E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi në kërkim, plagoset dhe një tjetër (EMRAT)
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
Ushtria e Koresë së Jugut njoftoi më 28 shtator se Koreja e Veriut ka lëshuar një raketë në brigjet e saj.
Në njoftim nuk u bë e ditur nëse raketa ishte balistike.
Ndërsa Ministria e Mbrojtjes e Japonisë tha se Koreja e Veriut mbase kishte lëshuar një raketë balistike dhe ajo u ul jashtë zonës së saj ekskluzive ekonomike në Detin e Japonisë.
Informacionet u bënë publike rreth një orë para se ambasadori i Koresë së Veriut në Organizatën e Kombeve të Bashkuara i tha Asamblesë së Përgjithshme se “askush nuk mund t’i mohojë” vendit të drejtën për të testuar armë.
“Ne thjesht po ndërtojmë mbrojtjen tonë kombëtare që të ruajmë vendin në paqe dhe siguri”, tha ambasadori Kim Song.
Ai shtoi se Koreja e Veriut ka nevojë për një “parandalues lufte” në mënyrë që të mbrohet nga Shtetet e Bashkuara, të cilat kanë mijëra trupa në Korenë e Jugut dhe rregullisht zhvillon stërvitje ushtarake me aleatin e saj.
Koreja e Veriut i cilëson këto stërvitje si kërcënim dhe vazhdimisht dhe bën teste bërthamore dhe raketore si pjesë e përpjekjeve për të rritur ndikimin e saj politik.
Rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ia ndalojnë këtij vendi të zhvillojë ose testojë raketa balistike.
Departamenti i Shtetit në SHBA tha se lëshimi i raketës së fundit nga Koreja e Veriut është “në kundërshtim me rezolutat e shumta të Këshillit të Sigurimit të OKB -së”.
“Angazhimi ynë për mbrojtjen e Koresë së Jugut dhe Japonisë mbetet i palëkundur”, thuhet në deklaratë.
Nëse testi i fundit konfirmohet të jetë një raketë balistike, ky do të ishte lëshimi i tretë i tillë këtë vit.
Fundjavën e kaluar, Kim Yo Jong, motra me ndikim e udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, tha se vendi saj ka gatishmëri për të rifilluar bisedimet me Korenë e Jugut mirëpo me disa parakushte.
Ajo tha gjithashtu se Pheniani mund të deklarojë një përfundim zyrtar të Luftës Koreane ashtu siç bën thirrje Jugu./ Marrë nga REL.
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
Qeveria britanike e ka angazhuar ushtrinë si pjesë e angazhimeve për të zgjidhur krizën e furnizimit me karburante.Britanikët u përfshinë nga një panik i blerje...
Kandidati për kancelar i CDU/CSU Armin Laschet dëshiron edhe më tej bisedime testuese për formimin e një qeverie të re, pavarësisht humbjeve në zgjedhjet federa...
SHBA- Legjenda e basketbollit Kareem Abdul-Jabbar ka thënë gjatë një interviste se lojtarët të cilët nuk janë vaksinuar nuk duhet të lejohen në ekip. Ai u shpre...
Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price tha se ai rezultoi pozitiv me COVID-19 të hënën herët dhe se do të qëndronte larg zyrës për 10 ditët e ...
Bundestagu i ri do të vijojë të jetë pa deputetë me prejardhje shqiptare. Asnjëri nga katër kandidatët nuk arriti të fitonte shumicën e duhur, për t’u bër...
Pas zgjedhjeve të Bundestagut, të Gjelbrit dhe FDP do të vendosin se cila parti do ta ketë kancelarin. Pa këto parti, vështirë se mund të formohet një qeveri. C...
Prania e zyrtarëve rusë në objektet e ushtrisë serbe, që ndodhen në kufirin midis Serbisë dhe Kosovës, është një mesazh konfuz nga Beogradi, që mund të dënohet ...
Senati amerikan dështoi të hënën të miratojë masa për të shmangur një mbyllje të pjesshme të qeverisë dhe për të parandaluar një dështim të buxhetit federal në ...
GREQI– Në orët e para të mëngjesit të sotëm është shënuar lëkundja e dytë më e fuqishme në Kretë. Tërmeti u regjistrua në Heraklion dhe ishte me magnitur...
GREQI– Ditën e djeshme Kreta u trondit nga një tërmet me magnitudë 5.8 i shkallës Rihter duke lënë një të vdekur dhe 35 persona të plagosur. Më shumë se 1...