LIVE UPDATES
Bota

Përhapja e varianteve të reja, Gjermania mbyll dyert për Britaninë e Madhe

23 Maj 2021, 08:53 Nga DOSJA
Përhapja e varianteve të reja, Gjermania mbyll dyert për

GJERMANI– Për shkak të përhapjes së variantit të virusit të zbuluar së fundmi në Indi, Gjermania e shpall nga e diela (23.05) Britaninë e Madhe si zonë të varianteve të virusit. Këtë e bëri të ditur Instituti Robert Koch, RKI. Me këtë kufizohet në mënyrë të rreptë hyrja nga Britania e Madhe në Gjermani. Nga e diela shoqëritë e fluturimit, sipërmarrjet e transportit të hekurudhave apo autobusët lejohen të marrin me vete vetëm persona që jetojnë në Gjermani. Për udhëtarët vlen një karantinë dy javore, që nuk mund të shkurtohet as me një test negativ.

Ndërkohë për Francën, Slloveninë, Kroacinë për shkak të uljes së numrit të infektimeve është hequr detyrimi i përgjithshëm i karantinës nga 5 deri në 10 ditë. Tre vendet e BE nga e diela konsiderohen zonë normale e rrezikut. Nga lista e vendeve të rrezikuara hiqen Sllovakia, Finlanda, Rumania, San Marino dhe Xhamajka si edhe rajone të caktuara në Spanjë dhe Irlandë.

11 vende veçanërisht të rrezikuara

Britania e Madhe është vendi i parë në Europë prej disa kohësh që kthehet sërish në zonë të variantit të virusit. Në këtë kategori renditen vetëm 11 vende në Azi, Afrikë dhe Amerikën Latine. Varianti indian i virusit B.1.617.2 konsiderohet si veçanërisht ngjitës dhe ka qenë arsyeja e shpërthimit të pamasë të infektime në Indi në muajt e fundit. Në Britaninë e Madhe janë bërë të njohura 3400 raste me variantin e virusit, si epiqendra konsiderohen qytetet Blackburn dhe Bolton.

Sipas Institutit Robert Koch nuk ka të dhëna të plota për këtë variant, por supozohet, se ai transmentohet më shpejt, dhe vaksina ka efekt më të dobët, tha presidenti i RKi, Lothar Wieler në Berlin. Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn u shpreh i shqetësuar për Britaninë e Madhe. Varianti i testuar atje nuk duhet të përhapet në Gjermani, tha ai. Britania u konsiderua muajt e fundit si model suksesi në lidhje me luftimin e pandemisë. Një mbyllje e fortë e vendit dhe shpejtësia e vaksinimit i ulën shifrat e infektimeve, gjë që bëri që qeveria gjermane ta heqë përkohësisht Britaninë e Madhe nga lista e zonave të rrezikuara.

Kritika ndaj Boris Johnsonit

Qeveria britanike vetë tregohet optimiste, se do ta verë nën kontroll përhapjen e këtij variante. Në zonat e prekura u rritën së tepërmi kapacitetet e tesimit. Ndërkohë aty të gjithë personat mbi 18 vjeç mund të vaksinohen, në një kohë që në të gjithë vendin mosha është përcaktuar mbi 34 vjeç.

Aktualisht ka kritika ndaj kryeministrit britanik, Boris Johnson. Ai e vendosi pas një hezitimi të gjatë Indinë në “listën e kuqe” të udhëtimeve. Përveç kësaj edhe pas këtij kategorizimi ka pasur disa fluturime të drejtpërdrejta nga India në Britaninë e Madhe, thuhet në mediat britanike.

Marrë nga DW.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota boris johnson koronavirusi në britaninë e madhe koronavirusi ne gjermani lothar wieler boris johnson koronavirusi në britaninë e madhe koronavirusi ne gjermani lothar wieler

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit