LIVE UPDATES
Aktualitet

DETAJET/ Përshtatën lokalin në Bllok për shitje dhe konsumim kokaine, në pranga pronari, administratori e kamarieri

1 Shtator 2019, 07:52 Nga DOSJA
DETAJET/ Përshtatën lokalin në Bllok për shitje dhe konsumim

TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar mëngjesin e sotëm 4 persona, pasi shisnin kokainë në lokalet e natës tek klientët e tyre.

Policia bën me dije se ka arrestuar pronarin, administratorin e kamarierin e një lokali, si dhe 1 person tjetër në Bllok, pasi u jepnin klientëve doza kokaine, kundrejt çmimeve 80-100 euro.

NJOFTIMI I PLOTË

Finalizohet operacioni policor i koduar “Blloku”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e drogave të forta. Operacioni nga Seksioni i Narkotikëve në D.V.P Tiranë në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës. Sekuestrohen në një lokal të përshtatur  për përdorim lëndësh narkotike, doza me lëndë narkotike Kokainë, fishekë luftarakë e një armë e ftohtë thikë. Në pranga 4 shtetas, ndërmjet tyre pronari dhe administratori i lokalit, si dhe tre të tjerë janë proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Seksioni i Narkotikëve në D.V.P Tiranë pas një pune hetimore, në kuader të procedimit penal të vitit 2019, ndjekur me metoda speciale të hetimit dhe në zbatim të Vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Tiranë finalizoi me sukses operacionin policor “BLLOKU”,  si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

O.P., 38 vjeç, per kryerjen e veprave penale ”Përshtatja e lokalit për përdorim droge” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve” kryer në bashkëpunim. (pronar i lokal ndodhur në zonën e ish-Bllokut).

A.A, 22 vjeç, për kryerjen e veprave penale “Përshtatja e lokalit për përdorim droge” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve” kryer në bashkëpunim (Administrator i një lokali në zonën e ish-Bllokut.

A.Ll,, 30 vjeç, për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”. (kamarier i lokalit).

E.H., 31 vjeç, për kryerjen e veprës penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” (klient i lokalit).

Janë proceduar në gjendje të lirë dy shtetas për kryerjen e veprës penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikeve” dhe një shtetas tjetër për kryerjen e veprës penale ”Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve kishin marrë informacion se pronari i një lokali në zonën e ish-bllokut, shtetasi O. P. ushtronte aktivitetin e shitjes së lëndës narkotike Kokainë në doza të vogla klientëve të tij dhe për ushtrimin e këtij aktiviteti kriminal përdorte kamarierët dhe banakierët, të cilët mbanin kontakt të herëpashershëm me klientët e këtij lokali, për të mos rënë në sy.

Pas dokumentimit të këtij aktiviteti kriminal është siguruar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësore Tiranë lejimi i kontrollit të brendshëm dhe të jashtëm të lokalit, dhe si rezultat i kontrollit të befasishëm u bë kapja në flagrancë e shtetasve të lartëpërmëndur duke tregtuar lëndë narkotike Kokainë.

Gjatë kontrollit të ushtuar, dy klientëve u është gjetur nga një dozë me lëndë narkotike të dyshuar Kokainë. Po gjatë kontrollit në brendësi të lokalit, në pjesën e fundit të banakut, në një ambient të veçuar, me hyrje nëpërmjet banakut janë konstatuar mbetje lëndë pluhur e bardhë e dyshuar Kokainë, e sende të tjera që shërbejnë për mbajtjen dhe përdorimin e lëndës narkotike. Në momentin e kontrollit nga Policia, kamarieri i lokalit shtetasi  A.LL ka hedhur në tokë një kuti shkrepse me katër doza kokainë

Në pjesën para banakut të lokalit është gjetur një qese brenda së ciles, ndodhet nje leje drejtimi me emrin e shtetasit E. H., dhe një thikë me palosje e cila ishte hedhur në dysheme  nga shtetasi E.H. Gjithashtu janë gjetur dhe sekuestruar edhe 9 fishekë luftarak.

Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprat penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh kryer ne bashkepunim”, “Përshtatje e lokalit për përdorim droge”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja e armëve të ftohta” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe municionit luftarak”.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 4 persona shitje kokaine tirane arrestohen 4 persona shitje kokaine tirane

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri