LIVE UPDATES
Aktualitet

Historia trishtë e 4-vjeçares shqiptare që mbeti në jetimoren e Gjermanisë pasi nëna e saj tentoi ta rrëmbente (VD)

27 Janar 2020, 06:57 Nga DOSJA
Historia trishtë e 4-vjeçares shqiptare që mbeti në

Shqipëri-“Shihemi në gjyq”, në Tv Klan solli sot historinë e vështirë të Valbonës. Në studio, ajo ka rrëfyer se shkaktare për situatën e saj sot është motra e saj sepse ajo e prezantoi me ish-bashkëjetuesin. Lidhja me partnerin zgjati shumë pak, por gjatë asaj kohe në jetë erdhi një vajzë që ata i vendosën emrin Arianita.

Sipas Valbonës, partneri i saj ndryshoi karakter, nuk ishte më si më parë dhe midis tyre filluan problemet dhe konfliktet, që e detyruan atë të vendosë të largohet nga Gjermania në drejtim të Shqipërisë. Partneri Ganiu hapi gjyq dhe i mori kujdestarinë e vajzës, por pak kohë më vonë ai nuk mundi dot të kujdeset për vajzën dhe e dërgoi atë në jetimore. Sot vajza 4-vjeçare ndodhet aty, pavarësisht se dy prindërit e saj jetojnë dhe janë në gjendje që të kujdesen për të.

Eni Çobani: Ai ka qenë i martuar më parë?

Valbona: Ganiu ka qenë i martuar, është i divorcuar, ka dy vajza. Kemi bashkëjetuar një kohë dhe vendosëm të bënim fëmijë dhe të krijonim një familje. Gjërat nuk shkuan siç duheshin. Me Ganiun kisha probleme, konflikte.

Eni Çobani: Kush ishte problemi?

Valbona: Ganiu ndryshoi karakter, nuk ishte si në fillim. Nuk e kuptova pse ai ndryshoi në këtë mënyrë, pse ai sillej kështu dhe unë vendosa të largohem më mirë, ta lë Gjermaninë. Ganiu më hapi gjyq dhe në atë gjyq mua ma morën fëmijën në datë 10 Tetor 2018 dhe kujdestarinë ma hoqën, ja dhanë Ganiun. Nga ai moment, unë kthehem në Shqipëri, mbasi qëndroj disa javë, vjen një telefonatë e shoqes sime nga Gjermania dhe më thotë: Valbona ka ndodhur diçka, ti duhet të vish urgjent të marrësh vajzën tënde. Babysitter nuk sillet mirë me vajzën tënde, e keqtrajton Arianitën. Unë e shqetësuar vij me fluturimin e parë dhe e shikoj vajzën në atë gjendje. Vajza nuk ishte mirë.

Eni Çobani: Ju keni marrë një prokurë me shkrim, të cilën në fakt Ganiu e ka lëshuar dhe unë e kam vërtetuar.

Valbona: Po janë këtu zonja Eni, janë dy!

Eni Çobani: Dakord, por ai e ka dhënë që ju ta merrni dhe ta mbani në Gjermani, jo ta merrni dhe ta çoni në Shqipëri. Në kushtet kur ai ka kuptuar që ju e morët fëmijën dhe e çuat drejt aeroportit për ta çuar në Itali, ose në Shqipëri, ai sigurisht ka bërë denoncimin kundrejt organeve kompetente. Fëmija sot qëndron në një jetimore në Gjermani, as me babain dhe as me nënën besoj është një situatë dramatike dhe shumë e dhimbshme. Dy prindër që janë me të gjitha kushtet kanë një fëmijë 4 vjeçar në jetimore në Gjermani. Për arsye se zoti Gani Marai, nuk kishte mundësi të mirërriste fëmijën e tij. Pra e ka dorëzuar me vullnetin e tij pranë organeve të jetimores në Gjermani.

Më tej, Eni Çobani thotë se fëmija nuk ka kujdestarinë e asnjërit dhe është shteti gjerman që do vendosë për kujdestarinë e Arianitës 4-vjeçare, pasi ajo ka kaluar në duart e shtetit gjerman.

Marrë nga tv Klan

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 4 vjeçarja në jetimoren e gjermanisë valbona kërkon të bijën 4 vjeçarja në jetimoren e gjermanisë valbona kërkon të bijën

Sondazh

Poll

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron