LIVE UPDATES
Bota

Greqia dhe Izraeli: Historia e një miqësie të pazakontë

23 Maj 2021, 08:57 Nga DOSJA
Greqia dhe Izraeli: Historia e një miqësie të pazakontë

Greqia dhe Izraeli: Historia e një miqësie të pazakonshme. Marvan Emile Toubassi, përfaqësuesi diplomatik i Palestinës në Athinë protestoi. Ai është “plot shqetësim dhe tejet i zhgënjyer” për deklaratat e Ministrisë së Jashtme të Athinës për konfliktin e  Gazës, shkruhej në një deklaratë për shtyp. Diplomati i lindur në Jerusaleim kishte pritur një “shprehje solidariteti”, në vend të kësaj nga Athina erdhi vetëm “apeli për të gjitha palët në konflikt të ulin armiqësitë.” Tubasi përmendet shkurt në mediat greke. Vetëm gazeta e majtë, “Avgi” e publikoi të plotë kritikën e tij.

Ka pasur një kohë, dhe ishin vitet 80-të, kur palestinezët priteshin ndryshe në Greqi. Menjëherë pas marrjes së pushtetit në vitin 1981, kreu socialist, Andreas Papandreu ftoi në Athinë drejtuesin e Organizatës së Çlirimit të Palestinës, Jaser Arafatin. Dhe ai erdhi vërtet, si i ftuari i parë i huaj i qeverisë së re të majtë. Në kryeqytetet europiane, ku Arafati damkosej si  terrorist, ky veprim shkaktoi shok. Edhe në vitin 1982 Papandreu nisi disa anije drejt Bejrutut për të çliruar mijëra përkrahës të Organizatës së Çlirimit të Palestinës nga pushtimi izraelit. Në kongresin e mëvonshëm të socialistëve, Arafati ishte po ashtu i ftuar nderi.

“Asokohe Greqia mbante kontakte të ngushta me botën arabe”, thotë Jorgos Tzogopoulos, ekspert për çështjet ndërkombëtare të Universitetit të Trakisë në bisedë me DW. Arsyet për këtë rënie të interesit janë të shumta. “Në të shkuarën qindra mijëra grekë jetonin në Egjipt dhe vende të tjera arabe, kjo ka lënë gjurmë. Përveç kësaj grekët shpresonin në mbështetjen e arabëve për zgjidhjen e konfliktit të Qipros. Izraeli kishte atëkohë marrëdhënie shumë të mira me Turqinë dhe ishte për një kohë jo shumë interesant si partner i mundshëm në Mesdheun Lindor.” Por kohët kanë ndryshuar. Konstantin Mitsotakis, babai i kryeministrit të sotëm grek, ia doli të ketë në vitin 1990 një sukses diplomatik, kur njohu Izraelin dhe dërgoi për herë të parë një ambasador në Tel Aviv.

Intifada pengoi njohjen

Diplomati i atëhershëm përgjegjës, Demostenes Konstantinou kujton në portalin online grek, infognomonpolitics.gr, se ai i kishte propozuar që në vitin 1987 qeverisë pararendëse socialiste të njihte Izraelin nga ana diplomatike. Ministri i Jashtëm, Karolios Papulias kishte qenë dakord, por “në zonat palestineze shpërtheu Intifada dhe projekti u la mënjanë.” Njohja e Izraelit në një kohë, kur në zonat e pushtuara ziente? Kjo do ishte e vështirë të pranohej nga publiku grek. Fillimi i marrëdhënieve diplomatike tre vjet më vonë ishte një hap i rëndësishëm për afrimin me Izraelin. Në turizëm u tejkaluan të gjitha pritshmëritë. Afër 1 milionë izraelitë në vit i kalojnë sot pushimet në Greqi.

Gazi dhe roli i Turqisë

Më i vështirë është bashkëpunimi në sektorin energjitik. Vërtet që Greqia, Izraeli, Qipro e nënshkruan një marrëveshje për ngritjen e gazsjellësit në Mesdhe, Eastmed, i cili nga viti 2025 do të sjellë gaz nga Izraeli në Europë, por ende ka dyshime për rentabilitetin e projektit. Në vitet e fundit, thotë eksperti Jorgos Tzogopoulos ka pasur një shkëmbim të dendur mes grekëve dhe izraelitëve. Ai vetë është pjesë si bashkëthemelues i organizatës Forumi Izraelito-Helenik, që bashkon studiuesit nga të dyja vendet. Jorgos Tzogopoulos është i mendimit, se afrimi mes dy vendeve ndodh edhe për arsyen, se marrëdhëniet me Turqinë janë të tensionuara prej vitesh. Si shembull të mirë të bashkëpunimit ai përmend fushën e mbrojtjes dhe armatimit. Izraeli ofron drone për forcat ushtarake greke, dhe ka shumicën e aksioneve në koncernin grek të prodhimit të armëve, ELVO. Pritet që së shpejti automjetet ushtarake izraelite të blinduara të prodhohen në Greqi. Izraelitët po ashtu lejohen të përdorin bazën ushtarake ajrore në Kalamata në jug të Greqisë për qëllime të stërvitjes ushtarake dhe bashkëfinancojnë modernizimin e saj. Marrëveshja për këtë u nënshkrua në prill.

“Jo bashkësi mbrojtjeje”

Sipas Jorgos Tzogopoulos Izraeli dhe Greqia i kanë hyrë një “parneriteti stretegjik”, por “jo një bashkësie të mbrojtjes”. Këtë analisti grek kërkon ta theksojë, sepse “askush nuk do të mobilizonte kundër armikut të partnerit tjetër, kaq qëndrim realist ekziston. Kush pret në këtë drejtim më shumë do të zhgënjehet shumë” , thotë Jorgos Tzogopoulos. Mbetet pyetja, si reagon politika e jashtme e Athinës ndaj konfliktit në Gaza. Edhe këtu ka një sens realist, mendon politologu. Parimisht nuk ka ndryshuar asgjë, Greqia mbështet zgjidhjen diplomatike në kuadër të OKB-së. Megjithatë “Greqia nuk është ndër vendet e para që protestojnë, kur Izraeli ndjek interesat e tij në rajon. Në vitet 80-të kjo ka qenë ndryshe”, thotë Jorgos Tzogopoulos.

Marrë nga DW.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota andreas papandreu jaser arafat jorgos tzogopoulos marvan emile toubassi miqesia izrael-greqi andreas papandreu jaser arafat jorgos tzogopoulos marvan emile toubassi miqesia izrael-greqi

Sondazh

Poll

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës