“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Politike
Denoncimi i fortë i Bardhit: Tre kryebashkiakë të Qarkut Dibër e Lezhë, me të shkuar kriminale, po mbledhim provat(VD)
11 Janar 2020, 15:55Nga DOSJA
DIBËR- Gazmend Bardhi, sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, ka vijuar me denoncimet për zyrtarë të Partisë Socialiste, që demokratët i akuzojnë se kanë një të shkuar kriminale. Gazetari Enver Doçi, raporton për Dosja.al, nga Dibra, ku zhvilloi një takim me strukturat e PD, Bardhi tha se ka edhe 3 kryebashkiakë nga qarku i Dibrës dhe Lezhës, që sipas tij, rezultojnë me të shkuar kriminale. Bardhi nuk dha emra, por sqaroi se PD po mbledh prova për të provuar të shkuarën e tyre të errët.
“Shumica e kryetarëve të Edi Ramës, jo vetëm kanë të shkuar kriminale por janë kriminelë në veprim. Shumica e tyre duhet të ishin prapa hekurave. Kemi në proces verifikimi 3 prej tyre. Nëse e provojmë, të dhënat do i ndajmë me opinionin publik”-u shpreh ai.
Nga ana tjetër, Bardhi tha se objektivi politik i PD mbetet ai i vitit të kaluar, zgjedhje të parakohshme lokale e parlamentare me qeveri teknike. Ai i bëri apel edhe prokurorisë së Dibrës të hapë dosjen 184, për të nxjerrë para ligjit krimet zgjedhore në këtë bashki.
“Ka mbi tre ose katër vite që mbahet kupola e lartë e PS, që është e përfshirë në manipulim zgjedhor. Të përfundojnë hetimet, zyrtarët e PS në Dibër të përfundojnë prapa hekurave për krimin elektoral në vitin 2016, 2017 dhe 2019. Mbajtja peng e kësaj dosjeje, mban peng integrimin evropian të vendit. Prokuroria e Dibrës nuk mund të flejë mbi dosje.”-tha ai.
Sekretari i PD, Gazmend Bardhi tha gjithashtu se PD mbështet ngritjen e SPAK, ndërsa kërkoi që dy nga prokurorët të largohen nga ky institucion në mënyrë që t’i japin atij besueshmërinë e funksionimit. “SPAK ka patur të gjithë mbështetjen e PD për të luftuar krimin e organizuar”-tha Bardhi.
(F.g/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË– Ish-deputeti i PD-së, Tritan Shehu ka reaguar pasi gruaja e diktatorit Enver Hoxha, Nexhmija ka publikuar librin e saj ku flet për përjetime nga je...
PUKE– Zgjedhjet për kryetarin në Partinë Socialiste të Pukës duket se nuk kanë prodhuar një kryetar për këtë degë në zonen veriore, edhe pse në garë ishte i vet...
TIRANË– Idenë e saj për ndryshim të sistemit zgjedhor, Grida Duma e artikuloi kohë më parë. Madje shkoi akoma më tej kur i sygjeroi demokratëve të mb...
LAÇ- Kryeminstri Edi Rama firmosi sot marrëveshjen me ministrin turk Murat Kurum për ndërtimin e 500 banesave të reja, të cilat u shembën nga tërmeti tra...
ELBASAN- Deputetja Evis Kushi do të jetë Kryetarja e Partise Socialiste për Elbasanin Vendimi është marre sot në mbledhjen e Asamblesë Socialiste të Elbasanit, ...
Tiranë- Ina Zhupa, zëdhënësja e Partisë Demokratike ka denoncuar ditën e sotme se Bashkia e Tiranës ka harxhuar 273 milionë lekë vetëm për udhëtime jashtë shtet...
TIRANË- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi deklaroi se opozita është e gatshme për të paraqitur propozimet për Reformën Zgjedho...
TIRANË–Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm ministrin turk të Mjedisit, Murat Kurum, me të cilin nënshkroi marrëveshjen e bashkëpunimin për ndërtimin e ...
TIRANË- Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka folur sot për herë të parë në lidhje me deportimin e shtetasit turk, Harun Çelik. I ftuar sot në mb...
TIRANË- Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka ‘premtuar’ se vrasja e biznesmenit nga Rrësheni Kastriot Reçi do të zbardhet.I ftuar në emisionin “K...