6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje 4 Qershor, 10:22 ...
Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje 4 Qershor, 10:22 ...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 FOTO/ Ja kush është polici q&e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Pas Bundestagut dhe Këshilli Federal (Bundesrat) miratoi kërkesën e qeverisë për lehtësimin e masave për personat e vaksinuar dhe të shëruar nga virusi Corona, që do të thotë se për këta persona hiqet e ashtuquajtura frena emergjente. Dhoma e landeve dha dritën jeshile për rregulloren federale, e cila mund të hyjë në fuqi gjatë fundjavës. Argumenti kryesor i qeverisë është se, sipas Institutit Robert Koch (RKI), këto grupe njerëzish nuk paraqesin më rrezik për infektimet dhe përhapjen e virusit Corona.
Të enjten këto masa i ka miratuar edhe Bundestagu gjerman, me votat e partive të Unionit CDU/CSU, socialdemokratëve, ekologjistëve dhe të Majtës. Liberalët kanë abstinuar, ndërsa AfD votoi kundër.
Maskat dhe distanca mbeten
Në shumë fusha – si për shembull kur bëni pazar, shkoni në dyqane ose vizitoni parukierin – personat e vaksinuar dhe të shëruar nga Corona do të kenë të drejtat e njëjta si ata që kanë bërë një test me rezultat negativ. Këta persona nuk duhet të futen në karantinë pas udhëtimit – përveç nëse vijnë nga një zonë e mutantëve të virusit Corona. Detyrimi për të mbajtur maskë në vende të caktuara dhe kërkesa për distancë në hapësirat publike duhet të vazhdojnë të zbatohen. “Suksesi i vaksinimeve nuk do të thotë që ne mund të jemi të pakujdesshëm,” theksoi të martën Ministrja Federale e Drejtësisë, Christine Lambrecht. Pandemia ende vazhdon dhe ende ekziston një rrezik individual i infektimit edhe për personat e vaksinuar dhe të shëruar nga Covid-19.
Rregullorja bazohet në Ligjin për Mbrojtjen nga Infektimet, i cili parashikon një frenë emrgjente në të gjithë Gjermaninë, në vendet ku incidenca e infektimeve kalon 100 në 100.000 banorë brenda shtatë ditësh. Disa lande ndërkohë kanë futur masat lehtësuese për personat e vaksinuar dhe të shëruar.
Më shumë lehtësi edhe për të testuarit?
Në lidhje me liritë e planifikuara për njerëzit e vaksinuar dhe të shëruar, Shoqata Gjermane e Qyteteve ka kërkuar që më shumë lehtësime të ketë edhe për personat e testuar me një rezultat negativ ndaj virusit Corona. Shumë njerëz nuk kanë mundur të vaksinohen për shkak të mungesës së vaksinës, tha shefi ekzekutiv i Shoqatës, Helmut Dedy. “Prandaj ne kërkojmë që edhe personat e testuar negativisht të kenë liri dhe të drejta të njëjta.”
Është shumë mirë që të vaksinuarit dhe të shëruarit mund të gëzojnë një pjesë të lirive të mëparshme dhe t’i kthehen pak a shumë jetës normale, tha Dedy. “Por shoqëria nuk duhet të ndahet në të vaksinuarit dhe shëruarit në njërën anë ndërsa të gjithë të tjerët në anën tjetër”, paralajmëroi ai. Prandaj do të ishte e mençur që atyre që testohen negativisht në baza ditore t’u mundësohen më shumë kontakte sociale dhe takime me familjarë.
Në Republikën Federale të Gjermanisë deri tani janë vaksinuar njëherë 30,6 % e popullatës, njofton Instituti RKI. Ndërsa 8,6 përqind janë vaksinuar dy herë, që do të thotë se kanë një mbrojtje të plotë. Të mërkurën janë dhënë në Gjermani 1,1 milion vaksina. Ministri i Shëndetësisë Jens Spahn tha se prej fillimit të fushatës së vaksinimit në Gjermani, kjo ishte dita e dytë për nga numri i vaksinimeve.
Bie numri i të infektuarve
Numri i infektimeve të reja në Gjermani vazhdon të ulet në krahasim me një javë më parë. RKI njofton se në 24 orët e fundit janë regjistruar 18.485 infektime të reja, që është 5.800 raste më pak se një javë më parë. Incidenca shtatë ditore ka rënë në 125,7, ndërsa një ditë më parë ishte 129,1. Këto incidenca maten në 100.000 banorë brenda shtatë ditëve të fundit.
RKI raportoi edhe për 284 vdekje në 24 orët e fundit nga virusi Corona apo sëmundjet që kanë lidhje me këtë virus. Numri i përgjithshëm i vdekjeve u rrit në 84.410. Prej fillimit të pandemisë në Gjermani janë infektuar më shumë se 3.4 milion njerëz.
DW
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
HOLLANDË– I njohur ndryshe si Sodoma e kohëve moderne, Amsterdami ka vendosur të ndërmarrë një nismë të re për sa i përket distriktit ‘Dritat e...
KINË– Mbeturinat nga një raketë kineze pritet të bien në Tokë në mënyrë të pakontrolluar këtë fundjavë. Radarët që merren me vendodhjen e objekteve n...
TURQI-Disa modele ukrainase kanë nxehur banorët e qytetit turistik të Fethiye në Turqi.Ato janë filmuar duke fotografuan njëra-tjetrën në një jaht luksoz, teksa...
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka dalë në një përfundim lidhur me efektshmërin e vaksinës kineze, të cilat janë prodhura nga kompania kineze Sinovax.Sipas h...
BRUKSEL– Porpozimi i Shtetve të Bashkuara të Amerikës për heqjen dorë nga pasaportat e vaksinimit me argumentimin se janë diskriminuese ndaj të rinjve, në...
POLONI– Gjuetarët e thesareve kanë nisur gërmimet për 10 ton flori të nazistëve, që besohet se janë fshehur në një pallat të shekullit të të tetëmbëdhjetë...
KOSOVË– Pas përplasjes së djeshme në Kuvendin e Kosovës, filozofi Blerim Latifi ka publikuar një foto të të deputetëve të listës Serbe të cilët po shihnin ...
Kina emeton më shumë gazra serrë sesa të gjitha kombet e zhvilluara në kombinim, është thënë në një studim të kryer nga Grupi Rhodium.Sipas gjetjeve të raportit...
Tensionet u acaruan të enjten në lagjen Sheikh Jarrah të Jeruzalemit, ku dhjetëra familje palestineze janë në rrezik të dëbohen nga banesat pas një beteje të gj...
Mirza Vranjakoviq u beson shumë pak gjëra autoriteteve në Serbi, por ka shkuar në vendlindje për shkak të vaksinimit. Ky arkitekt i ri me origjinë nga Novi Paza...