Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
All - General - 1
Art&Argëtim
Gruaja e Alec Baldwin thyen heshtjen pas aksidentit tragjik në xhirimet e filmit
26 Tetor 2021, 14:48Nga DOSJA
All - Paragraf - 1
SHBA – Hilaria Baldwin, bashkëshortja e Alec Baldwin shprehu të hënën dhimbjen e saj për vdekjen e Halyna Hutchins. Ajo tha se i shoqi është zemërthyer dhe i shkatërruar pasi qëlloi për vdekje kineasten gjatë një incidenti në xhirimet e filmit të tij Western “Rust”.
“Zemra ime dhemb për Halyna-n. Për burrin dhe djalin e saj. Familjen dhe të dashurit e tyre. Dhe Alekun tim”, shkroi Hilaria Baldwin në Instagram.
Sipas Mercury news, Hilaria Baldwin tha se nuk ka fjalë për ngjarjen pasi është e pamundur të shprehësh tronditjen dhe dhimbjen e zemrës për një aksident kaq tragjik. Postimi i Hilaria Baldwin tërhoqi menjëherë dhjetëra mijëra pëlqime, me llogarinë e saj bashkë me disa komente mbështetëse nga njerëz të tjerë të famshëm në media. Komentet shprehnin simpatinë për Hutchins, e cila ka lënë pas një burrë dhe një djalë të vogël.
Postimi ishte komenti i parë publik i Hilaria Baldwin që nga e enjtja, kur bashkëshorti i saj prej gati 10 vitesh qëlloi dhe vrau Hutchins dhe plagosi regjisorin e “Rust” Joel Souza. Sipas një deklarate nga Santa Fe County, Baldwin-it i’u dha një armë për tu përdorur gjatë xhirimeve për të cilën gabimisht i thanë se ishte bosh, pra nuk mbante fishekë.
TIRANË– Loja e rradhës në Big Brother VIP, ka qenë organizimi i një dasme tradicionale të Shqipërisë së Veriut. Banorëve iu kërkuan të ndanin rolet q...
TIRANË– Mbrëmjen e sotme do të bëhen pjesë e shtëpisë më të famshme ne vend dy emra të njohur të showbizit shqiptar. Dosja.al mëson ekskluzivisht se ...
TIRANË– Këngëtarja Manjola Nallbani ka publikuar këngën e saj më të re të titulluar “Vuj moj zemër”. Ditën e djeshme, gjatë një interviste tek “Rudin...
SHBA– Ed Sheeran ka rezultuar me Covid-19. Duke marrë shkak nga kjo gjendje, ai do t’i bëjë performancat nga shtëpia. Këngëtari postoi në Instagram: “Një ...