LIVE UPDATES
Politike

VD-Kryemadhi:100persona paguhen për të bërë eskortën e Veliajt.Kam video të Ramës nga Dubai

24 Mars 2022, 12:50 Nga DOSJA
VD-Kryemadhi:100persona paguhen për të bërë eskortën e

TIRANË- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi nga Foltorja e Kuvendit tha se 40% e popullsisë shqiptare jeton nën minimumin jetik, duke mos i kursyer akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Në fjalën e saj Kuvend, ajo tha se ka një video nga Rama e ministrat e tij në Dubai, ku duket se nuk po e vuajnë krizën, megjithatë zgjodhi të mos jepte detaje të tjera. Ndërsa akuzave të saj, nuk u shpëtoi as Veliaj. 


“E nderuar drejtuese e seancës, të nderuar deputetë të vendit më të zhvilluar dhe të lumtur. Të gjitha ia dimë për nder Zeusit. Sot produktet e shportës janë rritur me 30%. Kemi 100 e ca këshilltarë që paguhen për të bërë eskortën e kryetarit të Bashkisë. Të paktën edhe për moral politik është e ndershme të mos tallemi me qytetarët, të jemi të ndershëm. Jam e bindur se qytetarët na kuptojmë shumë më mirë kur themi të vërtetën dhe kërkojmë falje. Një nga kolegët përmendi çështjen e pandemisë, tërmetit, por nga ajo që po kuptojmë është se të dyja jo vetëm që nuk ka pasur asnjë efekt të qytetar, por i kanë kthyer në skllevër të lëmoshës, po në një pastrim parash të grupeve kriminale, shiko kontraktorët dhe nënkontratorët e rindërtimit, të kuptosh se çfarë është paketa e rezistencës sociale. Më erdhi një video nga Dubai, për EXPO me vizitën e famshme, ku nuk pashë një fytyrë që vuante luftën e Ukrainë, apo cimet, po një ekzaltim të jashtëzakonshëm, është me rëndësi që të paktën edhe për moral politik, do ishte më e ndershme të mos tallemi me qytetarët, më mirë t’iu themi që paratë kanë shkuar të inceneratorët, të koncesionet, e kështu me radhë, nganjëherë qytetarët e kuptojnë shumë më mirë kur i themi bëmë gabim na falni,”- tha Kryemadhi.

Fjala e plotë e kryetares së LSI, Monika Kryemadhi në Parlament

E nderuar drejtuesë e seancës, të nderuar deputetë të vendit më lumtur në botë, të vendit më të pasur në botë, të vendit që ka taksat më të ulëta në botë, të vendit që ka pagat më të larta në botë, të vendit që ka shëndetësinë falas, i vetmi që shërbehet në maksimumin e shërbimit, vendi që ka ekonominë më të zhvilluar në botë, vendi që ka demokracinë më të madhe në botë, vendi që ka çdo gjë më mirë se kushdo tjetër në botë. Dhe sigurisht të gjitha këto ne duhet t’ja dimë për nder lartmadhnisësë tij, zeusit i cili jam i bindur që në shenjë proteste do të në conte në gjykatë për fyerje këdo që ka krahasur lartmadhninë tonë me të. Në fakt është shumë korrektë kur në lëmë një kohë të limituar për të folur për për paketën e furnellës së rezitencës, që të gjithë shqiptarët e moshës time e kujtojnë sec ishte ajo dhe sa e domosdoshme ishte. Por një furnellë e tillë nuk mund të zgjidhë dot hallet e shqiptarëve.

Sot produktet e shportës janë rritur me 30%, çmimi i bukës është rritur me 20 lekë por jo vetëm në cmim është ulur dhe në peshë. Nafta me 236 lekë, kemi krijuar një bord, e qan lartmadhnia historinë e bordeve, strukturë mbi strukturë, strukturë mbi strukturë. Realisht mbi 40% e popullsisë shqiptare jeton nën minumimin jetik. Në 24 shkurt, po në këtë foltore kam kërkuar dhe ju kam thënë lërini këto deklaratat përkrahëse, se me thënë deklaratat e parlamentit tonë ishin më të forta se deklaratat e presidentit amerikan Biden dhe NATO-s. Por kam kërkuar që të mblidhet këshilli i emegjencës, në mënyrë të tillë sepse do të ishin pasojat më të mëdhaja që do t’i ndjenim në ekonomi në bukën e përditshme sepse mbi 90% e importeve shqiptare vinin nga Serbia. Duke pasur parasysh që Serbia ishte një nga vendet që nuk do të vendoste asnjë lloj sanksioni në marrëdhënie me Rusinë. Për të mos vazhduar pastaj me çmimin e naftës apo për të mos vazhduar me ngritjen e çmimeve që janë të lidhura drejtëpërsëdrejti me ndërtimin dhe që kanë impakt të menjëhershëm tek qytetarët.

Në fakt, një nga kolegët pak më përpara përmendi çështjen e pandemisë, çështjen e tërmetit. Por nga ajo çfarë po kuptojmë sot qoftë tërmeti i 26 nëntorit, qoftë edhe pandemia jo vetëm që nuk kanë pasur asnjë lloj efekti te qytetarët përkundrazi i ka kthyer ata në skllevër të lëmoshës që mund hidhet herë pas here por janë kthyer në një pastrim të jashtëzakonshëm, sidomos në pjesën e ndërtimit, çështja e rindërtimit përsa i përket parave të grupeve kriminale. Mjafton të shikosh kontraktorët dhe nënkontraktorët e rindërtimit dhe do të kuptosh se çfarë është paketa e rezistencës. Mjafton të shikosh importuesit kryesor të ilaçeve të pandemisë dhe do të shikosh se çfarë është paketa e rezistencës. Mjafton të shikosh çmimet e naftës dhe çmimet me të cilat punohet, do të kuptosh se çfarë është paketa e rezistencës. Mjafton të shikojmë dhe atë çfarë shikojmë nëpër lajme se kush janë partnerët strategjikë për zhvillimin e turizmit dhe do të kuptojmë se kush është paketa rezistencës. Pra, edhe sot e kësaj dite që ne vazhdojmë dhe flasim për rezistencën sesi mund t’i japim njerëzve sadopak rezistencë mendore, trupore dhe shpirtërore nuk është gjë tjetër veçse kapitullim i plotë i tyre.

Pak më përpara më erdhi një video nga Dubai për ‘Ekspo 2020’ në Dubai që ishte vizita e qeverisë sonë të famshme me të gjithë kolegët tanë që janë deputetë dhe ministra. Nuk shikoja ndonjë fytyrë që vuante dhimbjen e luftës e Ukrainës apo dhe dhimbjen e çmimeve të naftës apo dhimbjen e situatës në të cilën jemi por përkundrazi shikoja një ekzaltim të jashtëzakonshëm. Shumë mirë, se nuk ka asgjë të keqe sepse në fund të fundit qënie njerëzore jemi por të paktën qoftë edhe për moral politik por qoftë edhe për moralin e këtij parlamenti të mos tallemi me qytetarët më mirë t’ju themi që nuk kemi mundësi t’ju ndihmojmë sepse paratë tona kanë vajtur tek inceneratorët, paratë tona kanë vajtur tek koncesionet, paratë tona kanë bërë shitje energjie elektrike një vit më parë sepse do t’i bënim ndere miqve tanë apo do të bënim afera të tjera. Nganjëherë, qytetarët e kuptojnë shumë më mirë kur i themi kemi bërë gabim dhe na falni. Sesa kur kërkojmë t’i mashtrojmë dhe t’i gënjejmë. Kur gënjejmë për herë të parë, oki edhe njerëzit e pranojnë por kur gënjeshtra kthehet në sëmundje edhe shpagimi është më i madh.

LAJMI KRYESOR: KUVENDI nis me DEBATE, Spaho kërkon interpelancë, Alibeaj: Kërkuam mocion me Ramën

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike monika kryemadhi seanca plenare 24 mars 2022 monika kryemadhi seanca plenare 24 mars 2022

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit