“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Aktualitet
Grabitës të specializuar të qendrave tregtare, arrestohen 5 shqiptarë në Itali
22 Dhjetor 2021, 07:07Nga DOSJA
ITALI – Dy gra dhe tre burra të gjithë me kombësi shqiptare janë arrestuar pasi ishin përgjegjës për dhjetra vjedhje në qendrat tregtare në të gjithë Italinë. Sipas hetimeve, rezulton se banda shkonte nga Shqipëria për në Itali, merrte makina me qira dhe kryente një sërë vjedhjesh dhe më pas ktheheshin sërisht në vendin e tyre. Malli i sekuestruar kap vlerën e 8 mijë eurove.
Hetimet për identifikimin e kanaleve të marrjes së mallit që mund të kishte destinacionin jashtë Italisë po vazhdojnë. Të pestë shqiptarët në momentin e arrestimit ndodheshin në një qendrën tregtare në Portogruaro. Hetimet kanë nisur në muajin shtator pas denoncimit të avokatëve të zinxhirit të firmës së njohur H&M.
Prokuroria Publike e Pordenones ka nisur një hetimor të gjërë duke kryer edhe analiza të përgjimeve të celularëve, të cilët identifikuan bandën. Vetëm midis shtatorit dhe dhjetorit dhe vetëm në Friuli Venezia Giulia dhe Veneto, banda ka kryer të paktën 14 vjedhje.
Sipas asaj që u rikonstruktua nga hetuesit e komisariatit të Pordenones, dy femrat hynin në dyqane dhe pasi i kishin hequr rrobat nga varëset, i fshehën mes rafteve ku i gjenin më pas dy burra, të cilët i fshihnin në karrocat e pazarit të pajisur me anti -pajisjet e vjedhjes. Personi i tretë shërbente jashtë si roje.
LONDËR – Varianti shumë infektiv i Omicron tashmë përbën shumicën e rasteve me Covid-19 në Londër, shkruan The Economist. Virusi tashmë po përhapet n...
TIRANË – Bota është jashtë rrugës për të përmbushur objektivat globale së të ushqyerit. Një numër i konsiderueshëm fëmijësh mbeten të kequshqyer dhe ...
TIRANË – Policia e Tiranës arrestoi sot 2 persona dhe procedoi 3 të tjerë për veprën penale shpërndarje të lëndëve narkotike. Sipas informacioneve po...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se personi që shkelmoi dhe theu sot derën e selisë qendrore të Partisë Demokratike, Fatjon Dauti k...