Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
“Jam sëmurë, dua të dal”/ GJKKO rrëzon për herë të katërt kërkesën për liri të Fatos Tushes
30 Shtator 2021, 11:04Nga DOSJA
TIRANË– Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka refuzuar për të katërtën herë kërkesën e ish-kryebashkiakut të Lushnjës, Fatos Tushe për të dalë nga burgu. Ndaj ish-kryebashkiakut, trupa gjykuese e GJKKO-së ka vendosur që të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg”.
Tushe, kërkoi masë më të butë me argumentin se nuk është në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa në seancat e shkuara u shpreh: Nuk jam i rrezikshëm, dhe jam i gatshëm që të ofroj garanci pasurore për lirimin tim. Kam probleme kardiake, gur në tëmth dhe vuaj nga mushkëritë. Kërkoj lirinë pasi jam intolerant dhe alergjik edhe ndaj ushqimeve.
Tushe u arrestua nën akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës, ndërkohë që kërkesë për një masë më të butë kanë bërë dhe vartësit e tij në Bashkinë e Lushnjes. Ish-kryebashkiaku, u shkarkua të nesërmen e arrestimit, me firmë të kryeministrit Edi Rama, i cili ka thënë se Tushe duhet të përballet me drejtësinë pa mbështetjen e PS-së.
(k.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka folur lidhur me situatën e pandemisë së koronavirusit në vendin tonë. I ftuar në “ABC Live”, Alimehmeti ka th...
TIRANË– Pedagogu Rezart Prifti ka dhënë një deklaratë të fortë që prek rrethet në vend, duke deklaruar se pedofilia është një fenomen mjaft i përhapu...
TIRANË– Ipeshkëvi i Rrëshenit, Dom Gjergj Meta ka ndarë një mesazh pas ngjarjeve të bujshme që ndodhën në qytetin e Lezhës dy ditët e fundit. Pas vra...
TIRANË- Policia e Kavajës ka vënë në pranga një person i cili ushtronte profesionin e topografit në njësinë adminstrative Golem. Sipas policisë, 66-vje&cce...
DURRËS– Babai i Aldi Ramës është kthyer nga Greqia për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të djalit të tij. Ceremonia do të zhvillohet në orën 14:0...
LEZHË- Policia e Lezhës ka arrestuar ditën e sotme dy persona të cilët po transportonin 13 emigrantë të paligjshem duke iu premtuar kalimin në vendet e BE,...