LIVE UPDATES
Ekonomi

Gjuetarët japin alarmin: Thëllëza e malit, pasuria gjenetike e trojeve shqiptare drejt zhdukjes

27 Prill 2019, 20:45 Nga DOSJA
Gjuetarët japin alarmin: Thëllëza e malit, pasuria gjenetike e

TIRANË- Thëllëza e malit e trojeve tona, e njohur si Alectoris Graeca. Përveçse është një shpend pjesë e biodiversitetit, pasurisë gjenetike, ajo përfaqëson dhe vetë kulturen, ku jorrallë herë e hasim në folklor, si në vargjet e këngëve, recitime, poezi etj. Të gjithë e kemi dëgjuar si emër, pak e kanë parë dhe shumë pak ia dinë hallin, ditët e vështira që po kalon, me një mori faktorësh ndikues të drejpërdrejtë apo tërthorazi në ekzistencën e saj.

Lidhur me problematikën nuk është e lehtë të gjesh materiale, apo ta shtrish diskutimin në plan të gjerë, pasi mungojnë të dhënat rreth saj. Sot në Shqipëri, të vetmit që kanë informacion rreth saj, janë gjuetarët. Me të drejtë lind pyetja, pse kështu?! Sepse janë grupi më i interesuar rreth saj. Ajo përbën gjuetinë më të vështirë dhe më të bukur, për një pasionant të gjuetisë me zagarë fluri. Nga bashkërendimi dhe diskutimi i informacioneve të marra gjatë ekspeditave në terren, gjuetarët kanë ngritur shpesh alarmin e pakësimit pothuaj drastik të saj. Sidomos vitet e fundit shikohet një rënie e menjëhershme e popullatës.

Dikur thëllëza e malit hasej deri në zonat e ulëta kodrinore, për ta gjetur sot të fshehur fort majave, shkrepave, greminave, honeve. Në sistemin e kaluar padiskutim menaxhimi i mjedisit bëhej me seriozitet dhe efikasitet, duke mundësuar ekosisteme të shëndosha dhe një larmishmëri e shtrirje të gjerë të llojeve. Por me ndryshimet që pasuan pas viteve 90’, problematikat e krijuara preken dhe thëllëzën e malit, duke nisur rrugën drejt një tatëpjete vështirësisht të rikuperueshme. Një mori faktorësh të bërë bashkë, si:  

-ndryshimi i sistemeve bujqësore; ndarja e tokave, lënia djerr, prishja e sistemeve të vaditjes, përdorimi i tejskajshëm i pesticideve dhe plehrave kimike etj.

 –urbanizimi; një vrull i madh i ndërtimeve të paplanifikuara, por jo vetëm, zaptuan sipërfaqe kaq të rëndësishme për jetën e egër.

–ndotja; keqmenaxhimi i mbetjeve, fabrikat, helmet dhe një mori praktikash bujqësore- industriale etj.

–humbja habitateve; mijëra hekarë pyje të shkatërruara, toka të zëna e sipërfaqe të urbanizuara, të gjitha në kurriz të jetës së egër. 

–braktisja e kullotave; zaptimi i kullotave nga shkurre, bar i madh dhe pemë,mungesa e kujdesit ndaj burimeve, lerave…krijon kushte të papërshtatshme.                                                                                                

– gjuetia e paligjshme; mungesa e strukturave dhe efikasitetit të tyre në menaxhimin faunës dhe gjuetisë, lejuan këdo të vinte dorë mbi pasuritë e vendit, ku përjashtim nuk bëri dhe thëllëza e malit. Vlen për t’u përmendur dhe presioni i madh ndaj saj nga gjuetia turistike, ku në shumicën e rasteve kryehej në praktika të paligjshme me një impakt tejet negative për llojin.

Për të ardhur sot në një gjendje alarmi, ku zërin e ngrejnë gjuetarët, si për ironi të përjashtuar nga aktiviteti i gjuetisë dhe menaxhimi i mjedisit. Me vendosjen e moratoriumit, edhe pse u hoq presioni i gjuetisë turistike mbi të, por jo brakonazhi, ajo ka ardhur në një perkeqësim të vazhdueshëm. Mungesa e strukturave për mbledhjen e të dhënave rreth saj, mungesa e interesit, mungesa e krijimit të grupeve studimore dhe implementimin e projekteve, nuk lë shpresë për menaxhimin dhe kujdesin ndaj kësaj pasurie gjenetike të Trojeve Shqiptare.

Sot, përveç menaxhimit të zonave të mbrojtura, nuk ka struktura dhe projekte efikase për menaxhimin e biodiversitetit në të gjithë pjesët e Shqiperisë. Të vetmet shifra shpendësh të numëruar janë në zonat e mbrojtura, jashtë saj… Nuk ka asnjë interes konkret për mbledhjen dhe dokumentimin e të dhënave, hartimin dhe zbatimin e projekteve. Në këto kushte, rreziku i rënies drastike së popullatës së thëllëzës do vijë duke u shtuar. Duhet të kujdesemi sa nuk është vonë. Nëse e humbim ajo vështirësisht do të popullojë zonat, të cilat i ka braktisur.

(Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sociale sociale gjetaret japin alarmin thelleza drejt zhdukjes thelleza e malit gjetaret japin alarmin thelleza drejt zhdukjes thelleza e malit


Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen