LIVE UPDATES
Ekonomi

4.7 mln lekë kurimi në shtëpi nga Covid 19, pandemia që po rrënon ‘xhepat’ e shqiptarëve

11 Janar 2021, 20:47 Nga DOSJA
4.7 mln lekë kurimi në shtëpi nga Covid 19, pandemia që po

Trajtimi financiar për koronavirusin është i ndryshëm në varësi të gjendjes që kalon pacienti. Ai fillon nga 10 mijë lekë të rinj për asimptomatikët, të cilët mund të konsumojnë vitamina, deri në mijëra euro për ata që e kalojnë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe ndoshta u duhet dhe trajtim jashtë vendit.

Po sa ju kushton xhepave të shqiptarëve kurimi i koronavirusit në shtëpi?

Fiksi Fare bëri një vëzhgim në disa farmaci të kryeqytetit lidhur me disa receta që mjekët u kishin dhënë pacientëve me covid me shenja jo të lehta dhe që trajtoheshin në shtëpi. Ilaçet ishin të shtrenjta dhe nuk hynin as në listën e barnave të rimbursueshme nga shteti, ose ato që rimbursoheshin ishin në çmime të pallogaritshme për tatalin përfundimtarë të recetës.

Si një virus i panjohur edhe shtete të ndryshme kanë protokolle të ndryshme kurimi për të, të cilat edhe mjekë të ndryshëm në vendin tonë kanë përkrahur dhe sugjerojnë mjekime të ndryshme. Fiksi në bazë të recetave të dhëna nga mjekët gjetën edhe antiviral si favira apo remdesivir që shiten kontrabandë nëpër farmaci . Çmimi i tyre shkon nga 100 deri në 1200 euro. Por ky ilaç sipas autoriteteve është kontrabandë dhe nuk duhet të përdoret nga të sëmurët, gjë të cilën e pohuan edhe farmacistët. Këto ilaçë nuk ju lejohet t’i mbajnë, por që sërish i shesin në mënyrë kontrabandë. Madje ata ju pohojnë bashkëpunëtorëve të Fiksit se mund t’i ndihmojnë edhe me numra telefonash të infermierëve të cilët ju ofrojnë shërbim në shtëpi për të bërë injeksione, pasi në recectat e mjekëve jepen edhe antibiotikë që duhet të injektohen në vena apo muskuj. Çmimi varion edhe për shërbimin në shtëpi nga 30 mijë lëkë të vjetra deri në 50 euro.

Fiksi telefonon një prej infermiereve numrin e të cilës ia dhanë në një prej farmacive. Në bisedë infermierja kërkon 30 mijë lekë të vjetra për të bërë injeksionin në shtëpi, pa harruar të shtoj se ky është çmimi më i ulët në treg në krahasim me sa lekë marrin kolegët e saj.

Fiks Fare iu drejtua edhe Urdhrit të Farmacistit, ku presidentja Diana Toma thotë se në të tilla raste rregullator duhet të jetë shteti. Nëse një farmacist jep ilaçet me çmim dhe pullë në bazë të recetës së lëshuar nga mjeku, nuk përbën asnjë shkelje sipas znj. Toma. Përsa i përket medikamentit Remdesevirin presidentja e urdhrit shpjegon se përveçse ky antibiotik ka qenë për përdorim spitalor është edhe për shitje në farmaci. Për antiviralin Favira ajo shton se shteti duhet ta ligjërojë derisa mjeku e jep në recetë dhe në këtë mënyrë farmacistët apo edhe pacientët nuk do e kenë të nevojshme ta marrin në rrugë jo të ligjshme.

Për rastet e gjetura nga Fiks Fare, një pacient që e kalon covidin jo me shenja të lehta dhe kurohet në shtëpi duhet të paguajë:

antibiotikët, antikoagulantët dhe vitamina rreth 20 mijë lekë

+ 2 kuti antiviralë Favipiravir 24 mijë lekë

+ një kurë Remsedivir 360 mijë lekë

+shërbimi i infermieres në shtëpi për 5 ditë , 15 mijë lekë

Në total një pacient vetëm për mjekim harxhon 419 mijë lekeë të reja

Në këtë shumë nuk janë përfshirë ekzaminimet si analizë PCR, analizat paketë kontroll covidi, skanerin, të cilat nëse nuk i bën në privat , duhet të presësh planifikimin në shtet,ndërkohë që covidi përparon dhe pacienti rrezikon jetën nëse nuk merr mjekimin në kohën e duhur .

Duke llogaritur me çmimet më të ulëta, këto analiza dhe ekzaminime kushtojnë rreth 50 mijë lekë të reja. Pra për një pacient kurimi në shtëpi kushton rreth 470 mijë lekë të reja,pa llogaritur qiranë për aparatin e oksigjenit.

Marrë nga Top Channel 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale koronavirusi ne shqiperi trajtimi financiar për koronavirusin koronavirusi ne shqiperi trajtimi financiar për koronavirusin

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet