LIVE UPDATES
Art&Argëtim

George Lako, producenti dhe aktori me origjinë shqiptare që po shkëlqen në Los Angeles

27 Prill 2022, 12:10 Nga DOSJA

SHBA– George Lako është producent dhe aktor me origjinë shqiptare, i cili ka një karrierë të suksesshme në industrinë e filmit dhe televizionit amerikan si dhe në produksione komerciale. Gjergji ose Geroge Lako ka lindur në Tiranë, familja e nënës së tij është me origjinë greke-shqiptare.

Gjergji flet ende rrjedhshëm shqip dhe greqisht, edhe pse prej shumë vitesh nuk e ka vizituar vendlindjen. Ndonëse i ndarë nga atdheu për më shumë se dy dekada, familja e tij e ka ruajtur gjuhën, siç dhe ai kujton : “Nëna ime kujdesej që të më shkruante gjithmonë informacione në shqip që të mos harroja gjuhën”.

Familja e tij ruajti traditat, kuzhinën tradicionale dhe festat kombëtare, duke e ushqyer Gjergjin me një dashuri patriotike, që ai mos ti harronte kurrë rrënjët e tij. Flamuri shqiptar është gjithmonë i pranishëm në shtëpitë e tyre, sidomos në festat kombëtare. Gjergji e njeh Shqipërinë përmes mediave online, youtube dhe ka vizituar Tiranën dhe Durrësin disa herë. Ai admiron bukurinë e natyrës, bujarinë dhe mikpritjen e shqiptarëve dhe mezi pret të vizitojë Shqipërinë nga veriu në jug, siç e përshkruan me kur e pyesin për origjinën e tij: “Unë jam me origjinë nga vendet më perla dhe më të bekuara të Evropës. ”

Karriera e tij sot në Amerikë është e afirmuar, ai është një artist shumë dimensional që na bën krenarë me produksione të ndryshme ndërkombëtare, si filma, reklama dhe seriale që mbajnë firmën e tij si krijues. Aktori dhe producenti George Lako emigroi me familjen në Çikago në moshën 4-vjeçare dhe u diplomua për biologji për të ndjekur një karrierë si Stomatog.

Gjyshja e tij, Anita, ishte një teknike dentare jashtëzakonisht e suksesshme në Shqipëri, e cila vazhdoi të punojë ende në SHBA, me një karrierë mbi 50 vite punë të palodhur midis të dy vendeve. Puna e saj e palodhur ishte një frymëzim për të gjithë familjen, ndaj ai kishte shpresuar të ndiqte hapat e saj për t’u bërë dentist. Menjëherë pas diplomimit në biologji, ai vendosi të merrte një vendim të vështirë për të lënë shkencën, stomatologjinë dhe një karrierë premtuese si profesionist bejsbolli për të ndjekur pasionet e tij më të mëdha në jetë: teatrin dhe filmin. Për shumicën e familjes së tij, kjo nuk ishte befasi, një aparat fotografik i dhënë nga gjyshi i tij, Spiro Godelas, ngjalli interesin e tij që në moshë shumë të vogël dhe George me atë aparat kishte bërë video të shumta 35 mm që fëmijë.

Familja e tij ka qenë jashtëzakonisht mbështetëse kur George bëri ndryshimin e karrierë duke iu përkushtuar filmit. Ata besonin shumë tek ai, pasi arti ishte diçka që ishte pjsë në familje. Vëllai i tij, Steve Lako, e motivoi George përmes karrierës së tij të suksesshme duke luajtur në piano dhe duke u bërë viral në youtube me kopertinën e tij unike të “Vivaldi – Spring Four Seasons”. Nëna e tij Kleopatra Lako, një fotografe e shkëlqyer e natyrës, vazhdon të frymëzojë “syrin” krijues të Gjergjit dhe ta mbështesë atë mendërisht dhe emocionalisht.

“Më kujtohet kur kisha mbaruar fakultetin dhe fokusohesha në aktrim dhe filmim me kohë të plotë, ishte sikur familja ime u bë menaxheri imi. Gjyshja më çonte në klasa private të aktrimit, vëllai im do të provonte skena me mua duke iprovizuar audicionet. Nëna ime më ndihmonte financiarisht për kurse të reja për filma/aktrim dhe gjyshi im do të sigurohej që ne të gjithë të ushqeheshim me disa nga ushqimet më të mahnitshme greke/shqiptare. Ishte ajo përpjekje e ekipit të familjes që më shtyu më shumë. Mbështetja e familjes është gjithçka dhe nuk mund ta kisha bërë pa ndihmën e tyre. Kumbara ime, Merle Gross ishte po aq e rëndësishme duke i dhënë vëllait tim dhe mua udhëzimet dhe mjetet që na duheshin për të lundruar në Amerikë në mënyrën më të mirë. Nëna ime dhe ajo janë engjëj për mua”

“Mbaj mend një nga kujtimet më të hershme ku mësova mbi artin isha në Shqipëri me xhaxhain tim të ndjerë dhe piktorin e mirënjohur, Gjergji Lako. Unë isha shumë i ri, por ishte kaq magjike të rrija me xhaxhain tim, ndërsa ai pikturoi për disa orë një pamje të bukur të Pogradecit. Gjergji Lako ishte një frymëzim për mua, megjithëse e kisha takuar vetëm disa herë. Pikturat e tij të bukura nëpër muret tona në shtëpinë tonë jan si fëmijë. Babai im më tregoi shumë për të dhe ndikimin e tij në Pogradec kur isha i vogël dhe kjo më dha shpresë që edhe ai një ditë mund të bëhesha një artist si xhaxhai im. Pas vdekjes së tij Gjergji Lako, ia trashëgoi profesionin e tij vajzës së tij të talentuar Lori Lako. Lori jeton dhe punon në Firence. Ajo studioi Artet Pamore dhe Stilet e Reja Ekspresive në Akademinë e Arteve të Bukura në Firence dhe në Akademie der Bildenden Künste, Mynih”. George është shumë i lumtur që e sheh atë të ndjekë hapat e babait të saj dhe mezi pret të shikojë lulëzimin e saj në arenën ndërkombëtare.

Karriera e George si aktor dhe producent nuk ka qenë rastësi, por ka qenë një punë sistematike, që kërkon përkushtim maksimal. Gjergji studioi dhe u diplomua si aktor teatri, duke u vënë në punë dhe duke pranuar të gjitha vështirësitë me të cilat do të përballej si një artist emigrant duke ndjekur ëndrrat e tij në Amerikë. Falë vendosmërisë dhe talentit të tij, ai sot po korr frytet e atyre mundimeve… https://www.instagram.com/georgelako/

George filloi karrierën e tij të aktrimit duke punuar dhe trajnuar me trajnerë aktrimi me famë botërore si Ivana Chubbuck, John Homa dhe Jeff Dockwieler përpara se të merrte role në mbi 15 shfaqje televizive dhe filma amerikanë si: “General Hospital”, “Days of Our Life”, ” Shooter”, “The Last Ship”, “Code Black”, “Girl Boss”, “The Colony” dhe “New Girl”, duke luajtur të dashurin e Zoey Deschanel, Stavros, në episodin e mirënjohur “Es Good”.https://www.youtube.com/watch?v=XDhpViXrPz4

George filloi të prodhojë një sërë reklamash, video muzikore dhe projekte narrative filmash/TV për kompanitë prestigjioze ndërkombëtare si Porsche, Google, Yahoo, Volkswagen dhe Mercedes. https://vimeo.com/303648743 https://vimeo.com/328992570

Në vitin 2017, ai bashkëthemeloi kompaninë e prodhimit Alpha Wolves TV me “vëllanë e tij nga një nënë tjetër” shkrimtarin/regjisorin e mirënjohur, David Mahmoudieh. https://www.alphawolves.tv/

Alpha Wolves TV është një kompani që zhvillon dhe prodhon filma, TV, reklama dhe video muzikore. Slogani i tyre: “Ne jemi Ujqërit Alfa – ne nuk ndjekim gjurmët, ne i krijojmë ato.” Kompania është vlerësuar me disa çmime prestigjioze falë përmbajtjes me cilësi të lartë që ka prodhuar për tregun amerikan dhe ndërkombëtar.

Filmi i tyre “Snake Di*k” mori mbi 1.2 milion klikime në youtube dhe mbi 3 milion klikime në të gjithë botën në të gjitha platformat në më pak se një vit, duke fituar disa çmime në festivalet cilësore të Academy Award dhe tani po realizon një film artistik me George si producent dhe David Mahmoudieh skenarist dhe regji. George është gjithashtu një producent në filmin horror të ardhshëm “The Hubbard Haunted House”. Ai gjithashtu ka një pasion për kamerat dhe fotografinë – si pas dhe para objektivit. Fiziku i tij tipik mesdhetar e ka bërë të jetë pjesë në sete të ndryshme fotografike komerciale.

Gjergji është ambicioz në punën e tij, i përfaqësuar nga shpirti artistik dhe vendosmëria e tij krijuese. Axhenda dhe puna e tij janë intensive, me orë të gjata dhe kërkesa të shumta nga tregu amerikan, por planet e tij të ardhshme përfshijnë realizimin e një filmi në Shqipëri dhe Greqi. Siç thotë George: “Asgjë nuk më ndalon sepse profesioni im është pasioni im”.

Projekti i fundit të George & David “Snake D*ck” më poshtë: https://youtu.be/wgpoc5tEGvM

(a.b)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

showbiz showbiz aktori george lako aktori george lako


Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet