LIVE UPDATES
Politike

Rama për mediat italiane: Dua ta çoj Shqipërinë në Europë, Rusia pengesë për ne

12 Mars 2019, 19:53 Nga DOSJA
Rama për mediat italiane: Dua ta çoj Shqipërinë në

ITALI– Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për gazetarin Pietro Senaldi, ku ka folur lidhur mbi aktualitetin politik në Shqipëri, bizneset italiane të hapura në vendin tonë dhe politikat që qeveria italiane ka zgjedhur që të aplikojë me emigrantët.

Për ne, Italia ka qenë gjithmonë Amerika, ashtu si në filmin e bukur të Gianni Amelio që i tha eksodit tonë biblik në brigjet e Pulias zemër”, kujton Edi Rama, 56 vjeç, socialist, tri herë kryetar i bashkisë së Tiranës dhe që nga viti 2013 kryeministër i Shqipërisë. I renditur nga revista Time midis 37 njerëzve të destinuar për të ndryshuar fytyrën e Europës për të mirë kur ai ishte në krye të Bashkisë Tiranës,”-kështu nis përshkirmi i intervistës së Ramës për mediat italiane.

Më tej ai vijon dhe komenton situatën politike në vend pas vendimeve të opozitës për djegie mandatesh dhe për zhvillimin e protestave.

“Problemi me ne shqiptarët është se ne nuk dimë se si të humbasim. Ata duhet të kthehen në Palament nëse duan të përballen me ne. Kështu ata vetëm i bëjnë të keqen Shqipërisë, duke ofruar një imazh të ndryshëm të vendit nga sa ofron realiteti. Ne nuk jemi në rrezik të destabilizimit të vendit. Fitova dy vjet më parë me një shumicë absolute, vendi rritet ekonomikisht me 4% në vit, por kaq pranë zgjedhjeve lokale kundërshtarët e mi duhet të bëjnë pak zhurmë sepse rrezikojnë një humbje tjetër.”

Teksa Rama flet për futjen e vendit në BE, gazetari italian përshkruan edhe mimikat e tij të fytyrës, duke shkruar se shikimi i tij bëhet i thellë dhe nofullat e tij ngurtësohen.

“Ballkani është strategjik, kemi qenë një vend kufitar për mijëvjeçarë dhe të gjithë donin të kishin ndikim mbi ne. Kjo është arsyeja pse unë dua ta çoj vendin tim në Evropë, megjithëse është e qartë nuk i pëlqen Rusisë dhe fuqive të tjera lindore. Por unë dua ta vendos Shqipërinë në një vend të sigurt. Ne kemi përjetuar luftë dhe shfarosje etnike në lëkurën tonë, ne kemi kujtimin e saj në zemrat dhe mendjet tona. Për ne ato nuk janë një përrallë e gjyshërve.”

INTERVISTA E PLOTË:

Është e sigurtë se hyrja në BE është një beteje që iu nxjerr fitues: Tirana po rritet, por BE po ngadalësohet, kush do të përfitojë nga kush?

Këtë ma pyesin të gjithë kur udhëtoj jashtë vendit. Ne nuk na duhet aq shumë për ekonominë sa për politikën e jashtme. Kemi aq shumë të dhëna të këqija pas protestave të këtyre ditëve kundër qeverisë sime që mund të jenë të ndikuaara edhe nga fuqitë e huaja . Prandaj ne duhet ta pajisim vendin me institucione solide dhe të integruara në BE, për të vazhduar me modernizimin dhe mposhtjen e korrupsionit, i cili është ende i lartë.

Europa ka një mijë rregulla ekonomike, a keni frikë se do t’ju frenojë kjo gjë?

Ne kemi shembullin e ish vendeve komuniste, si Polonia dhe Hungaria, të cilat nuk kanë euron si monedhë zyrtare dhe po rriten. Derisa ne të aplikojmë 5% të taksave kompanive që faturojnë deri në 160,000 euro dhe 25% ndaj individëve më të pasur, nuk kam frikë nga ngadalësimi ekonomik.

Si e garantoni mirëqenien me taksa të tilla të ulëta?

Kam zbuluar se nëse taksat janë të ulëta, evazioni është minimal. 

Kur shqiptarët erdhën në qindra mijëra në fillim të viteve 1990, italianët kishin frikë prej tyre, jo më sot: pse?

Mund t’ju them sepse ishim italianë. Ne flisnim gjuhën tuaj, TV tuaja ishin e vetmja dritare në botë që kishin qytetarët e Shqipërisë komuniste. Integrimi ishte i lehtë, sepse ne jemi një popull krenar, por i gjithanshëm. Ata që erdhën tek ju, u hapën plotësisht me botën dhe në kulturën italiane, e kërkuan me forcë që ta bënin atë gjë.

Megjithatë, shumë shqiptarë janë muslimanë.

Unë jam katolik, gruaja ime është muslimane dhe dy fëmijët tanë më të mëdhenj janë ortodoksë. Kush e di, ndoshta i vogli do të bëhet budist. Fanatizmi fetar nuk ekziston tek ne. Ne nuk kemi një mënyrë përçarëse për të jetuar fenë. Madje gjatë Luftës së Dytë Botërore ishin të vetmit që nuk dorëzuam asnjë hebre tek gjermanët.

Gjithsesi kush shkon në një vend tjetër duhet të përshtatet..

Motoja e shqiptarëve është që në shtëpinë e tyre, i pari është Zoti dhe pastaj vjen miku. Por miku duhet të respektojë rregullart e shtëpisë. Ne në Itali e kemi bërë.

Tani janë italianët që shkojnë në Shqipëri.

Bilanci midis atyre që largohen dhe atyre që kthehen është ende 150 mijë njerëz në favor të atyre që emigrojnë. Shqipëria po ecën mirë, por është një vend që ende ka një rrugë të gjatë për të bërë dhe është e natyrshme që dikush kërkon më shumë pasuri jashtë vendit. Ne kemi pothuajse katër mijë kompani italiane që veprojnë në zonën tonë dhe vitin e kaluar kemi pasur 500 mijë turistë italianë. Plazhet, deti i pastër dhe natyra e egër, ne jemi si Italia 70 vjet më parë.

A janë kompanitë italiane që hapen në Shqipëri të mjaftueshme për të vërtetuar se investimet e huaja mund ta ulin numrin e emigrantëve?

Në Itali ka 40 mijë shqiptarë që janë sipërmarrës, po ndihmojnë në disa mënyra. Është e pamohueshme që zhvillimi i ekonomisë dhe investimet e huaja në Shqipëri po e pengojnë emigrimin. Ne themi se në Shqipëri nuk ka kurrë italianë mjaftueshëm. Ata vijnë, nuk mungojnë mundësitë për të bërë biznes.

Sot, Italia po ‘sulmohet’ ende nga dhjetëra mijëra emigrantë që vijnë nga deti: a ka ngjashmëri me valën e shqiptarëve 25 vjet më parë?

Jo shumë. Shqiptarët u arratisën pas një përmbysjeje politike dhe dëshironin fort Italinë, sot imigrimi nga Afrika është ekonomik në natyrë dhe e ka të gjithë Evropën si qëllim. Emigracioni shqiptar, për shkak të afrisë midis dy popujve tanë, është një histori e jashtëzakonshme. Sot është ndryshe dhe qeveria italiane ka të drejtë të sulmojë BE, e cila ju ka lënë vetëm për të menaxhuar një emergjencë botërore. Ishte një turp për të cilin Bashkimi po paguan çmimin. Kushdo që lan duart, në të vërtetë nuk arrin të shpëtojë. Ankthi për emigracionin e pakontrolluar ka përfshirë popullatat e të gjitha vendeve evropiane, jo vetëm italianët.

Si duhet të sillet Evropa me valën e re të migracionit?

Jo në mënyrë hipokrite. Salvini dhe populistët, kanë arsye dhe i kuptoj shpërthimet e tyre. Mund të diskutojmë se si ta vendosim problemin në tavolinë, por është e pamohueshme që ai ekziston. Është e papranueshme që BE të akuzojë Italinë për ksenofobi dhe pastaj ta braktisë atë dhe emigrantët.

Me Shqipërinë, Italia erdhi për të zbatuar një bllokadë detare, e cila gjithashtu shkaktoi një tragjedi të tmerrshme. A do të ishte një zgjidhje sot?

Është një lëvizje e dëshpëruar që nuk është e nevojshme për mua. Politika e Salvinit ka reduktuar në masë të madhe të ardhurit në Itali. Përgjigjia e vetme është se Evropa vepron si një Bashkim. Politika e emigracionit të pakontrolluar kanë dështuar duke shkaktuar efekte katastrofike.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama intervista e rames per mediat italiane pietro senaldi edi rama intervista e rames per mediat italiane pietro senaldi

Sondazh

Poll

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion