Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Sport
FSHF shkarkon Panuçi-n/ Duka: Ëndrra vazhdon, me Rejan u takova rastësisht
23 Mars 2019, 13:11Nga DOSJA
TIRANË- Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka reaguar lidhur me shkarkimin e Christian Panuçit nga stoli i Kombëtares, (Lexo këtu) duke konfirmuar edhe takimin me ish-trajnerin e Napolit, Edi Rejan.
Në një prononcim për “Balkanweb” Duka ka kërkuar që ta lërë pas humbjen me Turqinë dhe ka theksuar që gjithçka të fokusohet tek Andorra.
Duhet të mendojmë Andorrën, me një rezultat pozitiv ëndrra vazhdon. Në të kundërt…” e mbyll me retiçencë presidenti i FSHF-së, duke nënkuptuar se nëse nuk fitohet me shtetin e vogël iberik, kualifikimi për në Euro2020 është një kapitull i mbyllur.
Presidenti i FSHF, Armanda Duka
Po ashtu Duka konfirmon dhe takimin me Edi Rejan, ish-trajnerin e Napolit, Lacios dhe Atalantës, që ka qenë i pranishëm në stadium ditën e djeshme, por nuk jep asnjë detaj më shumë sesa kaq për 73-vjeçarin.
“Nuk mund të them asgjë për Edi Rejan për momentin. E kam takuar rastësisht në stadium mbrëmë”, thotë Duka, duke e lënë të hapur çështjen e trajnerit të ardhshëm të Kombëtares.
Pas humbjes së Kombëtares me Turqinë mbrëmjen e djeshme, FSHF-ja ka shkarkuar nga detyra trajnerin e kombëtares Christian Panucci. Flitet se vendin e Panuccit mund ta zërë Edi Rejan, ish trajneri i Napolit.
(a.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Panucci është larguar me avionin e parë për në Romë, mëngjesin e së shtunës. Përpara nisjes, në një intervistë për Top Channel, Panuci zbardh vendimin e preside...
Tiranë- Pasi Shqipëria humbi me rezulton 0-2 me Tuqinë, për mediat trajneri Christian Panucci nuk “preku” fare çështjen e dorëheqjes por tha se gjendja ...
Tiranë- Pasi Shqipëria humbi në ndeshjen me Turqinë në Shkodër, menjëherë nga tifozët, analistët filluan kritikat ndaj trajnerit Panucci. Në stadium u përsëritë...
Trajneri i Turqisë, Senol Gunesh, ka folur për fitoren e Turqisë ndaj Shqipërisë, ndeshje e cila u luajt mbëmjen e djeshme në stadiumin “Loro Boriçi” në ...
Anglia i ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme kualifikueset e Euro 2020 duke mposhtur 5-0 Republikën Çeke në “Ëembley” të Londrës. Megjithëse ...
Ledian Memushaj ka folur pas përfundimit të ndeshjes. Në komentin që dha për RTSH, mesfushori i Kombëtares deklaroi se sot asgjë nuk funksionoi. “Asgjë nu...
SHKODËR– Sot ishte ndeshja e parë eliminatore e Shqipërisë në Euro 2020 përballë Turqisë, ku kombëtarja shqiptare u mund me rezultatin 0-2.Kundër Turqisë s...
TIRANË- Kombëtarja shqiptare ka luajtur sot ndeshjen e parë eleminatore për Euro 2020, por në stadium mungonte një tifoz. Nuk është Giani De Biassi, ish-tr...
Tifozët shqiptarë janë nervozuar pas shënimit të golit të dytë nga Calhanoglu.Ata filluan njëzëri të thërrasin ‘‘Panucci, Panucci Va Fan culo”.Ndërkohë ti...