All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Politike

Gjiknuri tregon detaje nga mbledhja në KP: Ka rëndësi që opozita u kthye në negociata, listat mund të hapen 100%

24 Korrik 2020, 18:19 Nga DOSJA
Gjiknuri tregon detaje nga mbledhja në KP: Ka rëndësi që
All - Paragraf - 1

TIRANË- Përfaqësuesi i maxhorancën në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri, ka treguar se çfarë është disktuar në Këshillin Politik. Në një deklaratë për mediat në përfundim të mbledhjes së Këshillit Politik, Gjiknuri u shpreh se  është një gjë e mirë që opozita u rikthye në tryezë dhe është dakord për hapjen e listave.

DEKLARATA E PLOTË

Së pari, më lejoni që tu bëj një prezantim të shkurtër të qëndrimit të Partisë Socialiste në lidhje me ato çka u propozuan sot, ishte një dokument politik pasi nuk është se erdhën me amendime të caktuara. Një gjë është për tu përshëndetur, që risitë kushtetuese apo ndryshimet kushtetuese që po shqyrtohen në Kuvendin e Shqipërisë janë gjetur me vend edhe nga opozita jashtëparlamentare. Pse e them këtë? Sepse në dokumentin e tyre politik që sollën sot në Këshill, ata mbështesin hapjen e listave të kandidatëve. Amendimet e sotme kushtetuese nuk e pengojnë atë çka kërkon opozita e bashkuar jashtëparlamentare, pasi këto amendime mundësojnë hapjen e listave dhe ja delegojnë Kodit Zgjedhor këtë për ta rregulluar. Kjo ishte risia e parë.
 
Së dyti, ka rëndësi që Partia Demokratike dhe opozita e drejtuar prej saj u kthye në tavolinën e negociatës, megjithëse fatkeqësisht duke humbur kohë. Kanë mbi një muaj që kundërshtojnë një iniciativë që tashmë po e përshëndesin, pra për hapjen e listave. Koha nuk ndalon dot kur ata janë kundër dhe të rifillojë sa herë që Partisë Demokratike ti kthehet mendja. E rëndësishme është që ndryshimet që kanë ndodhur mbi amendimet fillestare të paraqitura adresojnë edhe shqetësimet e opozitës të cilat i delegohen Kodit Zgjedhor. Së pari, mundësojnë hapjen e listës së kandidatëve, pra vota parapëlqyese sanksionohet dhe së dyti, çështja e aleancave, koalicioneve, partive dhe mënyrën se si do të grupohen partitë politike në garë elektorale. Siç u përmend dhe aty le të zgjedhin modelet aktuale perëndimore të cilat kanë përshtatur hapjen e listave dhe njëkohësisht lejojnë aleancat sipas rregullimeve që bëjnë pjesa më e madhe e vendeve. Këto gjëra do të rregullohen në Kodin Zgjedhor sepse Kodi i ka të gjitha mundësitë. Ne sëbashku me opozitën qoftë atë parlamentare apo atë jashtëparlamentare jemi të gatshëm që ti detajojmë të gjitha këto rregulla në mënyrë që të kemi një administrim sa më të thjeshtë e të qartë të zgjedhjeve. Duhet thënë se hapja e listave ka sfida të mëdha administrative përtej shqetësimeve që mund të kenë ngritur edhe të tjerë. Ka sfida edhe nga pikëpamja e menaxhimit ndaj duhet shumë kujdes dhe tek mënyra se si formohen koalicionet dhe të gjitha aspektet të cilat vetëm Kodi Zgjedhor do të mund ti rregullojë siç duhet.

 z.Gjiknuri, Partia Demokratike kërkon ruajtjen e koalicioneve në formën aktuale. A mund të bëhet kjo? A pranoni ju të bëhet?

 Nuk kemi gjetur dhe ja kërkuam edhe ekspertizës, le të na gjejnë modele të vendeve të cilat kanë lista të hapura, proporcional rajonal në mënyrën siç e kemi ne dhe që kanë koalicione të tilla zgjedhore. Deri më tani nuk kemi gjetur. Le të marrim modelet e vendeve që kanë jemi të gatshëm që të gjejmë modelin që të na përshtatet

 Z.Gjiknuri, duket se problemi nuk janë listat por koalicionet?

Problemin varet se si e shikon. Ajo çka është sanksionuar aty dhe që është risia më e madhe e ndryshimeve kushtetuese është hapja e listave. Kjo ka qenë e debatueshme për një pjesë të politikës, përfshirë edhe mua që kam patur skepticizmin tim, dhe nuk e mohoj. Në fund të fundit triumfon vullneti i shumicës se hapja e listave ka një kërkesë tashmë të gjithëpranuar, mbi të gjitha edhe nga opozita jashtëparlamentare. Kështu që të gjitha shqetësimet politike që mund të kenë, ato duhet të trajtohen tek Kodi Zgjedhor.

z.Gjiknuri a mjaftojnë 6 ditë kohë për këtë?

 Shikoni, a doli njeri që të thotë që formulimet aktuale të ndryshimeve kushtetuese pengojnë hapjen e listave siç kërkohet dhe çështjen e koalicioneve zgjedhore? Nuk e thotë dot njeri sepse të gjitha këto rregullohen me ligjin zgjedhor. Edhe aty, në të gjithë atë debat thuhej ne duam garanci që kjo do të jetë kështu! Hajde sëbashku sepse garancia më e madhe e këtij procesi është që je palë në proces. Të punojmë siç kemi punuar deri më tani, nuk ka garanci për gjëra të cilat nuk i dimë. Ama ka një gjë, në momentin që miratojmë ndryshimet kushtetuese hajde të ulemi e ti zbërthejmë përfshirë edhe shqetësimet tuaja politike të cilat u ngritën edhe në këtë dokument politik të sotëm. Ti adresojmë në Kodin Zgjedhor me qetësi të gjitha shqetësimet që ka çdolloj pale.

 Z.Gjiknuri a është e mundur hapja 100% e listave?
 
Gjithçka është e mundur dhe në draftin kushtetues që shumë shpejt besoj të marrë fuqi është përcaktuar jo më pak se 2/3. Pra i është lënë ligjvënësit që nëpërmjet ligjit zgjedhor të përcaktojë të gjitha modalitetet qoftë edhe 100% e listave të hapura.

Gjiknuri ju nismën kushtetuese e bëtë për hapjen e listave apo për ti bërë koalicionet sa më pranë modeleve evropiane?

Së pari, iniciativa erdhi nga opozita parlamentare dhe jo nga Partia Socialiste. Së dyti, për shkak edhe të problemeve që u krijuan në lidhje me miratimin e marrëveshjes së 5 Qershorit por qoftë edhe për një reflektim të mëtejshëm rreth një kërkese të kahershme popullore. Një kërkesë e cila doli edhe më në pah nga zhgënjimi që patën shumë qytetarë shqiptarë që për shkak të kontradiktave politike ne nuk mundëm të adresojmë siç duhet të gjitha rekomandimet e ODIHR. Atëherë me të drejtë njerëzit më thonin edhe mua drejtpërdrejt, çfarë arritët? Çfarë u bë ndonjë gjë e rëndësishme? Me sa pamë kërkesa kryesore ka qenë hapja dhe demokratizimi i listave të kandidatëve. PD për një muaj në vend që të merrej me këtë kishte hallin të nxirrte citimet e mia. Unë e them ka sfida hapja e listave dhe pikërisht për këto sfida duhet të punojmë sëbashku. Nuk është kollaj thjesht të thuash u hapën por se si do të administrohet ky proces?

 A mund të realizohet kjo sfidë deri të enjten?

Kjo sfidë do të realizohet në Kodin Zgjedhor dhe pikërisht kontributi i Partisë Demokratike duke ngritur ato shqetësime do ta bëjë këtë proces më të besueshëm.

Pse do të ju besojë ju Partia Demokratike në avancë?

Sepse Partia Demokratike edhe në marrëveshjen e 5 Qershorit realizoi të gjitha kërkesat e saj nëpërmjet një procesi konsensual të reformës zgjedhore. 

Këshilli Politik është mbledhur sot për të diskutuar ndryshimet kushtetuese, por s’është arritur një marrëveshje. Gjiknuri kërkoi nga opozita të kishte propozimet konkrete, por kur dokumenti i shkoi mbi tavolinë ai është shprehur kundër. Opozita e bashkuar propozon që të hapen 100% listat dhe të mos preken koalicionet dhe shpërndarja e mandateve. Hajdari nga ana tjetër ka bërë me dije se është dakord me propozimin e opozitës jashtëparlamentare.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike damian gjiknuri opozita e bashkuar mbeshtet hapjen e listave takimi ne kp per listat e hapura damian gjiknuri opozita e bashkuar mbeshtet hapjen e listave takimi ne kp per listat e hapura

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet