LIVE UPDATES
Politike

VD-Gjiknuri: S’ka faj qeveria për krizën, kemi harxhuar 500 mln euro mbështetje

24 Mars 2022, 12:06 Nga DOSJA
VD-Gjiknuri: S’ka faj qeveria për krizën, kemi harxhuar 500 mln

TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri deklaroi ditën e sotme në sallën e Kuvendit se qeveria nuk ka faj për krizën. Sipas Gjiknurit qeveria nuk parashikon dot atë që mund të ndodh dhe nuk është faji i qeverisë për pasojat e luftës. Ai u shpreh se në të vërtetë Shqipëria prodhon energji, por kjo ndodh në momente kur çmimi është i lirë në treg. Më tej ai deklaroi se qeveria shqiptare ka harxhuar 500 milionë euro mbështetje.


‘Qeveria po bën gjithçka për të mbështetur qytetarët shqiptarë. Kështu deklaroi në seancën e sotme parlamentare Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri. Nga foltorja e parlamentit, Gjiknuri nënvizoi se qeveria ka blerë 500 mln euro vetëm për energjinë me qëllim mbështetjen e konsumatorëve. “Masat e qeverisë, në mendimin tim, janë shumë ekstreme në dobi të qytetarëve dhe janë mirëfilltazi masa sociale. Të harxhosh 500 mln euro për energji mbështetje, kush e ka bërë këtë? Kjo është bërë vetëm e vetëm për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve dhe për këtë duhet të na kuptojnë. Pikërisht një pjesë e atyre taksave të hidrokarbureve shkojnë për të mbushur buxhetin dhe për të përballuar këtë faturë. Nga ana tjetër qeveria po adreson njerëzit që janë më në nevojë, qoftë për ngritjen e çmimit të drithërave, qoftë për shportën bazë. Kush po ndihmohen? Pensionistët, njerëzit në nevojë, shtresat më të prekura. Qeveria po bën gjithçka dhe po e monitoron krizën. Ju e latë sektorin energjetik, ti vet le një kufomë energjetike. Janë bërë shumë vite që nuk mungon furnizimi me energjinë elektrike. Unë kam qenë promotor që tregu të liberalizohet. Qeveria ka marrë një risk të madh dhe këto taksa që thoni ju, ka dhe borxhe që i keni lënë, ju. Ne kemi ndjekur interesin publik kundër parimeve të tregut, kemi arritur të mbrojmë edhe biznesin e madh. Të harxhosh 500 mln euro për energji mbështetje, kush e ka bërë këtë? Ne e kemi bërë. Kjo qeveri ka bërë gjithçka që ka në dorë. Patjetër rritja e çmimeve mund të ketë ndikim në shumë sektorë të tjerë sepse vërtet mund të thotë dikush u rritën të ardhurat nga taksat, por mund të zvogëlohet puna publike sepse disa kantiere mund të mos punojnë më. Procese të tjera mund të ndërpriten. Nuk e dimë si do shkojë kjo gjë. Çfarë duhet të bëjë qeveria? Të heqë të gjitha taksat e pastaj të ngrejë duart lart? Ju dëshironi të përmbushet skenari: o burra o popull hajde dilni të përmbysim qeverinë. Me politikën e korbave do vini në pushtet ju? Doni të dilni te pjesa që s’kemi më bukë, të përmbyset qeveria dhe të shkojë ai (Saliu) si gjeli mbi pleh e të thotë unë jam shpëtimtari. Kjo është papërgjegjshmëri. Njerëzit janë të stresuar, janë të lodhur, qytetarët shqiptarë kanë nevojë për mbështetje por kanë nevojë edhe për komfort psikologjik. Qeveria po bën gjithçka. Të gjithë duhet të jemi në mbështetje me mundësitë që kemi për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve. Pranvera e shqiptarëve që ti do, do kthehet në një pranverë kobzezë që vetëm ti në mendjen tënde e dëshiron. Ne nuk jemi për këtë. Reformat në energji gjithmonë kanë synuar që tregu të liberalizohet. Unë kam qenë promotor kur isha ministër me idenë që një pjesë e kostove të shkarkohet sipas tregut te biznesi dhe përdoruesit privatë. Dhe këto taksa që thoni ju që thoni përse nuk ulet taksa e naftës, nga do mbushet buxheti i shtetit për të përballuar faturën e energjisë? Sado lirë ta prodhojmë ne energjinë, nuk është vetëm çështja e prodhimit sepse ka transmetim, shpërndarje, investime, stok borxhesh të trashëguar nga qeveria e Sali Berishës, të gjitha këto janë pjesë e strukturës së çmimit. Qeveria ka ndjekur interesin publik kundër parimeve të tregut, ka mbrojtur konsumatorët familjarë, ka mbrojtur biznesin e vogël. Madje, për mendimin tim ka shkuar dhe më tej, ka arritur të mbrojmë edhe biznesin e madh. Përse e ka bërë këtë? Për të mbrojtur të gjitha strukturat e prodhimit sepse çmimi i energjisë do kishte vajtur në një pikë saqë do të falimentonte të gjitha bizneset. E nxori padashje ( Berisha) që ka qenë edhe furnitori politik dhe me njerëz i protestave. Natyrisht mund të ketë edhe njerëz që janë të shqetësuar për çmimet por kur njerëzit manipulohen politikisht dhe u injektohet gjuha e urrejtjes duke shkaktuar shkëputjen nga realiteti për të mos njohur se kush janë shkaqet e vërteta të gjendjes dhe çfarë presim nga qeveria, kjo është të mos ta duash këtë vend. Kjo është ti vësh zjarrin vendit duke përfituar nga momenti i vështirë”, deklaroi Gjiknuri.

LAJMI KRYESOR: LIVE-KUVENDI nis me DEBATE, Spaho kërkon interpelancë, Alibeaj: Kërkuam mocion me Ramën

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike damian gjiknuri seanca plenare 24 mars 2022 damian gjiknuri seanca plenare 24 mars 2022

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet