Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Grabitje si nëpër filma tek “Casa Italia”/ Me pistoletë tek koka, dy hajdutët i marrin makinën çiftit të dashnorëve
25 Shtator 2019, 06:31Nga DOSJA
TIRANË- Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme në autostradën Tiranë-Durrës pranë “Casa Italia”.
Burime të Dosja.al bëjnë me dije se 2 persona të maskuar dhe të armatosur kanë dhunuar një çift nën kërcënimin e armës dhe më pas iu kanë marrë makinën tip ‘Fiat’.
Edhe pse nën kërcënimin e armës, burri është munduar të rezistojë por dy personat e armatosur i kanë pohuar se i kishin bërë video dhe do ja tregonin burrit të së dashurës së tij, lidhjen jashtë martesore.
Nën presion, çifti i të dashuruarve ka zbritur nga makina duke ia lënë atë dy grabitësve, të cilët u larguan në drejtim të Elbasanit. Në këtë qytet është tentuar të ndalohet nga një postbllok policie, por dy autorët nuk janë bindur urdhrit të policisë për të qëndruar, duke u larguar me shpejtësi në mesin e errësirës. Një patrullë policie i është vënë në ndjekje, por nuk ka mundur të lokalizojë vendodhjen e automjetit tip “Fiat”.
Vjedhja e makinës është denoncuar në polici nga pronari i mjetit, duke treguar dhe rrethanat se si kishte ndodhur ngjarja. Tashmë policia e Tiranës dhe ajo e Elbasanit janë duke bashkëpunuar për identifikimin dhe arrestimin e dy personave që arritën të grabisnin makinën, ku ishin duke kryer marrëdhënie seksuale çifti i të dashuruarve tek zona e “Caza Italia” në Tiranë.
Pas lajmërimit nga çifti për ngjarjen, Policia nisi menjëherë krehjen e zonës duke ngritur puka të shumta në kryeqytet por pa mundur t’i arrestojë autorët.
Ndërkohë vijon puna për identifikimin e tyre dhe për zbardhjen e grabitjes së ndodhur.
k.m/J.V/Dosja.al
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Nëndrejtoresha e përgjithshme e UKT-së, Evis Gjebrea u mundua në emisionin Opinion të argumentonte mungesën e ujit të pijshëm ditët e fundit, por a...
Tiranë- Pasditen e nxehtë të 16 gushtit, në 3 pa 10, Genc Bardhi vendosi papritur të zbriste nga kati i gjashtë i skelës së ngulur në fasadën e një pallati në r...
Tiranë- Gazetarja e emisionit “Tempora” në RTV Ora, Marjana Legisi ka mundur të intervistojë shkurt ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, menjëherë pas mbar...
Tiranë– Sërish ka pasur lëkundje tërmeti gjatë natës. IGJEUM ka regjistruar gjashtë lekundje tërmeti që në orët e para të dates së sotme. Tërmeti më i fortë ish...
Tiranë- Javët e fundit Tirana vuan mungesën e ujit. Shumë lagje të kryeqytetit i kanë kaluar ditët edhe pa ujë.Por kjo gjë mohohet nga nëndrejtoresha e përgjith...
Artan Shkreli: Një familje shqiptare konsumon ujë sot disa herë më shumë se para 20 vitesh. E njëjta familje me të njëjtët pjesëtarë.Gjergj Bojaxhi: Dmth fajin ...
TIRANË– Prokuroria e Krimeve të Rënda në Tiranë ka dërguar në gjyq dosjen e quajtur “Toyota Yaris”, ku në dy makina në portin e Durrësit u gjetën 3.4 milio...
LONDËR- Pamjet që shihni janë siguruar nga Top Story dhe janë marrë nga kamerat e sigurisë së një prej banorëve në Wimbledon. Një burrë me kapele, për të c...
GREQI– Një shqiptar ka vrarë një bashkëatdhetarin e tij me kazëm. Ngjarja ka ndodhur në Greqi pas një sherri me motive banale në një kamp të komunitetit rom në ...
TIRANË- Emisioni investigative “Stop” në Tv Klan ka denoncuar një tjetër skandal. Zyra që funksionojnë për seks online por që maskohen si “call center”. Pë...