LIVE UPDATES
Bota

Gjermania e gatshme për liberalizimin e vizave me Kosovën, por ka hezitime nga vendet e tjera

17 Gusht 2020, 18:13 Nga DOSJA
Gjermania e gatshme për liberalizimin e vizave me Kosovën, por ka

Presidenca gjermane e Bashkimit Evropian dhe Komisioni Evropian mendojnë se Kosova i ka përmbushur kriteret për liberalizim të vizave dhe se liberalizimi duhet të ndodhë.

Por, nuk kanë përgjigje të prerë se kur do të mund të jetë në rend dite vendimi për këtë në Këshillin e Bashkimit Evropian si dhe a kanë kërkuar disa shtete anëtare ndonjë raport të ri për përmbushjen e kritereve nga ana e Kosovës.

Nga Komisioni Evropian kanë thënë për Radion Evropa e Lirë se sa i përket liberalizimit të vizave, “Komisioni Evropian qëndron prapa vlerësimit të dhënë që në korrik të vitit 2018 se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret”.

Në pyetjen se a do të ketë ndonjë raport të ri, ky Komision ka thënë se raporton rregullisht në raportet vjetore të progresit për suksesin e Kosovës në fushat e ndryshme që janë të lidhura edhe me kriteret për liberalizim.

Raporti i fundit për këtë ishte ai i vitit 2019 dhe në të Komisioni kishte përsëritur vlerësimin se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret.

Burimet diplomatike të Radios Evropa e Lirë në Bruksel kanë thënë se Komisioni në vjeshtë, kur do të nxjerrë paketën e zgjerimit dhe raportet vjetore të progresit për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, në to do të përfshijë edhe vlerësimin rreth përmbushjes së kritereve për liberalizim vizash nga ana e Kosovës. Në këtë moment, thonë burimet në Bruksel, pritet që Komisioni të përsërisë se Kosova vazhdon të përmbushë kriteret e nevojshme dhe se Komisioni e mban rekomandimin që vizat të hiqen për udhëtimin e shtetasve të Kosovës në vendet e BE-së dhe vendet tjera të zonës Shengen, të cilat nuk janë anëtare formale të BE-së si: Zvicra, Norvegjia, Islanda dhe Litenshtajni.

Nga disa burime diplomatike është dëgjuar se disa shtete të cilat hezitojnë të mbështesin liberalizimin e vizave për Kosovën –siç është rasti me Francën – kërkojnë një vlerësim të ri për të parë nëse Kosova vazhdon t’i përmbushë kushtet apo jo. Këto vende kanë disa vërejtje në fushën e sundimit të ligjit dhe disa shqetësime për numrin e azilkërkuesve nga Kosova, i cili, ndonëse është i vogël, megjithatë ekziston, sidomos në Francë.

Parlamenti Evropian po ashtu vazhdon të mbështesë liberalizimin e vizave. Për më tepër, shumë deputetë të Parlamentit Evropian i janë drejtuar Presidencës Gjermane që të vendosë në rend dite dhe të sigurojë që edhe për qytetarët e Kosovës të hiqen vizat. Ata kanë rikujtuar se Kosova është vendi i vetëm në rajon që nuk e gëzon këtë të drejtë.

Pengesa e vetme për liberalizim vizash tash qëndron te vendet anëtare të BE-së të cilat, me shumicë të kualifikuar duhet të vendosin në Këshill.

Burimet zyrtare nga Ministria e Jashtme Gjermane kanë thënë se Gjermania vlerëson përpjekjet e Kosovës në vitet e fundit në mënyrë që të përmbushen të gjitha kriteret, sidomos ato që kanë të bëjnë me luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Por, të njëjtat burime rikujtojnë se vendimi për këtë duhet të merret në Këshill të Bashkimit Evropian.

“Në kuadër të kësaj, Gjermania mbështet Kosovën në rrugën e realizimit të liberalizimit të vizave. Për këtë qëllim tashmë kemi pasur bisedime në nivel ekspertësh mes përfaqësuesve të Kosovës dhe ekspertëve të Ministrive Federale të Jashtme dhe të Brendshme gjermane ku kemi diskutuar të gjitha çështjet e hapura” ka thënë ky burim.

Nga Ministria e Jashtme gjermane kanë rikujtuar edhe një prononcim të ministrit për Çështje Evropiane, Michael Roth para një muaji, ku ai ka thënë se sa i përket Kosovës “si BE duhet të zbatojmë atë që kemi premtuar dhe më në fund të ecim përpara në rrugën e liberalizimit të vizave”.

Burimet diplomatike në BE vlerësojnë ë se ende ka gjasa që liberalizimi i vizave të ndodhë para fundit të këtij viti nëse Gjermania, e cila ka kryesimin e radhës të Presidencës evropiane, angazhohet më shumë për këtë temë gjatë vjeshtës. Edhe pse është e mundur që të sigurohet shumica e kualifikuar në Këshillin e BE-së, gjithsesi do të ketë përpjekje që të sigurohet heqja e kundërshtimit të Francës dhe Holandës, dy shteteve të cilat deri më tash kanë hezituar më së shumti për të mbështetur liberalizimin e vizave për Kosovën.

Marrë nga: REL 

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni gjermani kosove liberalizimi i vizave gjermani kosove liberalizimi i vizave

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet