“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Aktualitet
Gara për policët ekselentë, 246 studentë aplikojnë për t’u bërë pjesë e Hetimit të Krimit, nis verifikimi i dosjeve
16 Shtator 2019, 15:41Nga DOSJA
TIRANË– Hapet zyrtarisht gara për policët ekselentë, të cilët duan të bëhen pjesë e Policisë së Shtetit.
246 studentë me rezultate të larta, në një nga tre degët Ekonomik, Juridik apo Teknologji Informacioni kanë aplikuar për 100 vende, për t’u bërë Oficerë të Hetimit të Krimit.
Prej datës 4 korrik, Policia e Shtetit hapi aplikimet për t’u bërë pjesë e Policisë së Shtetit, për studentët që kanë përfunduar universitetin me rezultate të larta në disa degë të caktuara.
Me qëllim plotësimin e funksioneve të lira organike dhe përzgjedhjen me barazi, paanshmëri dhe transparencë të kandidatëve më të mirë, sipas parimit të shanseve të barabarta, meritës e mosdiskriminimit, në zbatim të urdhrit të Ministrit të Brendshëm, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit përcaktoi kriteret për rekrutimin e 100 studentëve që kanë përfunduar universitetin me rezultate të larta dhe dëshirojnë të bëhen pjesë e Policisë së Shtetit.
Aplikimet u bënë pranë Drejtorive Vendore, Komisariateve të Policisë, si dhe përmes aplikimit online në Akademinë e Sigurisë.
Aplikimet janë mbyllur mbrëmjen e djeshme dhe nga verifikimet paraprake rezultoi se në portal dhe me dosje fizike kanë aplikuar 246 studentë, të cilët iu përgjigjën thirrjes së Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit për të dhënë kontributin në rritjen e parametrave të sigurisë dhe rritjen e cilësisë së luftës kundër krimit ekonomik e financiar, pastrimit të parave dhe krimit kibernetik.
Pas verifikimit të dokumentacionit nga burimet njerëzore të DVP-ve, aplikantët që do rezultojnë se plotësojnë kushtet do vijojnë me procedurat e tjera të përzgjedhjes, atë të testimit të gjuhës angleze dhe më pas me kontrollin mjekësor.
(a.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Pak orë pasi Partia Demokratike publikoi dokumentet, të cilat pretendon se provojnë arrestimin e kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Mark Babani, Prok...
TIRANË- Koncesioni i dializës po i shitet një kompanie guackë, me zero të ardhura dhe me asnjë punonjës, që fshihet pas emrit të grupit të njohur suedez Di...
TIRANË-Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e KPK për prokurorin e Apelit Durrës, Bujar Hotin.Komisioni i Pavaruar i Kualifikimit k...
LEZHË- Një aksident i rëndë është regjistruar ditën e sotme në hyrje të Lezhës. Një automjet tip “Benz”, është përplasur nga një betoniere, ku si pasojë ës...
Tiranë- Më 6 maj në Letoni gjatë një seancë stërvitore ndodhi shpërthimi i një mine që i mori jetën në vend edhe major Klodian Tanushit. Ky i fundit la pas një...
LEVAN- Paraditen e sotme banorët e Levanit janë ngritur në protestë të shqetësuar për mungesën e ujit të pijshëm në vend.Ata janë shprehur se uji i pijshëm ka p...
Zbardhen të tjera detaje për trafikun e armëve nga Shqipëria drejt Greqisë me destinacion përfundimtar ishullin e Kretës. Rolin kryesor për trafikun e kallashni...
TIRANË– Drejtuesi i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi, njoftoi sot se muaji shtator është vendimtar për ngritjen e SPAK, ose siç njih...