të thumbojë dhe vajzat e shwbizit shqiptarë, duke ju drejtuar me një epitet të rëndomtë.
Arbana Osmani u vu në qendër të kritikave, pasi pozoi në plazh, dhe të gjithë menduan se theu karantinën. Por moderatorja rrëfeu se ka dhe një shtëpi të veten buzë detit, dhe është në rregull me izolimin.
Seksi dhe e rrethuar në luks, femrat që dinë si ta rrëmbejnë vëmendjen
Oriola Marashi, tashmë një modele ndërkombëtare ka treguar se karantinën e saj po e kalon në një vilë me futbollistin Grezda, ku nuk mungon as pishina. Seksi dhe provokuese Oriola Marashi po kalon një periudhë të bukur, edhe pse në karantinë.
Kejvina Kthella nuk i ndal pozat seksi edhe nga karantina e saj luksoze në Los Angeles. Veshur me tanga dhe me hiret ekspozuar, ish-velina e Xingut ka tërbuar ndjekësit në këto ditë izolimi me format bombastike.
Morena Taraku ka treguar gjithmonë për luksin që e rrethon. Por të gjendur në karantinë, postimet e këngëtares na bëjnë të kuptojmë se për të, izolimi nuk është aspak problem, pasi është e zhytur në luks. Në një vilë me pishina, Morena Taraku pak ditë më parë festoi një super ditëlindje, ku dhuratat dhe surprizat nuk numëroheshin.
Ingrid Gjoni bashkë me të birin po e kalojnë periudhën e izolimit në vilën e tyre në Gjirin e Lalëzit, dhe këngëtarja poston shpesh momente me të birin. Ajo madje u kritikua, për ekspozimin e luksit në këtë periudhë të vështirë për shumicën e shqiptarëve.
Adelina Tahiri e martuar me milionerin maqedonas nuk ka reshtur së treguari se jeton e zhytur në luks. Me disa shtëpi dhe me një garderobë ëndrrash e veshje markash, Adelina nuk nguron t’i ekspozojë të mirat material edhe në kohët e vështira për shumë të prekur nga kjo pandemi.
TikToK- Sfida e Vipave
Padyshim nuk mund të lihej pa përmendur ky program që ka çmendur botën mbarë. Sigurisht nuk mund të rrinte pa u eksploruar nga shqiptarët, ku në një konkurencë të vazhdueshme kanë qenë dy balerinat shqiptare, Alba Hoxha dhe Klaudia Pepa, që karantinën kanë zgjedhur ta kalojnë dhe me video funny.
Gli effetti della quarantena! ???
Në forma të ndryshme, personazhet e njohur shqiptarë e kanë kaluar në këtë mënyrë karantinën. Më shumë popullaritet dhe një mënyrë argëtuese për të kaluar periudhën e gjatë nën izolim, VIP-at shqiptarë dinë s’i të rrëmbejnë vëmendjen në çdo kohë.
R.L/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
KROACI- Modelja e njohur, Oriola Marashi duke se po e shijon karantinimin në Kroaci. Ajo ka postuar një foto teksa lahet në pishinë pa rroba banje. E gjithë shp...
DashiJu pret një ditë nën ritmin e duhur. Në dashuri mundohuni që të jeni sa më pozitiv dhe të programoni diçka të këndshme. Bëni kujdes me problemet fam...
TIRANË– Ish-mbretëresha e Popit, Madonna ka rrëfyer se ka humbur tre njerëz të shtrenjtë për nga Covid-19. Në një video të publikuar në profilin e s...
TIRANË– Armina Mevlani, e fejuara e djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzeni, ka tregua se çfarë lidh dyshen e njohur me Comon në Itali. ...
TIRANË– Moderatorja Hygerta Sako deklaroi se periudha kur humbi të atin ka qenë më e vështira në jetën e saj. Përpos humbjes, prezantuesja u shpreh se isht...
TIRANË– Këngëtari Blero Muharremi ka treguar se i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale gjatë kohës që e gjithë bota është izluar për shkak të koro...
TIRANË– Këngëtarja mjaft e njohur në të gjithë botën, Rihanna i ka dërguar një ventilator të atit që po lufton me Covid-19. Mediat ndërkombëtare shkr...
TIRANË- Ishte vitit 1944 kur Sigurimi i Shtetit nisi të përndjekë Lef Nosin. Një dokument i zbuluar në Arkivën e Shtetit konfirmon mënyrën se si u grabit d...
KOSOVË– Dude Balje, deputetja që ka rrëmbyer vëmendjen si simboli i bukurisë dhe feminizmit në Parlamentin e Kosovës, në një intervistë për DW ka folur dhe...