LIVE UPDATES
Politike

Hallexhiu i Tiranës dhe Shërbimi Informativ i Shamatës

13 Mars 2019, 06:51 Nga DOSJA
Hallexhiu i Tiranës dhe Shërbimi Informativ i Shamatës

Tiranë-E mbani mend në vitin 2013 sesi Partia Socialiste denigroi publikisht, përmes zgjatimeve të veta mediatike, shefin e sapo emëruar të Shërbimit Informativ, Visho Ajazin? Nëse jo, kërkoni në internet se do të kënaqeni me muhabetet e përpunuara nga Shërbimi Informativ i Shamatës, sot Zyra e Komunikimit të Kryeministrit Rama. Po kujtojmë vetëm dy aspekte: fakti që Visho Ajazi mbante dy mbiemra dhe se ai paskësh takuar në Pakistan një grua me emrin Ollga që supozohej se kishte lidhje me shërbimet ruse.

Zhurma pushoi sepse ish-kryeministri Berisha vazhdoi emërimin dhe më vonë ne e dimë historinë. Organizatori i këtyre vogëlsive meskine, Edi Rama, e propozoi Ajazin si ambasador në NATO.

Kjo histori banale e Tiranës politike ka shumë ngjashmëri për nga mënyra dhe përmbajtja me atë që po ndodh aktualisht.

Zoti Rama është në hall. Atij i duhet të delegjitmojë protestat e opozitës. Pas përdorimit të çdo argumenti u terezit te teza e spiunazhit rus. Meqenëse duhet ndonjë element që ta bëjë të besueshëm, Hallexhiu i Tiranës ka autorizuar Shërbimin Informativ të Shamatës që të përhapë lajme në emrin e ShISh sipas të cilave Rusia ka shtuar aktivitetin në Tiranë. Se një drejtim është spiunazhi ushtarak kurse tjetri është ai ndikimit në opinion. U soll emri i një atasheu të dikurshëm, u qarkullua një dokument qesharak më mirë një shkresë përcjellëse, u hap thesi i imagjinatës me bazën e Kuçovës që është normale të jetë në vëmendje të shumë shërbimeve të huaja – sepse qeveria nuk është aq e trashë sa ta lëshojë Kuçovën tonë të dashur vetëm për karburante – dhe në fund me ndihmën e Top-Channel u hodh edhe kryelajmi që i duhet Hallexhiut: ka portale që vëzhgohen.

Të shkojnë drithërimat kur e lexon gjithë këtë dallaver të botës së sotme. Lajmet në fjalë, që u përhapën me rekrutimin e dy televizioneve kombëtare, pasojnë një deklaratë të presidentit boshnjak, Miroslav Dodik se në Tiranë, Sarajevë dhe Podgoricë ekziston një listë me 300 persona prorusë që mbahen në vëzhgim.

Hallexhiut i duhet kjo temë. I duhet tematizimi i saj si kartë e sigurisë për të sjellë në Tiranë palën amerikane, apo edhe ndonjë zyrtar çfarëdo që deklaron se ka rrezik rus, që protesta dhe çdo zhurmë të kompromentohet si lojë që vë në diskutim sigurinë.

Kujtoni më lart z. Ajazi. Nga takimi me zonjën Ollga përfundoi në NATO. Arsyeja është e thjeshtë: nastradinizmat nuk i merr kush seriozisht. Ato janë shashka të z. Rama që është në sëkëlldi i shkreti. Në sëkëlldinë e Shqipërisë që nuk e kupton, e opozitës që e dëmton, të miqve që nuk e shquajë rrezikun rus.

Mjerim të shohësh sesi ShISh lejon që emri i vet të përdoret në këtë formë, ndërkohë që p.sh nuk ka asnjë fjalë ta zëmë për ndikimin turk, i aktualizuar nga ShBA si problematik. Mjerim edhe të shohësh sesi ata që i ndihin z. Rama në këto kohë nuk dinë çfarë të bëjnë më veç të çaprashisin pa pushim të njëjta gjëra të bindur edhe vetë ndoshta se nuk ka çfarë të bëhet më.

Marrë nga ResPublika

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama endi fuga sali berisha shish visho ajazin edi rama endi fuga sali berisha shish visho ajazin

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet