LIVE UPDATES
Aktualitet

Gjesti i turpshëm i kryeministrit ndaj Edona Haklajt, Unioni i Gazetarëve: Akt i dhunshëm dhe aspak etik, Rama ka treguar edh

13 Mars 2021, 18:09 Nga DOSJA
Gjesti i turpshëm i kryeministrit ndaj Edona Haklajt, Unioni i

TIRANË– Unioni i Gazetarëve e ka dënuar dhe e ka konsideruar një akt dhune faktin që kryeministri Edi Rama shtyu paraditen e sotme, gazetaren Edona Haklaj, pasi kjo e fundit nuk kishte vënë maskën anti-Covid.

Në një reagim zyrtar, Unioni i Gazetarëve shkruan se një gjest i tillë prej Kryeministrit të vendit përbën në vetvete një akt të dhunshëm dhe aspak etik.

Unioni i Gazetarëve përmend edhe debatin e zhvilluar mes gazetares Ambrozia Meta dhe kryeministrit Edi Rama disa ditë më parë, gjatë një konference për mediat, pasi kreu i qeverisë i tha gazetares se mund t’i ndalohej hyrja si në Shtëpinë e Bardhë.

Deklaratë e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë: Gjesti dhe prekja fizike e gazetares Edona Haklaj nga Kryeministri, një rast i paprecedent. Tiranë më 13.03.2021. Unioni i Gazetarëve Shqiptarë u njoh sot me sekuencën audiovizive dhe reagimin për shkak të shtyrjes, të reporteres së televizionit Fax Neës, koleges Edona Haklaj nga kryeministri i vendit Edi Rama ndërsa po zhvillohej një komunikim me mediat dhe reporterët në Tiranë. Gjesti i shtyrjes fizike për shkak të mungesës së maskës mbrojtëse nga ana e reporteres, përbën një precedent të rrallë dhe në vetvete, ka peshën e një incidenti. Reporterja Haklaj në sqarimin publik në faqen vetiake të fb, përmes një norme të lartë etike ndien përgjegjësinë për mungesën e përkohshme të maskës dhe dënon veprimin e kryeministrit.

Një gjest i tillë prej Kryeministrit të vendit përbën në vetvete një akt të dhunshëm dhe aspak etik. Ditë më parë prepotenca verbale e kryeministrit Rama u ekspozua edhe në komunikimin me reporteren Ambrozia Meta, ndërsa zhvillonte një tjetër konferencë për shtyp me gazetarët. Unioni i Gazetarëve Shqiptarë proteston ndaj gjesteve dhe akteve të tilla, aq më tepër që vijnë prej kryeministrit të vendit dhe në pikun e fushatës elektorale ku siç po vërrejmë me shqetësim, skena politike dhe elektorale po tensionohet skajshmërisht. Akte të tilla, reagimet e ngutshme politike si dhe avokatitë e ekzagjeruara nga subjekte dhe protagonistë politikë ndaj raportimeve të mediave dhe gazetarëve, fatkeqësisht po rikthejnë kuotën tronditëse të politizimit të medias dhe të shtyrjes më tej të ndarjeve të reporterëve dhe mediave në “pro dhe kundër” palëve elektorale.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë shpreh shqetësimin e thellë për këtë situatë dhe klimë. Dënojmë çdo tendencë politizuese, çdo lloj agresioni dhe presioni ndaj gazetarëve dhe reporterëve dhe kërkojmë që partitë politike të respektojnë vullnetin qytetar dhe ndërgjegjen qytetare të gazetarëve profesionistë dhe mediave plurale në vend si dhe legjislacionin në mbrojtje të lirisë së fjalës dhe raportimit. Unioni i Gazetarëve Shqiptarë shpreh solidaritetin e fuqishëm me koleget dhe gazetarët në terren, duke u kërkuar shtimin e kurajos, rritjen e këmbënguljes për raportim të thelluar dhe imponim të transparencës dhe besueshmëri të ofertave elektorale nga ana e subjekteve elektorale, aktorëve dhe kandidatëve që pretendojnë të marrin votëbesimin e qytetarëve në zgjedhjet e 25 prillit 2021, pamvarësisht se cilës palë i përkasin. Organizata jonë përveç denoncimit të rasteve, përgjatë gjithë periudhës së mbetur të kësaj fushate është në kontakte me organizata simotra ndërkombëtare dhe institucione që investohen për lirinë e medias dhe sidomos atë të gazetarëve. Dy rastet në fjalë janë pjesë e këtij raportimi dhe arsye për shumëfishim të reagimeve tona. Zyra e Shtypit. Unioni i Gazetarëve Shqiptarë.

Sot, teksa ndodhej tek shkolla “4 Dëshmorët” në kryeqytet, para nisjes së procesit të vaksinimit, kryeministri Edi Rama shtyu me përbuzje gazetaren Edona Haklaj, e cila ishte pa maskë. Asnjë nga kolegët gazetarë nuk e kundërshtoi shefin e qeverisë, i cili ishte për vete i pajisur me një maskë e cila i binte herë pas here. Vetë gazetarja, në një reagim në rrjetet sociale pranon se ishte pa maskë por shton se kishte shall, (barrierë mbrojtëse e deklaruar nga OBSH), kundër COVID19. Ajo paralajmëron Ramën se me veprimin e tij, ka shumë borxhe për të larë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet rama shtyn me duar gazetaren unioni i gazetareve shqiptare rama shtyn me duar gazetaren unioni i gazetareve shqiptare

Sondazh

Poll
Aktualitet 13 Mars 2021, 15:24

TIRANË– Gazetarja Klodiana Lala ka treguar se Enejt Shyti, i arrestuari që ka pranuar tashmë ekzekutimin e biznesmenit Behar Sofia ka edhe një vëlla ...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet