LIVE UPDATES
Aktualitet

Gjykata e Lartë hap garën për anëtarët e rinj të KLGJ, afati për të paraqitur kandidaturat

22 Korrik 2021, 13:05 Nga DOSJA
Gjykata e Lartë hap garën për anëtarët e rinj të

TIRANË– Gjykata e Lartë ka hapur garën për kandidaturat për anëtarët e rinj të KLGJ. Në fund të këtij viti përfundon edhe mandate i anëtarëve aktualë dhe kandidatët e rinj mund të paraqesin kandidaturat e tyre deri më 3 shtator.

Kandidatët duhet të paraqesin disa dokumentacione teksa më pas do të jetë Administrata që verifikon kushtet ligjore dhe shpall kandidaturat zyrtare në faqe.

Njoftimi nga Gjykata e Lartë:

Për hapjen e procedurës së aplikimit të kandidatëve; Për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor; Sipas nenit 147/b të Kushtetutës, mandati i anëtarit të Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) mbaron me përfundimin e afatit kohor të mandatit. Referuar nenit 277 të ligjit 115/2016 “Për qeverisjen e organeve të sistemit të drejtësisë”, që parashikon se mandati i anëtarëve të ish KLD-së përfundonte “në ditën kur zgjidhet anëtari i fundit i Këshillit të Lartë Gjyqësor”dhe se KLGJ konsiderohet i krijuar “në ditën kur zgjidhet anëtari i fundit i tij”, data 12 dhjetor 2019, kur janë zgjedhur nga Mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve 6 anëtarët e fundit përcakton momentin nga i cili fillon mandati i anëtarëve të këtij organi. Për rrjedhojë, data 12 dhjetor 2021 konsiderohet si data e përfundimit të mandatit respektiv për 5 anëtarët e KLGJ-së, sipas shortit të hedhur në momentin e krijimit të KLGJ-së, respektivisht, 3 anëtarë të zgjedhur nga radhët e gjyqtarëve, si dhe 2 anëtarë të zgjedhur nga radhët e pedagogëve.

 Referuar rregullave ligjore që përcaktojnë zhvillimin e kësaj procedure të hollësishme, ndjekja e të gjithë fazave procedurale nevojitet të respektohet me përpikmëri, me qëllim përmbushjen e detyrimit ligjor nga të gjitha organet kompetente të zgjedhjes së anëtarëve të rinj, jo më vonë se data 12 dhjetor 2021. Gjithashtu, bazuar në nenet 9 dhe 107 të ligjit 115/2016, jo më vonë se 4 muaj nga data e mbarimit të mandatit të anëtarëve të KLGJ-së shpallet thirrja nga Kryetari i Gjykatës së Lartë për paraqitjen e shprehjes së interesit nga gjyqtarët për anëtarë të KLGJ-së. Në zbatim të këtij detyrimi, Zëvendëskryetari i Gjykatës së Lartë me anë të këtij njoftimi publik shpall thirrjen për paraqitjen e kandidaturave për anëtarë të KLGJ që duhet të plotësohen nga radhët e gjyqtarëve të të gjitha niveleve. Sipas nenit 9 të ligjit 115/2016, afati ligjor fundor brenda të cilit duhet të shpallet thirrja për paraqitjen e interesit për anëtarë të KLGJ është data 12 gusht 2021. Ligji ka parashikuar ndjekjen e disa fazave procedurale edhe afateve konkrete, të cilat llogariten duke konsideruar datën 12 gusht 2021, si datë të fillimit të procedurave përkatëse. Meqenëse shpallja e thirrjes për shprehjen e interesit nuk mund të bëhet tej datës 12 gusht 2021, vlerësohet e arsyeshme që thirrja të bëhet më parë, me qëllim që të mos lihet në afatin fundor, si dhe duke qenë se për shkak të ligjit, muaji gusht është muaj i pushimeve vjetore në sistemin e drejtësisë. Me qëllim që kandidatët dhe organet përkatëse të kenë kohën e mjaftueshme për përmbushjen e detyrimeve ligjore, afati i paraqitjes së kandidaturave do të jetë data 3 shtator 2021.

 Administrata e Gjykatës së Lartë, brenda 7 ditëve nga dita kur mbyllet afati për dorëzimin e kërkesës dhe dokumentacionit përkatës, kryen verifikimin e kushteve ligjore dhe shpall kandidaturat në faqen zyrtare. Vendimi për përjashtimin e kandidaturave bëhet nga Komisioni i Kualifikimit pranë Gjykatës së Lartë, i cili përbëhet nga Kryetari dhe 2 gjyqtarë të caktuar me short. Kandidatët e përjashtuar nga Komisioni i Kualifikimit kanë të drejtë të ankohen brenda 5 ditëve nga njoftimi i vendimit në Gjykatën Administrative të Apelit, e cila vendos brenda 7 ditëve nga data e depozitimit të ankimit. Kryetari i Gjykatës së Lartë thërret Mbledhjen e Përgjithshme të gjyqtarëve të të gjithë niveleve, për zgjedhjen e kandidatëve, jo më vonë se 2 muaj para datës së mbarimit të mandatit të anëtarëve të KLGJ, sipas nenit 13 të ligjit 115/2016. Brenda 5 ditëve nga shpallja e vendimit në faqen zyrtare të institucioneve mund të bëhet ankim në Gjykatën Administrative të Apelit, e cila vendos brenda 7 ditëve për rrëzimin e kërkesës ose për përsëritjen e zgjedhjeve.

Bazuar në nenin 10, pika 3 të ligjit nr.115/2016, të ndryshuar, kandidatët për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor, bashkë me shprehjen e interesit, duhet të paraqesin dokumentet e mëposhtme:

a) jetëshkrimin e përditësuar;

b) deklaratat individuale të gjyqtarëve që i kanë mbështetur, të nënshkruara rregullisht, sipas këtij formati: http://gjykataelarte.gov.al/ëeb/deklarate_klgj_5880.pdf

c) formularin e vetëdeklarimit, në zbatim të ligjit “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, sipas këtij formati: /ëeb/Formular_Vetedeklarimi_3556_1.php

ç) një platformë personale të qëllimeve dhe objektivave që propozojnë të ndjekin në qoftë se zgjidhen;

d) një deklaratë individuale të nënshkruar, përkundrejt përgjegjësisë ligjore, që nuk kanë qenë anëtarë ose bashkëpunëtorë të shërbimeve të inteligjencës përpara 2 korrikut 1991, sipas këtij formati: http://gjykataelarte.gov.al/ëeb/formulari_ish_sigurimi_shtetit_5878.pdf

dh) një deklaratë individuale të nënshkruar, përkundrejt përgjegjësisë ligjore, se nuk janë bashkëpunëtorë, informatorë ose agjentë të shërbimeve sekrete;

e) informacion mbi të afërmit e shkallës së dytë, ungj/emtë, nip/mbesë, gjysh/gjyshe, gjysmë vëlla/motër dhe të afërmit e shkallës së parë të bashkëshortit/bashkëjetuesit, prindër, fëmijë dhe vëllezër/motra që ushtrojnë në mënyrë aktive profesionin e avokatit ose janë pronarë ose drejtues ekzekutivë në subjektet ekonomike, të cilat klasifikohen si tatimpagues të mëdhenj nga autoriteti tatimor. Këshilli i Lartë Gjyqësor miraton dhe vë në dispozicion të të interesuarve një formular tip për dhënien e këtij informacioni, sipas këtij formati: http://klgj.al/ëp-content/uploads/2021/07/VENDIM-Nr.-277-dat%C3%AB-01.07.2021-P%C3%8BR-MIRATIMIN-E-FORMULARIT-N%C3%8B-ZBATIM-T%C3%8B-NENIT-10-T%C3%8B-LIGJIT.pdf

ë) listën e personave të lidhur, të përcaktuar në ligjin për “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”.

Ju bëjmë thirrje të gjithë gjyqtarëve që kanë kaluar me sukses procesin e rivlerësimit kalimtar, sipas ligjit nr.84/2016, të shprehin interesin e tyre për të marrë pjesë në procesin e zgjedhjes së anëtarëve të KLGJ me qëllim përtëritjen e përbërjes së këtij organi kushtetues me gjyqtarë që garantojnë profesionalizëm dhe besueshmëri. Shprehja e interesit dhe dokumentet shoqëruese mund të bëhen në adresën elektronike [email protected] , si dhe në adresën postare të Gjykatës së Lartë: Rruga Ibrahim Rugova, Nr.20, 1001, Tiranë.

(kle.m./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ggjykata e larte ggjykata e larte

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj