Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
Sport
Gjermania në alarm: Sule pozitiv me Covid, bashkë me të dhe 4 të tjerë në karantinë
9 Nëntor 2021, 17:00Nga DOSJA
GJERMANI – Federata Gjermane e Futbollit ka njoftuar se qendërmbrojtësi Niklas Sule, i vaksinuar rregullisht dhe aktualisht asimptomatik, ka rezultuar pozitiv me Covid në grumbullimin e kombëtares së Gjermanisë, e angazhuar në ndeshjet kualifikuese për Botërorin 2022.
Stafi, së bashku me futbollistët, iu nënshtrua testeve anti-Covid që zbuluan një pozitivitet të lojtarit të Bayern Munichut. Autoritetet shëndetësore kanë urdhëruar edhe karantinimin e katër lojtarëve të tjerë si Joshua Kimmich, Serge Gnabry, Jamal Musial dhe Karim Adeyemi, të cilët kanë patur kontakte të ngushta me Sule, pavarësisht se ata kanë rezultuar negativë në kontrollet e para.
Menaxheri i kombëtares gjermane, Oliver Bierhoff, ka komentuar situatën: “Shëndeti në radhë të parë, numri i të infektuarve me koronavirus është rritur sërish në shkallë vendi, prandaj ne po zbatojmë vazhdimisht rregullat e higjienës dhe të sjelljes. Ky lajm është shumë i hidhur për ne, duke parë dy ndeshjet e fundit kualifikuese për Botërorin, por shëndeti është i pari”. Gjermania do të përballet me Lihtenshtajnin (në Wolfsburg) të enjten dhe Armeninë (në Jerevan) të dielën.
ITALI – Derrat e egër janë futur në veprim. Fushat e futbollit mungonin për “lojërat” e tyre shkatërruese. Kështu, raportohet se në dy mbrëmje, midis të e...
SPANJE – “Rend dhe rregulla” është baza e projektit të trajnerit të ri të Barcelonës, Xavi Hernandez. Ish-mesfushori “blaugrana” e bëri të qartë tashmë gj...
DURRES – Gjatë konferencës së ditës së sotme, Federik Veseli, teksa foli për mungesat në radhët e kuqezinjve, duket pa dashje shprehu edhe mungesën e një ...
DURRES – Frederik Veseli ishte një nga dy lojtarët e Kombëtares, që doli në konferencë për shtyp këtë të martë, për të folur për dy sfidat e radhës ndaj A...
ITALI – Immobile i thotë të gjitha. Ai falënderon Mancinin dhe Sarrin, feston rikthimin e tij te “Azzurrët” dhe heq disa guralecë nga këpuca e tij… ...