LIVE UPDATES
Politike

VIDEO/ Përplasja me Ramën për projektin e Vlorës, Meta: Qeveria devijoi fondet për një tjetër rrugë, ndërpreu marrëves

5 Janar 2021, 17:51 Nga DOSJA
VIDEO/ Përplasja me Ramën për projektin e Vlorës, Meta:

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka sqaruar publikishit përplasjen e tij me kryeministrin Edi Rama, pasi ky i fundit e akuzoi se ka bllokuar fondet për rrugën Vlorë-Orikum. Në një konferencë për mediat, Meta deklaroi se ajo që bëri Rama në Vlorë ishte një shpifje dhe një shfaqje teatrale mashtruese, por që ai u detyrohet sqarime qytetarëve të Vlorës.

Më tej, Meta e nisi në mënyrë kronologjike dhe bëri me dije se si isht informuar për projektin e rrugës Vlorë-Orikum, dhe financimin e tij nga Fondi Saudit. Meta shtoi se pas informimit si President për këtë projekt, ai ka kërkuar informacione nga Ministria e Financave në mënyrë zyrtare, por ka kuptuar më tej se marrëveshja me Fondin Saudit ishte ndëprerë me kërkesën e palës shqiptare.

Meta akuzoi qeverinë se ka synuar të transferojë huanë nga projekti për lumin e Vlorës në atë të Vlorë-Orikum, duke shkelur kështu Kushtetutën dhe duke synuar që të përfshijë edhe Presidentin në këto shkelje. Ministrja e Financave Anila Denaj e quajti një gabim të madh deklaratën e Metës, por shtoi se do t’i përgjigjet nesër me fakte kokëforte.

Pjesë nga deklarata e Ilir Metës

Përshëndetje të gjithëve. Jam sot këtu për arsye se mendoj që, dhe pse shpifjet dhe gënjeshtrat e kryeministrit në detyrë nuk meritojnë vëmendje të rëdësishme, qytetarët e Qarkut të Vlorës meritojnë vëmendje dhe sqarime. Ata e dinë shumë mirë nga përvoja e tyre prej 8 viteve peshën e fjalës së secilit. Jam këtu për të përmendur disa fakte së papërgjegjshmërisë ekstreme të kryeministrit në detyrë, lidhur me disa akuzave që ka bërë dje në Vlorë. Dua t’ju sqaroj fillimisht se Kuvendi i Shqipërisë, më 9 nëntor 2017, ka ratifikuar marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Fondit Saudit për rrugën e Lumit e Vlorës.

Kuvendi i Shqipërisë më datë 21 shtator 2020 i ka përcjellë Presidentit të Republikës ligjin për financimin e projektit të rrugës së lumit të Vlorës. Ky ligj është miratuar më 17 shtator 2020. Presidenti i Republikës e shpalli këtë ligj menjëherë më 22 shtator pasi shqyrtoi me vëmendje praktikën parlamentare nga ku rezultonte se qeveria shqiptare përmes Ministrisë së Financave, i kishte kërkuar Fondit Saudit zgjidhjen e marrëveshjes së huas. Fondi Saudit përmes letrës i kthen përgjigje: Në vijim të letrës suaj, duam të informojmë të zgjidhim marrëveshjen e huasë. Është e qartë që fondi saudit ka pranuar një propozim të palës shqiptare.

Kjo ndërprerje për financimin e lumit të Vlorës. Këto punime premton qeveria në Parlament do të jenë të plota kur kjo rrugë të përfshijë edhe bashkia e Selenicës. Pra, qeveria thoshte në Kuvend se do të vijonte projektin me fonde të tjera. Madje, Presidenti u befasua që ky projekt nuk do të bëhej me hua. Vetëm 7 ditë më vonë, më datë 29 shtator, Ministria e Financave i paraqet një kërkesë Presidentit ku i kërkohet plotfuqishmëri për një tjetër hua po me fondin saudit për rrugën Vlorë-Orikum. Presidenti mësoi se kjo marrëveshje ishte miratuar në Këshillin e Ministrave më 23 shtator. Rezultoi që Presidentit i kërkohej të lëshonte plotfuqishmëri kur më parë duhej të merrte një autorizim.

Ajo që është e rëndë është se përfaqësuesit e qeverisë kanë gënjyer në Kuvend, kur kanë deklaruar se huaja do të merrej për lotin e katërt të lumit të Vlorës, kur huaja do të transferohej për një tjetër projekt. Çfarë bëri Presidenti që pengoka sipas kryeministrit këtë hua? Më 6 tetor, Presidenti i drejtohet Ministrisë së Financave dhe Ministrisë për Punët e Jashtme ku ministër ishte Rama.  Katër herë i është drejtuar Presidenti.

Përplasja mes Presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama erdhi pas akuzave të kreut të qeverisë. Nga Vlora, një ditë më parë, Rama tha se projekti Vlorë-Orikum bllokohet nga Meta. Në përgjigjen e tij zyrtare, Meta shkruante se është i vendosur të mos i lërë shteg Kryeministrit Rama, që të shpërdorojë fondet shtetërore për qëllime selektive elektorale, siç, sipas tij, do të bëhej në rastin e këtij projekti. Presidenti shtonte se Kryeministri ende në detyrë synon, që në shkeljet e rënda për këtë marrëveshje, të përfshijë dhe Presidentin e Republikës.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta ilir meta

Sondazh

Poll
Politike 5 Janar 2021, 16:24

SHIJAK– Kryeministri Edi Rama, ditën e sotme ka qenë në Maminas, Shijak, ku dhe ka vizituar familjet që kanë hyrë në shtëpitë e reja që janë ndërtuar pas tërmet...

Politike 5 Janar 2021, 11:32

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka prezantuar ditën e sotme 36 autoambulanca të reja për Urgjencën Shëndetësore. Autoambulancat u vendosën në qëndër të Tiran...

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë