LIVE UPDATES
Aktualitet

Guvernatori i Toskanës kërcënoi me bllokimin e fluturimeve/ Ambasada shqiptare në Itali publikon udhëzimet që duhet të re

20 Korrik 2020, 19:51 Nga DOSJA
Guvernatori i Toskanës kërcënoi me bllokimin e fluturimeve/

TIRANË– Koronavirusi ka bërë që shumë shtete të bllokojnë udhëtimet për të frenuar sa më shumë përhapjen e pandemisë.  Teksa javët e fundit vendi ynë ka shënuar një rritje të ndjeshme të rasteve të reja  me Covid-19, autoritetet italiane kanë bërë thirrje që qeveria shqiptare të bëjë kujdes në gjurmimin e rasteve sepse të paktën 13 raste të reja në Toskana rezultuan shqiptarë që kishin udhëtuar nga Tirana drejt Toskanës.

Së fundmi ka reguar edhe Ambasada shqiptare në Itali, ku përmes një postimi në Facebook ka publikuar udhëzimet sesi mund të udhëtohet nga Shqipëria drejt Italisë.

Pra në rast udhëtimi nga Shqipëria drejt Italisë theksohet se duhet të firmoset vetëdeklarimi, i cili përmban disa pika kryesore, deklarimi se nuk kanë qenë të infektuar me Covid-19, apo të karantinuar për 14 ditë.

Gjithashtu qytetarët duhet të nënshkruajnë deklarimin se nuk kanë temperaturë mbi 37.5 GC.

Postimi i Plotë i Ambasadës: 

Të kufizojmë përhapjen e #COVID19 ?
↔️Respektoni distancën
? Vendosni #maskën
?Ruani higjienën vetjake dhe kolektive. ?Kujtojme se me dekret te qeverise italiane, mbeten ne fuqi kufizimet e udhetimeve deri me daten 31 korrik 2020.

???Per te gjithe ate kategori qytetaresh shqiptare, që sipas dekretit, lejohen të udhetojnë drejt Shqiperise, ( qytetaret e pajisur me leje qendrimi dhe rezidente ne Itali) te cilet mund te kryejne udhetime per arsye personale, drejt Shqiperise apo Italise duhet te kene parasysh se :
• Pasagjerët duhet të mbajnë distancën prej 1.5 metër në aeroport;
• Aeroporti do të vendosë një pikë të automatizuar ku pasagjerët mund të blejnë maska ose dezinfektant personal;
• Për kujdesin e higjenës personale janë vendosur dezinfektantë për duart në hyrje të terminalit, në hyrje të korridorit të sigurisë, si edhe në pjesën e mbërritjeve pranë zonës ku tërhiqen bagazhet;
• Personat që do të hyjnë në terminal, si në nisje ashtu edhe në mbërritje, do të kalojnë në tunelin e dezinfektimit. Materiali që përdorët për dezinfektim është Peroksid Hidrogjeni i holluar në ujë në masën 0.2%, sipas rekomandimit dhe miratimit të Institutit të Shëndetit Publik;
• Pasagjerët duhet të plotësojnë një deklaratë mbi statusin e tyre të COVID-19 përpara se të kenë një leje për të hipur në bord të avionit (boarding pass), gjatë procesit të check-in;
• Në momentin e hyrjes në terminal, personat në nisje ashtu edhe në mbërritje do t’i nënshtrohen matjes së temperaturës. Personat me temperaturë mbi 37.5 g. c nuk lejohet të vijojnë procedurën e check-in-it dhe do të futen në zonën e veçantë të karantinimit dhe ndaj tyre kryhen procedurat e tjera të verifikimit;
• Pasagjerët në aeroport, që identifikohen simptomatik nga autoritetet e shëndetit publik, mund të mos lejohen të vazhdojnë udhëtimin;
• Asnjë pasagjer simptomatik nuk duhet të riatdhesohet me një fluturim të rregullt pasagjerësh;
• Gjatë qëndrimit në terminal njerëzit duhet të respektojnë sinjalistikën, të mbajnë distancim fizik nga persona të tjerë, të përdorin karriget në terminal sipas sinjalistikës;
• Pasagjerët që nuk zbatojnë masat parandaluese: nuk do t’u jepet akses në ndërtesën e terminalit të aeroportit, në kabinë ose do të zbriten nga avioni dhe do të largohen nga aeroporti nga autoritetet e rendit publik;
• Nuk lejohet mbajtja e baterive lithium në pajisje ose më vete në bagazhet e kontrolluara;

??Ne rastin e udhetimit nga Shqiperia drejt Italisë, të mbahet parasysh se :
?Duhet të firmoset vetedeklarimin i cili permban keto pika kryesore :
• Deklarimin se nuk kane qene te infektuar me Covid-19, apo te karantinuar per 14 dite,
• Deklarimin se nuk kane temperature trupore mbi 37.5 GC ( pavaresisht se kryhet matja e saj ne momentin e udhetimit nga autoritetet kufitare)
• Ne momentin e udhetimit nuk shfaqin shenja te lodhjes, humbjes se shijes, dhimbjes trupore, kolles, frymemarrjes se renduar, diarre, dhimbje fyti, ethe te pergjithshme,
• Nuk kane pasur kontakte te ngushta me persona te infektuar me Covid-19, ne 48 oret perpara shfaqjes se simptomave,
• Nuk kane pasur kontakte te ngushta me persona te infektuar me Covid-19 ne 14 ditet e fundit.
• Ne rastin e udhetimit drejt Italise, me cfaredo lloj mjeti, edhe nese jane asimptomatike, jane te detyruar te komunikojne direkt me organet perkatese shendetesore te zones ku jane rezidente, per te informuar mbi gjendjen e tyre.
• Te gjithe keta qytetaret do te jene te detyruar te zbatojne karantinen 14 ditore prane baneses se tyre, dhe per kete do te ndiqen me kontrolle nga sherbimet shendetesore.
• Ne rast te shfaqjes se simptomave, jane te detyruar te lajmerojne menjehere mjekun e familjes, apo qendren shendetesore te zones ku banojne. Në kete rast, qytetarit do t’i kryhet menjëhere testi molekular.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme – Republika e Shqipërisë
Regione Toscana
Regione Lombardia
REGIONE LAZIO
Regione del Veneto
Regione Trentino-Alto Adige
Regione Piemonte – Piemonteitalia.eu
Shqiptari i Italise
Ministria e Shendetesise dhe Mbrojtjes Sociale

Kjo deklaratë e Ambasadës vjen një ditë pasi Guvernatori i Rajonit të Toskanës,  Enrico Rossi deklaroi u shpreh i shqetësuar për shtimin e rasteve me Covid-19 në vendin e tij. Kjo sipas tij në këtë rajon ishin konfirmuar 16 raste mes të cilëve 13 ishin qytetarë të ktheyr Tirana dhe 1 nga Ekuadori. Më tej ai kërkoi se Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri dhe çdo shtet jo anëtarë i BE-së  duhet të punojë me gjurmimin e rasteve ose në të kundërt të bllokohen të gjitha fluturimet.

Kujtojmë se vendi ynë deri më tani ka regjistruar  4.171 të infektuar nga virusi ku 1.706 prej tyre janë aktivë, ndërsa numërohen në total 113 viktima që prej fillimit të shpërthimit të pandemisë.  Ndërsa Italia vendi më i goditur në Europë deri më sot ka regjistruar 244,624  të infektuar dhe 35.058 viktima.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne itali koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne itali koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll
Aktualitet 20 Korrik 2020, 19:08

KOSOVË– Përcaktimet e kufijve që bëhen në hartën e “Google” dhe hartën e “Apple” janë të ndryshme. E ky fakt ka bërë për shumë shtete të krijohen probleme....

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet