LIVE UPDATES
Bota

“Gëzuar ditëlindjen o mi”/ Kriza në Bjellorusi, protesta para rezidencës së presidentit Lukashenko

30 Gusht 2020, 16:14 Nga DOSJA
“Gëzuar ditëlindjen o mi”/ Kriza në Bjellorusi,

Dhjetëra mijëra bjellorusë duke thirrur “Gëzuar ditëlindjen o mi” dhe me flamuj kuq e bardhë në duar, u mblodhën të dielën afër rezidencës së Presidentit Aleksandër Lukashenko, ndërsa protestuesit vazhdojnë trysninë që ai të japë dorëheqjen.

Lukashenko, i cili mbushi 66 vjeç të dielën, po përpiqet të frenojë protestat, të cilat vazhdojnë që nga zgjedhjet e 9 gushtit dhe për të cilat kundërshtarët e tij thonë se ishin të manipuluara.

Ai mohon se ka patur mashtrim elektoral dhe thotë se protestat janë mbështetur nga jashtë. Presidenti rus Vladimir Putin, gjatë një telefonate për t’i uruar ditëlindjen, e ftoi Lukashenkon të vizitojë Moskën, një shenjë e gatishmërisë së Kremlinit për ta mbështetur atë, ndërsa ai përballet me trazirat dhe kërcënimin e sanksioneve të reja perëndimore.

“U ra dakord të zhvillohet një takim në Moskë në javët e ardhshme,” tha Kremlini në një deklaratë, pas telefonatës së dy udhëheqësve të dielën. Protestuesit marshuan nëpër qendër të Minskut, duke mbajtur balona, lule dhe flamuj.

Bjellorusia kishte një flamur në ngjyrat bardhë – kuq – bardhë për një periudhë të shkurtër në fillim të viteve 1990 dhe ai është bërë tani simbol i protestave antiqeveritare.

Makinat që kalonin u binin borive në shenjë solidariteti. Disa vajza u shtrinë në tokë në shenjë proteste ndaj një kordoni sigurie të policisë me helmeta.

Protestuesit më pas u grumbulluan në rezidencën e Lukashenkos, e cila ruhej nga forcat e sigurimit që mbanin mburoja, pompa uji dhe furgonë për transportimin e të arrestuarve. Një kolonë automjetesh të blinduara ushtarake ishte parë duke lëvizur drejt qendrës së qytetit, sipas agjencisë së lajmeve Interfax të Rusisë.

Policia bëri ndalime sporadike gjatë gjithë ditës, duke i futur njerëzit me forcë nëpër furgona. Të paktën 125 persona u arrestuan, sipas agjensisë ruse të lajmeve RIA, që citonte ministrinë e Brendshme. Disa protestues u panë t’i rezistonin arrestimit nga ana e personave që duket të ishin policë me veshje civile.

Gjithashtu të dielën, media vendase tregonin pamje të disa grave me veshje tradicionale që vendosnin kunguj para ndërtesës kryesore të qeverisë, një zakon popullor që simbolizon refuzimin ndaj kërkesës së një mashkulli për martesë.

Një nga operatorët më të mëdhenj celularë të vendit, A1, tha se kishte kufizuar kapacitetin e komunikimit në internet me kërkesë të qeverisë. Bjellorusia është aleati më i ngushtë ish-sovjetik i Rusisë dhe territori i saj është pjesë e strategjisë ruse të mbrojtjes. Megjithatë, Lukashenko është parë nga Moska si një aleat irritues.

Presidenti Putin tha të enjten se Kremlini ka ngritur një “forcë policore rezervë” me kërkesë të Lukashenkos, e cila do të dislokohej vetëm nëse do të ishte e nevojshme. Deklarata është shenja më e spikatur deri tani e gatishmërisë së Rusisë për të ndërhyrë në mbështetje të Lukashenkos. Bashkimi Evropian po përgatitet të vendosë sanksione të reja kundër Bjellorusisë.

Të premten, Lukashenko, i cili vazhdon të qëndrojë në krye të vendit prej 26 vjetësh, kërcënoi se do t’i ndërpresë Evropës rrugët e kalimit nëpër Bjellorusi si kundërpërgjigje.

Marrë nga VOA 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni kriza ne bjellorusi kriza ne bjellorusi

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen