LIVE UPDATES
Politike

PD publikon dokumentin: Kryebashkiaku Filo miratoi vendin e depozitimit të mbetjeve të TEC-it në Korçë

12 Mars 2019, 16:04 Nga DOSJA
PD publikon dokumentin: Kryebashkiaku Filo miratoi vendin e depozitimit të

Partia Demokratike e Korçës me anë të anëtares së Kryesisë së saj Ledina Alolli, ka publikuar ditën e sotme një dokument sipas të cilit Kryetari i Bashkisë Korçë Sotiraq Filo, ka miratuar vendin e depozitimit të mbetjeve nga TEC-i, që do të ndërtohej në Korçë.

Me dokumentin në fjalë që mban datën 11 shtator 2018, PD pretendon se, vend-depozitimi i mbetjeve inerte është përcaktuar të jetë fusha e vjetër e mbetjeve ndërsa të tjerat do t’i dorëzohen kompanisë kontraktore të bashkisë.

Alolli shprehet se “ky dokument i sigluar me firmë abuzimi dhe vulosur me vulë turpi, është fytyra e vërtetë e Sotiraq Filos, i cili jo vetëm e ka mbështetur projektin “de facto”, por edhe “de jure” me vendimmarrjen e tij, duke i hapur rrugë ndërtimit të TEC-it, pa pyetur dhe dëgjuar askënd, veç urdhërdhënësve të tij”.

Deklarata e plotë:

Dega lokale e PD të Korçës shpreh mirënjohje dhe konsideratë të thellë për çdo qytetar, intelektual, ambientalist, përfaqësues të shoqërisë civile dhe çdo individ, të cilët zgjodhën të refuzojnë dhe kundërshtojnë pa asnjë kompromis, ndërtimin e TEC-it, simbolit të korrupsionit të pamatë të qeverisjes qëndrore dhe lokale.

Ideatorët, lobuesit, mbështetësit dhe përfituesit direkt të projektit, që do të shkatërronte çdo perspektivë zhvillimi të Korçës, nga ish-ministri i Bujqësisë Niko Peleshi, deri tek ekzekutori i verbër Sotiraq Filo, ditët e fundit, kanë bërë një hap pas, duke tentuar t’u mbushin mendjen korçarëve se ata, pikërisht ata, janë kundër ndërtimit të TEC-it. Pas firmës së Niko Peleshit, që i mundësoi kompanisë investitore, statusin e investitorit strategjik, kryetari i bashkisë Sotiraq Filo, ushtari i zellshëm që nuk di të thotë jo, firmosi lejen për venddepozitimin e mbetjeve, që do të gjeneroheshin nga vënia në funksion e TEC-it.

Partia Demokratike e Korçës ka siguruar dhe po bën publik dokumentin e datës 11 shtator 2018, ku thuhet qartë se, vend-depozitimi i mbetjeve inerte është përcaktuar të jetë fusha e vjetër e mbetjeve ndërsa mbetjet e tjera do t’i dorëzohen kompanisë kontraktore të bashkisë.

Ky dokument i sigluar me firmë abuzimi dhe vulosur me vulë turpi, është fytyra e vërtetë e Sotiraq Filos, i cili jo vetëm e ka mbështetur projektin “de facto”, por edhe “de jure” me vendimmarrjen e tij, duke i hapur rrugë ndërtimit të TEC-it, pa pyetur dhe dëgjuar askënd, veç urdhërdhënësve të tij. Çfarë do t’u thotë tani Sotiraq Filo qytetarëve të Korçës të cilët edhe një herë i tradhtoi dhe i goditi pas shpine? A do të ketë guxim ky kampion i korrupsionit të Rilindjes të justifikojë firmën dhe vulën në një dokument që prodhon pasoja juridike me deklarata rrjetesh sociale dhe hartimesh të çartura?

Si ka mundësi që edhe pse investitori ende nuk e kishte marrë lejen nga Ministria e Mjedisit dhe Energjitikës, Sotiraq Filo miraton lejen për caktimin e vendit ku do të grumbullonte TEC-i mbetjet? Çfarë e bëri kaq të sigurt kreun e bashkisë që jo vetëm të jepte çdo leje të mundshme për investitorin, por dhe të ndikonte që kompania, me shantazh të pashembullt në një shtet ligjor, t’u rrëmbente tokën 50 familjeve të fshatit Barç?

Përgjigjia është e qartë, për çdo qytetar. Çfarëdo që të përpiqet të mohojë dhe fshehë Sotiraq Filo që firmos natën lejen për TEC-in dhe qan ditën para kamerave, që të zhbëjë atë për të cilën u investua, bashkë me Peleshin. Nëse TEC-i nuk do të ndërtohet, kjo nuk është as merita jote, as e Peleshit, as e Klosit dhe të tjerëve, por është fitore e një beteje të nisur dhe finalizuar nga mijëra qytetarë, edhe votues të tu, që i injorove dhe shpërfille, derisa karrikja ku je ulur t’u drodh dhe shkund nga zemërimi dhe revolta që mund të përmbysë edhe botën dhe, padiskutim, edhe ty.

Kjo është e vetmja e vërtetë që qytetarët e Korçës ta përplasën në fytyrë, si një leksion të shkëlqyer të qëndresës dhe dashurisë për Korçën dhe për të cilën ti duhet të mbash përgjegjësi, edhe penale.

Kujtojmë se lajmi për anullimin e këtij projekti erdhi një ditë më parë nga ish-ministri i Bujqësisë Niko Peleshi, (Lexo këtu) i cili falënderoi kryeministrin dhe ministrin e Mjedisit Klosi për reagimin e shpejtë. Nga ana tjetër ndonëse kryebashkiku Filo rezulton se ka qenë prej firmëtarëve që i kanë hapur rrugën ndërtimit të këtij TEC-i, ai u shpreh para disa ditës se nuk do të lejonte të ndodhte diçka e tillë, ndërsa u dërgoi një letër ministrit Blendi Klosi dhe ministres Belinda Balluku. (Lexo këtu)

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike sotiraq filo tec-i në korçë sotiraq filo tec-i në korçë


Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri