LIVE UPDATES
Bota

Frika e epidemiologëve: Vala e katërt e infektimeve mund të përhapet në Europë

8 Nëntor 2021, 07:44 Nga DOSJA
Frika e epidemiologëve: Vala e katërt e infektimeve mund të

BONI – Rritje infektimesh kudo në Evropë. Ka një sërë arsyesh për këtë gjendje – nga skepticizmi tek vaksina, rënia e fuqisë mbrojtëse të saj deri tek moti i ftohtë. Shumë vende po shtrëngojnë sërish masat kundër virusit.

Një sërë arsyesh kanë shkaktuar rritjen dramatike të infektimeve në Europë. Në shumë vende ende ka shumë skepticizëm ndaj vaksinës, moti i ftohtë i mbyll njerëzit tani më shumë në shtëpi, vullneti për të mbajtur maskën po bie dhe mbrojtja nga vaksina pas 5 muajsh vaksinimi të dozës së parë bie. Edhe varianti Delta është një faktor shtesë për gjendjen, ai është 10% më shumë infektues. Eksperti i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Europën, Hans Kluge e ka vlerësuar shpejtësinë me të cilën po përhapen infektimet si “seriozisht shqetësuese”. Ai e shikon Europën në qendër të një krize të re pandemike. Epidemiologët i tremben ardhjes drejt Europës perëndimore të një vale të katërt infektimesh nga Europa lindore, ku shifrat janë shumë të larta.

Holanda

Një muaj më vonë pas heqjes në Holandë të masave të fundit kundër Coronës, qeveria duhet të merrte kthesën. “Kemi një mesazh të vështirë sot në mbrëmje”, tha kryeministri Mark Rutte të premten (05.11.). “I vështirë, sepse ne do të kërkojmë më shumë nga qytetarët, pasi shifrat e infektimeve dhe shtrimet në spital janë të larta”. Infektimet e reja u rritën me 40% në një javë. Tani në Holandë u rivendos detyrimi për maskat në ambientet e brendshme, dhe holandezët duhet të tregojnë pasaportën e vaksinimit kur duan të jenë pjesë e jetës publike, restorante, muze etj. Edhe Home-Office është rikthyer në masë. Shifrat e infektktimeve janë rritur, megjithëse Ministria e Shëndetësisë gjykon, se 84% e qytetarëve janë vaksinuar  dy herë.Kjo do të thotë një numër i madh infektimesh edhe tek të vaksinuarit.

Çekia

Republika Çeke është prekur më rëndë nga pandemia në Europë. Për shkak të masave të pamjaftueshme gjatë valëve të para nga qeveria populiste, ky vend arriti shifrat më të larta të vdekjeve në botë krahasuar me numrin e popullsisë. Edhe në këtë vend nga fundi i tetorit janë rritur shifrat e infektimeve ndjeshëm dhe rastet e rënda. Nga fillimi i javës sërish u rivendos detyrimi për maskë në hapësirat e brendshme dhe detyrimi i pasaportës së vaksinimit për vizitorët e restoranteve, bareve etj. Më pas se 60% e çekëve janë vaksinuar.

Rumania dhe Bullgaria

Të dyja vendet janë vendet më të dobta në BE në drejtim të luftimit të pandemisë. Në Rumania kuota e vaksinimit me rreth 37% është gati sa gjysma e mesatares europiane. Dhe çmimi për këtë është i lartë: Në të dyja vendet regjistrohen aktualisht shifrat më të larta të vdekjeve në Europë që nga fillimi i pandemisë. Ekspertët në Bukuresht e krahasojnë situatën me gjendjen në Lombardi vitin e kaluar. Spitalet janë tejmbushur dhe mjekët në limitet e kapaciteteve. Shpërthimi i pandemisë ka edhe arsye politike. Qeveria e përkohshme nga vera i hoqi të gjitha masat kufizuese. Rumania prej kohësh përjeton kriza qeveritare dhe besimi i popullit tek autoritetet është i Bundeswehri ndihmon Rumaninë ulët.

Por vendi me numrin më të ulët të vaksinimeve në BE është Bullgaria, ku sipas të dhënave, vetëm një çereku i popullsisë është vaksinuar. Edhe këtu mosbesimi tek autoritetet është vdekjeprurës, po ashtu edhe bestytni apo lajmet e rreme luajnë rol në dyshimin tek vaksina. Madje mjekë të njohur përhapin mesazhe kundër vaksinës dhe rekomandojnë çajra bimorë kundër virusit. Komisioni Europoian po ndihmon tani Sofjen me materiale mjekësore.

Franca

Presidenti, Emmanuel Macron të martën do t’i drejtohet edhe njëherë qytetarëve. Në fund të tetorit infektimet ishin rritur 50% krahasuar me fillimin e muajit. Pritet që detyrimi për pasaportën e vaksinës në ambientet publike të shtyhet deri në vitin e ardhshëm. Pak muaj më parë Franca vendosi detyrimin për vaksinim për të punësuarit në sektorin e shëndetësisë dhe administratës publike dhe arriti një kuotë vaksinimi 88% tek të rriturit. Tani ekspertët kërkojnë shtimin e vaksinimit përforcues. Aktualisht ai rekomandohet nga mosha 65 vjeç. Rajonet kanë rivendosur maskat dhe kudo në vend në ambientet e brendshme vazhdon detyrimi i maskës.

Gjermania

Në Gjermani ministrat e Shëndetësisë vendosën të premten raundin e tretë të vaksinimit përforcues për të gjithë qytetarët, që e kanë marrë vaksinën e dytë para gjashtë muajsh. Arsyeja është rritja dramatike e infektimeve, tha ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn. “Vala e katërt është prezente me të gjithë forcën e saj.” Ai bëri përgjegjës numrin e lartë të të pavaksinuarve. Ekspertët e shohin rrezikun e të infektimit të të pavaksinuarve si  “shumë të lartë” dhe e vlerësojnë gjendjen si “shumë shqetësuese”.

Austri

“Ka rëndësi që të marrim vendime, para se të mbushen pavionët e trajtimit intensiv”, tha kryetari i bashkisë së Vjenës Michael Ludëig javën e kaluar. Edhe në Austri janë rritur shumë infektimet. Nga e hëna personat e pavaksinuar do të përjashtohen nga hyrja në kafene, restorante, apo aktivitete ku mblidhen më shumë se 25 vetë.

Marrë nga “DW”.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota pandemia pandemia

Sondazh

Poll

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës