Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
“Gjobë deri në 300 euro kush thyen rregullat.” Fundjava e gjatë e Pashkëve shton masat në Greqi, më shumë kufizime ku
17 Prill 2020, 11:46Nga DOSJA
GREQI– Në Greqi policia ka shtrënguar më shumë kufizimet e lëvizjes sot ndërsa java e Pashkëve Ortodokse Greke është në përfundim.
Në mënyrë që kufizimet të zbatohen dhe njerëzit t’u përmbahen rregullave, duke mos bërë udhëtime jo shumë të rëndësishme, në fshatrat e tyre ose shtëpitë e pushimeve në periferi të qyteteve, policia ka marrë masa për bllokimet e rrugëve në autostradat nacionale, duke vendosur dronët për të monitoruar lëvizjen e automjeteve.
“Nuk do të jetë e lehtë për këdo që kërkon të lëvizë pa u kontrolluar.”– ka deklaruar një zyrtar në Ministrinë e Mbrojtjes së Qytetarëve.
Ndërsa oficerët e policisë u janë dhënë udhëzime për të monitoruar kishat në rast se vendosin të hapen gjatë këtyre ditëve për publikun. Si dhe do të ketë një numër të lartë të policisë në tregje të mëdha, si Varvakeios në Athinë.
Gjithashtu grumbullimet e njerëzve do të gjurmohen edhe përmes ankesa të qytetarëve në linjën telefonike 100, për grumbullim të njerëzve në shtëpi, në tarraca apo në zona komunale të ndërtesave të apartamenteve. Çdo kush që thyen rregullat do të gjobitet kanë thënë autoritetet.
Ditën e djeshme Zëvendës Ministri i Mbrojtjes Civile, Nikos Hardalias tha se gjoba do të shkojë në vlerën prej 300 eurosh për lëvizje të paautorizuar jashtë prefekturës ku një person banon. Kufizimi do të jetë nga ora 9:00 e mëngjesit të së shtunës deri në mesnatën e së hënës së Pashkëve.
Deri më tani Greqia numëron 105 viktima nga koronavirusi , ndërsa janë rregjistruar të paktën 2.207 persona të infektuar nga ky virus vdekjeprurës.
GJERMANI– Koronavirusi është përhapur shumë edhe në Gjermani. Pavarësisht kapaciteve nëpër spitale dhe pajisjeve të duhura për kurimin e pacientëve, tash...
Regjisorja shqiptaro-zviceriane Dea Gjinovci, do të jetë pjesëmarrëse në Festvalin e Filmit “Tribeca 2020” me filmin dokumentar “Wake Up On Mars”, i cili këtë v...
ZVICËR– Izolimi i njerëzve në shtëpi ka bërë që edhe shitjet e alkoolit të rriten ndjeshëm. Por pas këtij lajmi Organizata Botërore e Shëndetësisë ka...
SHBA– Amerika është vendi më i goditur në botë nga koronavirusi, më së shumti New York-u, pasi aty është rregjistruar numri më i lartë i viktimave dhe të të inf...
Historia tregon se disa krizat çojnë në përmirësimin e barazisë dhe qasjes ndaj ushqimit dhe kujdesit shëndetësor“Ne do të takohemi përsëri,” tha Mbretër...
KOSOVË– Kosova është një ndër vendet e prekura nga koronavirusi, por ditët e fundit gjendja ka vijuar të përkeqësohet shumë, pasi ka pasur një rritje të nu...
SHBA– Sipas gjurmuesit të Universitetit Johns Hopkins, më shumë se 147 mijë njerëz deri më tani kanë humbur jetën nga pandemia e koronavirusit.Në rang global s...
KINË– Zëdhënësi i ministrisë së jashtme kineze, Zhao Lijian ditën e sotme ka thënë se kurrë nuk ka pasur një mbulim të shpërthimit të koronavirusit në Kinë...
SHBA– Presidenti amerikan Donald Trump është një prej liderëve në mbarë botën që është treguar optimist para popullit të tij, në një kohë të vështirë ku mbi 200...