E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi në kërkim, plagoset dhe një tjetër (EMRAT)
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 FOTO/ Ja kush është polici q&e...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 FOTO/ Ja kush është polici q&e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
TIRANË– Një 45-vjeçar është arrestuar ditën e sotme, pasi u kap me kokainë.
Burimet zyrtare raportojnë se në pranga ka rënë shtetasi A.H., 45 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas në rrugën “Prokop Mima” po lëvizte me motor ku gjatë ndërhyrjes së policisë ka hedhur në tokë dy kartopecetat, brenda të cilave kishte lëndë narkotike e dyshuar llojit kokainë. Këtë lëndë e kishte bërë gati për t’ua çuar klientëve që e kishin porositur.
Nga kontrolli i banesës ju gjet dhe një sasi tjetër kokaine, në total 306.2 gramë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Finalizohet një tjetër operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e drogave të forta.
Operacioni i koduar “Klienti”, zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr.2 në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P. Tiranë.
Sekuestrohet 306 gramë kokainë. Në pranga poseduesi i lëndës narkotike që e shpërndante në doza të vogla.
Në kuadër të kontrolleve të shtuara dhe goditjeve të njëpasnjëshme të realizuara nga stukuarat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale , të shpërndarjes në doza të vogla të drogave të forta kryesisht Kokainë, Shërbimet e Kom.Pol.Nr.2 në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve kanë finalizuar operacionin e koduar “Klienti”, duke arrestuar në flagrancë shtetasin:
– A.H., 45 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas në rrugën “Prokop Mima” po lëvizte me motorr ku gjatë ndërhyrjes së policisë ka hedhur në tokë dy kartopeceta brenda së cilave kishte lëndë narkotike e dyshuar llojit Kokainë. Këtë lëndë e kishte bërë gati për t’ua çuar klientëve që e kishin porositur.
Nga kontrolli i banesës ju gjet dhe një sasi tjetër Kokaine, në total 306.2 gramë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Në bashkëpunim me Prokurorinë, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve vijon puna për identifikimin, kapjen dhe arrestimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Materialet procedurale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
(a.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Pasi u përfol se ishte përfshirë në sherrin e mbrëmshëm në Fier, ka reaguar djali i Gramoz Ruçit, Ledian Ruçi. “Dedikuar portaleve të...
VLORË-Një sherr me plagosjen e një personi ka ndodhur mesditën e sotme në Vlorë.Sipas burimeve paraprake, mësohet se dy shtetas, të cilët punojnë me taksi,...
TIRANË- “DailyMail” ka bërë sot një artikull për avokatin Ravik Gurra, , i cili u ekzekutua me armë zjarri në një lokal në Elbasan në mars të këtij viti.N...
VLORË- Mbrëmjen e së premtes qyteti i Vlorës u trondit, pasi një 36-vjeçar u qëllua me plumb, teksa ndodhej në ballkonin e shtëpisë së tij.Ish-mësue...
KORÇË– Një 54-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi është kapur me armë zjarri, municione luftarake pa leje dhe një sasi prej 40 mijë euro...
TIRANË– Gazetari Flamur Vezaj ka reaguar pas lajmit të botuar dy ditë më parë, se kompania “FUSHA Sh.p.k”, i pagoi faturën e hotelit nënkryetarit të ...
FIER- Nëndrejtori i spitalit rajonal të Fierit, Ramadan Cepele se bashku me mjekun Kliton Gjerazi kanë dalë në një deklaratë për mediet, ku kanë paraqitur situa...
FIER- Pas sherrit të mbrëmshëm në Fier mes dy familjeve, ku mbetën 5 persona të plagosur, policia ka arrestuar sot 5 persona, të cilët kanë lidhje me konfliktin...
TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar mëngjesin e sotëm 4 persona, pasi shisnin kokainë në lokalet e natës tek klientët e tyre.Policia bën me dije se ka a...
GJIROKASTËR- Arrestohet ish-drejtori i agjencisë së Shërbimit dhe Mirëmbajtjes, në Gjirokastër. Bëhet fjalë për Armand Mamani, i cili akuzohet për shpërdor...