6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
PARIS– Këtë të martë Franca dhe Greqia njoftuan marrëveshjen e mbrojtjes mes dy vendeve, që përfshin vendimin e Athinës për blerjen e 3 anijeve luftarake si pjesë e strategjisë për rritjen e kapaciteteve mbrojtëse në Mesdheun Lindor pas tensioneve që vijojnë prej kohësh me Turqinë. Mediat e huaja shkruajnë se Presidenti Emmanuel Macron dhe kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis njoftuan një bashkëpunim strategjik për mbrojtjen dhe sigurinë në një konferencë shtypi në Paris.
“Ky partneritet shpreh vullnetin për të rritur dhe intensifikuar bashkëpunimin tonë në sektorin e mbrojtjes dhe sigurisë bazuar në interesat tona reciproke. Kjo do të ndihmojë në mbrojtjen e sovranitetit, pavarësisë, integritetit territorial të të dy shteteve”, tha Macron.
Greqia do të blejë tre fregata franceze që do të ndërtohen nga kontraktori i mbrojtjes Naval Group në Lorient, në Francën perëndimore. Marrëveshja përfshin edhe mundësinë e blerjes së një fregate të katërt.
“Vendimi vjen nga motivimi kombëtar për të mbrojtur vendin tonë, por gjithashtu ka edhe një motiv europian pasi forcon industrinë tonë të përbashkët të mbrojtjes. Greqia dhe Franca po bëjnë sot një hap të parë të guximshëm drejt autonomisë strategjike europiane,” tha Mitsotakis, duke shtuar se po hap rrugën drejt një Europe që do të jetë në gjendje të mbrojë interesat e saj, në rajon më të gjerë e në Lindjen e Mesme.
Njoftimi vjen në një moment thelbësor për Francën pas humbjes së një marrëveshjeje prej 66 miliardë dollarësh këtë muaj, për shitjen e nëndetëseve me naftë në Australi, e cila në vend të kësaj zgjodhi të blinte nëndetëse me energji bërthamore të ofruara nga SHBA. Greqia tashmë ka blerë 18 avionë luftarakë Rafale francezë dhe planifikon të blejë edhe gjashtë të tjerë në kuadër të një programi për modernizimin e forcave të saj të armatosura. Macron dhe Mitsotakis nuk zbuluan detaje të mëtejshme të marrëveshjes. Tensionet midis Greqisë dhe rivalit historik rajonal Turqisë janë rritur vitet e fundit mbi të drejtat e kërkimit të gazit në Mesdheun lindor dhe ujërat midis dy vendeve.
(i.d.Dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
KOSOVË- Kuvendit i është rekomanduar miratimi i projektligjit të Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit nga komisioni parlamentar për Çështje t...
SHBA – Shtetet e Bashkuara dënuan të premten aleatin e NATO -s, Turqinë pasi thuhet se kreu testin e parë të një sistemi shumë të avancuar të mbrojtjes aj...
GJEMANI– Dhoma e ulët e parlamentit gjerman, Bundestagu, është rritur në madhësi rekord pasi numri i vendeve është finalizuar. Pas zgjedhjeve të mbajtura ...
KOSOVË – Ministri i Brendshëm i Austrisë, Karl Nehammer do të takohet ditën e sotme me homologun e tij, Ministrin e Brendshëm të Kosovës, Xhelal Sve&...
SHBA– Këngëtari i njohur R Kelly u shpall fajtor këtë të hënë për nëntë akuzat ndaj tij për trafikim të organizuar dhe abuzim seksual. Mediat e huaja njof...
KOSOVË- Situata e krijuar në veri të Kosovës mbetet e tesnionuar prej më tepër se një jave tashmë. Këtë të mërkurë, pritet të mbahet në Bruksel takimi i sh...
KOLUMBI– Pesë persona kanë mbetur të vdekur pas të shtënave me armë zjarri në Kolumbi, mes tyre dhe një e mitur. Gjashtë të tjerë kanë mbetur të plagosur....
SUEDI– Një pallat në Suedi është përfshirë nga flakët duke shkaktuar 25 persona të plagosur. Mediat suedeze njoftuan se ngjarja ka ndodhur në orët e para ...
Ushtria e Koresë së Jugut njoftoi më 28 shtator se Koreja e Veriut ka lëshuar një raketë në brigjet e saj.Në njoftim nuk u bë e ditur nëse raketa ishte balistik...
Qeveria britanike e ka angazhuar ushtrinë si pjesë e angazhimeve për të zgjidhur krizën e furnizimit me karburante.Britanikët u përfshinë nga një panik i blerje...