All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Ekonomi

Gratë në bujqësi, një përballje e vështirë me sektorin problematik

29 Prill 2019, 17:48 Nga DOSJA
Gratë në bujqësi, një përballje e vështirë me
All - Paragraf - 1

SHQIPËRI- Gratë në Shqipëri janë aktore të rëndësishme të prodhimit bujqësor, dhe përbëjnë afro gjysmën e forcave të punës në këtë sektor. Bujqësia ende ka probleme të thella, dhe të qënit grua i dyfishon vështirësitë.

Gratë hasen me informalitetin, konkurecën e pandershme, punën e papaguar, aksesin e ulët në pronësi dhe shpeshherë edhe me presione të formave të ndryshme. Zyrtarët mendojnë se ende ka shumë punë për të bërë, ndërsa ekspertët sugjerojnë bashkimin e tyre në grupe për të maksimalizuar fuqitë.

Gratë në Shqipëri përbëjnë afro 50 për qind të forcave të punës në bujqësi, duke marrë një rol të rëndësishëm në këtë sektor që zë rreth 19 për qind të prodhimit të brendshëm bruto në vend. E megjithëse ato janë aktore të rëndësishme, vetëm 7 për qind e tyre janë pronare të fermave. Duke ju referuar shembujve ka arsye të forta për këtë shifër të ulët. Ejona braktisi 4 vjet më parë profesionin e ekonomistes për të ndërtuar një fermë të rritjes së dhive dhe te përpunimit të qumështit të qumështit në një zonë rurale në Durrës.

“Gjithmonë pyetja kryesore, apo kërkimi që bënin bankat ishte, kush është pas teje. Nuk i besonin krahëve, pasionit dhe formimit të një gruaje që mund ta bënte këtë punë. Fillimi ka qenë i vështirë. Nuk mundej një femër të drejtonte burrat, barinjtë. Nuk mund të ngrije zërin para atyre se të ikin të linin tufën. Gjë që në fakt ndodhi. Duhej të çohesha vetë në 5 të mëngjesit, të futesha vetë në mjelje, deri sa t’i sistemoja”- rrëfen Ejona Zaimaj, fermere.

Edhe Silvana Subashi drejtuese e një fabrike të përpunimit të vajit të ullirit në periferi të Tiranës, flet për vështirësitë e të qënit grua në tregun e vajit të ullirit.

Tregu u vajit të ullirit në Shqipëri është kaos, jo vetëm për gratë, por edhe për burrat. Nuk ka rregulla të përcaktuara. Për një grua është dyfish më e vështirë” – thotë Silvana Subashi, Presidente e Shoqatës Shqiptare të Vajit të Ullirit.

Por Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural raporton shifra në rritje të grave aplikuese dhe fituese të granteve në bujqësi. Nga 159 fituese në 2017 në 627 2018. Kjo rritje është nxitur dhe nga sistemi i pikëzimit që favorizon gratë thonë zyrtarët.

Ndryshe nga herët e tjera skemat kanë patur në fokus një nënsektor në të cilin gratë shqiptare janë të punësuara, siç janë produktet tradicionale, pjesa e inkubatorëve. Për të shmangur mënyrën jashtë standarteve të gatimit të prdokteve tradicionale si trahanaja, petkat, glikotë është menduar që të krijohet një inkubator, që quhet ambjenti në të cilin zonjat shkojnë dhe prodhojnë produktet e tyre”- shpjegon Zv. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Ermira Gjeçi.

E megjithatë sfidat janë të shumta, një prej tyre mbetet aksesi i ulët i grave të zonave rurale në pronësi. Sipas kodit të familjes kryefamiljari është ai, që mban raportet e familjes me palët e treta dhe gruaja nuk është përfituese e vlerave monetare në familje.

Janë 44 mijë familje fermere që merren me ullirin. Në të gjitha këto familje janë gratë ato që bëjnë punimet kryesore në pjesën e ullishtes. Ato janë si bletët punëtore që punojnë gjatë gjithë kohës dhe në fund kur vilet kjo djersë, kur merret paraja në dorë, rolin thelbësor të vjeljes së parave është drejtpërsëdrejti kryefamiljari”- pohon Silvana Subashi, Presidente e Shoqatës Shqiptare të vajit të ullirit.

Gratë janë prodhueset kryesore të produkteve shqiptare në zonat rurale, por kanë disa probleme që duhen zgjidhur. Pengesa kryesore që kanë gratë në zonat rurale lidhet me aksesin në pronësi”– shprehet Arben Kipi, Asistent përfaqësues i FAO në Shqipëri.

Problematikat që lidhen me pronësinë e grave janë trajtuar jo vetëm tek ligji i ri për noterinë, por janë trajtuar gjithashtu me disa akte nënligjore të Ministrit të Drejtësisë, sepse një grua ka të drejtë të mos diskriminohet, dhe ka të drejtë ta barabartë me burrin” -thotë Merita Xhafaj, eksperte në Ministrinë e Shëndetësisë dhe çështjeve sociale.

Zyrtarët thonë se po punohet dhe për krijimin e lehtësirave për gratë në zonat rurale, si shtimi i kopshteve, qasja e grave në teknologji si dhe trajnime të ndryshme. Por sfidat janë të shumta. Gratë në bujqësi mbeten në masë dërrmuese të pasiguruara, për shkak të asaj që quhet punë e papaguar.

Kjo pronë private punohet, kthehet në product. Natyrisht që sigurohen të ardhura. Dhe pikërisht sigurimi i të ardhurave, sjell dhe detyrimin për sigurimin e personit”– thotë Merita Xhafaj, eksperte në Ministrinë e Shëndetësisë dhe çështjeve sociale.

“Mënyra më e mirë për formalizimin është bashkimi në grup, sepse formalizimi duhet të shoqërohet me masa mbështetese që motivojnë fermerërt përfshirë dhe gratë” – shprehet Arben Kipi, Asistent përfaqësues i FAO në Shqipëri.

Një prej probleme të mëdha mbetet konkurenca e pandershme dhe tregu informal.

Është një problem sot e 15 vjet që kur ne e kemi hapur fabrikën e vajit të ullirit. Në Shqipëri janë 480 fabrika të vajit të ullirit. Vetëm 300 janë të regjistruara. Pjesa tjetër punojnë dy muaj, i fusin çelësin dhe ikin. Ti që je i regjistruar, i liçensuar dhe që i plotëson të gjitha standardet për prodhimin e vajit të ullirit, ty të vijnë dhe kontrollet. AKU nuk mund të shkojë në një ambjent që nuk është i regjistruar, vetëm nëse denoncohet nga tatimet”- thotë Silvana Subashi, Presidente e Shoqatës Shqiptare të vajit të ullirit.

Përmes Autoritetit Kombëtar të Ushqimit që kontrollon gjithë zinxhirin ushqimor, ku është dhe pjesa e gjurmueshmërisë që nga ferma drejt tavolinës dhe e kundërta, nëse kontrollohen supermarketet. Ka patur inisiativa të tilla që të pengohet informaliteti. Patjetër që kërkon një bashkëpunim me strukturat e tjera të qeverisë siç është zyra e tatimeve, por duhet të themi se nuk jemi ende atje ku duhet të jemi” – shpjegon Zv. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Ermira Gjeçi.

Konkurenca nuk është e hapur, është sulmuese deri në falimentim dhe ti në një moment zgjohesh dhe thua sikur të isha burrë. Ndihesh e kërcënuar por aktualisht nuk heq dorë sepse është jeta ime”- shprehet Ejona Zaimi, fermere.

Marrë nga: VOA

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sociale sociale ermira gjeçi. grate shqiptare sektori i bujqësisë silvana subashi ermira gjeçi. grate shqiptare sektori i bujqësisë silvana subashi

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Deleted video

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci