Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Ekonomi
Goditja nga pandemia/ Guvernatori Sejko: Fillimi i vaksinimit do të përmirësojë ekonominë
14 Janar 2021, 16:29Nga DOSJA
TIRANË– Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka deklaruar se ndikimet negative në ekonomi pritet të jenë afatshkurtra dhe kthimi duhet të jetë i shpejtë nëse situata me vaksinimin ndaj COVID-19 shkon drejt normalizimit.
Sejko ka marrë pjesë në forumin për vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore, të organizuar nga ”Euromoney”me fokus mbi pandeminë dhe masat e marra për të mbështetur financiarisht bizneset dhe qytetarët.
Në fjalën e tij guvernatori u shpreh se sektori bankar ka pasur një barrë të madhe në gjithë vitin 2020, dhe ka luajtur rol të rëndësishëm në kapërcimin e sfidave ekonomike.
Sipas tij, shtyrja e pagesave të kësteve të kredisë, heqja e tarifave të transaksioneve apo edhe ulja e normës bazë të interesit kanë ndikuar pozitivisht në kapërcimin sa më të shpejtë të situatës.
“Ky sektor iu përgjigj pozitivisht dhe në mënyrë aktive vendimit për shtyrjen e pagimit të kësteve të kredisë për kategori të caktuara huamarrësish dhe ristrukturimit të kredive për kategori të tjera, e cila ka zhvendosur një pjesë të barrës financiare të krizës në bilancet e këtij sektori. Ndërkohë, rritja e kreditimit ka vazhduar dhe ka ndihmuar me likuiditet bizneset dhe familjet në vështirësi të përkohshme, si dhe ka mbështetur vijimin e investimeve”, ka thënë guvernatori.
(kle.mu./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Ministrja Anila Denaj është përplasur me eksperten e ekonomisë Zana Guxholli. Te ftuara në “Open”, të dyja debatuan teksa diskutonin për taks...
TIRANË– Normat e shfrytëzimit të kapaciteteve në ekonominë shqiptare ngelën të ulëta edhe në tremujorin e katërt të vitit të kaluar.Sipas vrojtimit t...
Dorian H. është një i ri shqiptar që ka fituar deri më tani 200 mijë dollarë nga puna online për individë dhe kompani jashtë vendit. Profesioni i tij është i li...
Ekonomi13 Janar 2021, 21:50
TIRANË- Biznesmeni i njohur Nikollaq Neranxi ka hedhur akuza të forta kundër Ministres së Ekonomisë, Anila Denaj. I ftuar në emisionin “Open” Neranxi tha s...
Çudirat në vendin tonë nuk kanë të sosur! Tushe Dosti nga Fieri ankohet në emisionin Fiks Fare se edhe pse ka qenë viktimë e dhunës së ushtruar nga bashk...
Sëmundja e Pishave ose e njohur ndryshe si procesionaria po çon drejt tharjes pyjet nga veriu në jug. Eksperti Agron Qerimi shprehet se përhapja e saj ta...
Fenomeni i rritjes së çmimeve në prag të festave të fund vitit ka marrë fund, teksa shihet se niveli i inflacionit gjatë muajit dhjetor ishte vetëm 1.1 p...
Banka Botërore është optimiste për rimëkëmbjen e ekonomisë duke marrë parasysh që në shumë vende të botës ka nisur të bëhet vaksina anti-COVID-19. Në parashikim...
Trajtimi financiar për koronavirusin është i ndryshëm në varësi të gjendjes që kalon pacienti. Ai fillon nga 10 mijë lekë të rinj për asimptomatikët, të cilët m...