“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Bota
Gjenden në Egjipt 30 mumje të lashta, zbulimi më i madh i shekullit (VIDEO)
21 Tetor 2019, 06:40Nga DOSJA
EGJIPT- Në Egjipt ka ndodhur zbulimi më i madh i shekullit. Mediat ndërkombëtare raportojnë se janë gjetur 30 mumje të ruajtura në gjendje perfekte. Mumjet e lashta janë zbuluar në një grumbull varrezash të lashta në qytetin e Luksorit. Mumjet mendohet se janë rreth 3 mijë-vjeçare. Ato ishin të mbyllura në arkivole të drunjta me forma njerëzish. Këto arkivole janë karakteristikë e periudhës së faraonëve egjiptianë.
Mes trupave gjenden edhe ato të priftërinjve, por ka edhe trupa femrash dhe fëmijësh. Sipas arkeologëve, mumjet i përkasin shekullit të X para Krishtit, periudhë që i përket dinastisë faraonike të 22-të. Mësohet se ato do të ekspozohen vitin që vjen në një muze pranë Piramidave të Gizës.
Mostafa Waziri, sekretari i përgjithshëm i Këshillit Suprem të Antikiteteve tha për gazetarët se ky zbulim është më i madhi i këtij shekulli. “Zbulimi i fundit ishte në 1891, i udhëhequr nga arkeologë të huaj, por ky zbulim i 2019 është një zbulim egjiptian. Kjo është një ndjenjë e papërshkrueshme, betohem në Zot”, tha Waziri, raporton CNN.
Mumjet e lashta u zbuluan para tempullit të Hatshepsut në Luginën e Mbretërve bë Luxor. Mumjet u gjetën të mbështjella të gjita me leckë, gjinitë e tyre mund të identifikoheshin nga forma e duar në arkivol. Arkivolet e gdhendura me duar të hapura do të thoshin se ato ishin femra, nëse duart ishin në grushta ata ishin meshkuj.
(E.S. Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Maqedoni e Veriut- Pasi Këshilli Evropian nuk pranoi që të japë një datë për hapjen e bisedimeve për negociata, Maqedonia e Veriut ka shkuar drejt zgjedhjeve të...
Kosovë– Alex Soros, djali i miliarderit Xhorxh Soros, ka reaguar lidhur me refuzimin e hapjes së negociatave nga ana e Këshillit të Evropës për Shqipërinë dhe M...
SHBA- Trupat amerikane u tërhoqën nga baza e tyre më e madhe në veri të Sirisë të dielën. Sekretari amerikan i Mbrojtjes Mark Esper tha se të gjitha forcat amer...
MAQEDONI E VERIUT- Liderët e partive në Maqedoninë e Veriut zhvilluan sot një takim me presidentin e vendit, ku është caktuar data për zgjedhjet e parakohshme p...
INDI – Në indinë veriore, përkatësisht në shtetin e Karnatakës, fetë e ndryshme besimtare vazhdojnë të luajnë një nga rolet kryesore në informimin e popullsisë....
GREQI- Ditën e djeshme Ministria për Punët e Jashtme në Greqi ka dalë me një njoftim zyrtar se Greqia ka mbështetur perspektivën evropiane të vendeve të Ballkan...
FRANCË- Një ndër gazetat më të mëdha ndërkombëtare me seli në Londër, Financial Times i ka kushtuar një artikull vendimit të BE për të mos vijuar me proces...