LIVE UPDATES
Bota

Gazetarët po rrezikohen nga gjuha e partive politike

22 Janar 2021, 10:23 Nga DOSJA
Gazetarët po rrezikohen nga gjuha e partive politike

Një sondazh i bërë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare nga RTV Dukagjini ka nxitur dy partitë politike, Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Partinë Demokratike të Kosovës, që të ndërpresin bashkëpunimin me këtë medium, duke e akuzuar që në kohë fushate po mbështet një parti politike, në këtë rast Lëvizjen Vetevendosje, dhe po përhap lajme të rreme.

Por, sipas drejtorit të këtij televizioni, Ermal Panduri, gjuha e përdorur nga këto dy parti është linçuese dhe po rrezikon punonjësit e kësaj medie.

“Përmes kësaj gjuhe që po e përdorin partitë politike po rrezikojnë qindra gazetarë që punojnë në terren. Ne ndihemi të rrezikuar që të kryejmë punën tonë. Gjuha që është përdorur sot na demotivon për të vazhduar punën që bëjmë dhe na demotivon të themi atë që e shohim me sy”, thotë Panduri për Radion Evropa e Lirë.

Në sondazhin e bërë nga RTV Dukagjini, të cilit po i referohen subjektet politike, e që po kërcënojnë me mospjesëmarrje në debate, Panduri thotë se televizoni që ai udhëheq, i ka respektuar të gjitha kriteret që kërkohen nga Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM).

Bazuar në Rregulloren e KPM-së, mediat për një sondazh janë të obliguara të bëjnë të ditur se kush është: porositësi, kryerësi, numri i respodentëve dhe margjina e gabimit, që, sipas Pandurit, të gjitha këto janë respektuar.

“Debatet politike gjatë gjithë kohës në RTV Dukagjini, kanë qenë të balancuara politikisht dhe do të vazhdojnë̈ të jenë të tilla. Ne nuk mund të shërbejmë si platformë për të qëruar hesapet politike dhe nuk i shërbejmë frustrimit politik të ndonjë individi nga ndonjë subjekt politik”, thotë Panduri.

Në anën tjetër, juristja e së drejtës së mediave, Flutura Kusari, thotë për Radion Evropa e Lirë se gjuha e përdorur nga partitë politike përbën një rrezik për gazetarët në Kosovë.

“Fushata denigruese e lansuar sot(e enjte) nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës kundër RTV Dukagjini është e rrezikshme dhe përbën sulm ndaj lirisë së medieve. Gjuha e përdorur sot duke i quajtur fake news (lajme të rreme) dhe duke e ndërlidhur aktivitetin e gazetarëve me Serbinë është thirrje për dhunë dhe i bën target të sulmeve gazetarët e këtij mediumi”, thotë Kusari.

Në këtë kohë të fushatës parazgjedhore, shton Kusari, “militantët e partive politike janë aktivizuar dhe partitë politike duhet të kenë kujdes me gjuhën që përdorin pasi që, sipas saj, me lehtësi mund të nxisin veprime kriminale ndaj gazetarëve”.

“Nëse një parti politike i denoncon publikisht mediat, atëherë përkthyer në praktikë, kjo i bie që një militant i kësaj partie apo ndonjë partie tjetër mendon që është në rregull që t’i sulmojë mediat dhe ajo do të përkthehet edhe në dhunë fizike”, thotë Kusari.

Partitë politike që janë të pakënaqura me përmbajtjen e televizioneve, shton Kusari, duhet t’i ndjekin rrugët ligjore dhe jo t’i linçojnë gazetarët.

Të enjten, Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur një konferencë për media ku është njoftuar që Partia Demokratike e Kosovës shkëput çdo komunikim me RTV Dukagjinin.

Kjo parti emisionet në RTV Dukagjin i ka quajtur propaganduese dhe manipuluese.

“Radiotelevizioni Dukagjini ka kohë që është shndërruar në zyre të propagandës së Lëvizjes Vetëvendosje dhe të Albin Kurtit, por kjo gjë tashmë e ka arritur kulmin. Ekrem Lluka (pronar i RTV Dukagjini) dhe Albin Kurti janë bërë bashkë, krejt e njëjtë, të pandashëm dhe të bashkuar krejtësisht për qëllime të pista dhe biznesore”, tha shefi i shtabit të kësaj partie, Betim Gjoshi.

Sipas PDK-së, llogaritë e Lëvizjes Vetëvendosje dhe të RTV Dukagjinit menaxhohen nga i njëjti person, i njëjti ekip, nga e njëjta zyre dhe me të njëjtat pajisje.

Ndërkaq, Lidhja Demokratike e Kosovës nëpërmjet një komunikatë për media thotë se RTV Dukagjini, po përdor të gjithë potencialin e vet mediatik për t’i shërbyer një partie politike, përkatësisht, siç thotë LDK-ja, “në shërbim të Lëvizjes Vetëvendosje”.

“LDK-ja nuk synon të ndërhyjë në pavarësinë redaktoriale të mediave, por as nuk toleron fushatën fake neës (lajme të rreme) ndaj saj. Prandaj, paralajmëron se në qoftëse RTV Dukagjini vazhdon me propagandë të tillë, që duket sheshazi se ka për qëllim të ndikojë dhe orientojë votat e qytetarëve për një parti të caktuar, LDK-ja do ta rikonsiderojë bashkëpunimin me RTV Dukagjini, në mënyrë që mos të bëhemi pjesë e abuzimit informativ me pasoja për votuesit tanë dhe për qytetarët e Kosovës”, thuhet në një komunikatë të kësaj partie.

Edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reguar lidhur me deklaratat e këtyre dy partive. AGK-ja vlerëson se ky është presion i drejtpërdrejtë në politikat redaktoriale dhe formë direkte e presionit publik.

“Duke i akuzuar mediet se po favorizojnë një subjekt politik, i bëjnë ato target të sulmeve. AGK-ja u bën thirrje partive politike që nëse kanë ankesa në drejtim të ndonjë mediumi, t’i drejtojnë ato tek organet kompetente. Kjo mënyrë e qasjes së subjekteve politike ndaj medieve, për AGK-në, përbën sulm ndaj lirisë së shprehjes”, thuhet në reagimin e AGK-së.

Ndryshe raporti më i ri i Human Rights Watch, i publikuar më 13 janar ka vlerësuar se gazetarët në Kosovë kanë vazhduar të jenë caqe të frikësimit dhe kërcënimeve në mediat sociale, si dhe të sulmeve fizike.

“Midis janarit dhe shtatorit, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka regjistruar 18 raste të kërcënimeve dhe dhunës kundër gazetarëve dhe mediave, përfshirë pesë sulme fizike kundër gazetarëve dhe dhjetë kërcënime. Policia ka qenë duke hetuar katër raste të regjistruara në kohën e shkrimit [të raportit]”, thekson Human Rights Watch.

Marrë nga REL

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni gazetaret liria e medias gazetaret liria e medias

Sondazh

Poll

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë