LIVE UPDATES
Politike

Haradinaj zbardh takimin me Ramën: Kemi lënë pas çdo konflikt, zero koment për akuzat

5 Prill 2022, 19:38 Nga DOSJA
Haradinaj zbardh takimin me Ramën: Kemi lënë pas çdo

TIRANË– Dita e sotme u karakterizua nga një takim shumë i komentuar ndërmjet kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe ish kryeministrit kosovar, Ramush Haradinaj. Bazuar në marrëdhëniet jo fortë të mira e përplasjet e shumta viteve të kaluara, secili takim i dy liderëve përcillet me diskutime në opinionin publik.

Në kohën kur Haradinaj ishte shef i Qeverisë së Kosovës, përplasjet shpesh me gjuhë të ashpër me Ramën ishin bërë zakon. Madje kjo marrëdhënie e tensionuar përfundoi me një padi të kryminsitrit Rama ndaj kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Por, duket se raportet dikur të acaruara, tashmë i takojnë të kaluarës. Këtë të marte, Haradinaj u prit në takim në kryeministri nga i pari i Qeverisë së Shqipërisë. Në një intervistë ekskluzive për Gazetën Nacionale, Haradinaj shpjegon se si erdhi deri tek takimi i sotshëm shumë i përfolur me Ramën.

“Kohë më përpara ishte për vizitë në Kosovë dhe në atë rast ai më ftoi në takim. Kur ishte në Kosovë, m’ka bo një ftesë.  Grupi parlamentar kishte bërë një përgatitje, të një vizite e takimi me grupe. Isha edhe te kryeministri në takim, na priti edhe në drekë. Do të vazhdojmë në takime edhe kryetarin e Bashkisë dhe po ashtu me Princin Leka. Kjo është vizita”, tha Haradinaj për Nacionale.

I pyetur për marrëdhëniet dikur të acaruara e për padinë e Ramës ndaj tij, Haradinaj ka thënë se ato i takojnë tashmë të kaluarës pasi që “dy vendet po kalojnë në një periudhë të vështirë”.

“Kam qenë i informuar që para një kohe është tërhequr padia dhe ato i kam pa si çështje të kaluara, të së kaluarës. Sepse nuk dëshirojmë me i vonu proceset që i kemi para vetes dhe situatat e vështira që i kalonë populli i Kosovës dhe ai i Shqipërisë”, theksoi Haradinaj.

Por, Haradinaj e shmangu përgjigjen nëse është ‘pishman’ për ndonjë fjalë të thënë për Ramën gjatë kohës sa marrëdhënia e tyre ishte e tensionuar.

“Po të jap një përgjigje me no comment. No comment”, ishte i shkurtër deputeti Haradinaj.

Ish kryeministri i Kosovës i tregoi Nacionales se çfarë biseduan me kreun e ekzekutivit shqiptar.

“Ne sot e diskutuam që është tepër me rëndësi që të shkurtohen burokracitë dhe të vendosim komunikim direkt për shumë tema, sepse është një kohë e krizës, të artikujve të ndryshëm. Është kohë e krizës energjetike, Shqipëria na ndihmojë me energji. Pra i kërkova që të bëjmë çmos që të ndihmohemi reciprocikisht. Njëkohësisht i kërkova ndihmën për NATO, për përkrahje drejt NATO-s nga Shqipëria”, deklaroi Haradinaj.

Por, në takim, sipas Haradinajt, është folur edhe rreth iniciativës së Open Balkan, e cila ishte kritikuar shumë nga i pari i AAK-së.

Ndonëse janë pajtuar me njëri-tjetrin, Haradinaj rithekson kritikat e tij për Ballkanin e Hapur duke potencuar se çfarëdo iniciative rajonale duhet të projektohet mbi njohjen reciproke Kosovë-Serbi.

“Edhe sa i përket iniciativave rajonale sikurse është ajo e Ballkanit të Hapur, kërkova që te çdo iniciativë rajonale të projektohet që si çështje të parë të jetë njohja reciproke Kosovë-Serbi. Psh kemi qenë dhe jemi pro Procesit të Berlinit. Nuk kundërshtojmë këto iniciativa, por për të marrë pjesë në këto iniciativa mundemi vetëm kur të njihemi reciprokisht me Serbinë në kufijtë ekzistuese. Ne nuk po e përjashtojmë iniciativën, por po kërkojmë që së pari të ndodh njohja”, shtoi i pari i AAK-së.

Haradinaj thotë se dy Qeveritë shqiptare mund të bëjnë më shumë për të lehtësuar marrëdhënien ndërmjet dy vendeve.

“Kemi shumë më shumë nevojë për bashkëpunim ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, procedura më të shpejta e më të shkurtra. Pa thënë se është e keqe marrëdhënie tash ndërmjet dy vendeve, po them që mund të bëhet më shumë dhe pres që të bëjnë më shumë”, tha Haradinaj.

Ndryshe, marrëdhënie ndërmjet Haradinajt e Ramës ishte tensionuar shumë gjatë një takimi të liderëve të Ballkanit Perëndimor në Berlin. Atëbotë Rama akuzonte Haradinajn se i kishte lënë kosovarët pa viza për shkak të këmbënguljes së tij për taksën ndaj mallrave serbe.

Ndërsa Haradinaj deklaronte se është i detyruar të mbrojë tokën e Kosovës nga ‘vëllai i tij Edi Rama”. Haradinaj e Rama ishin përplasur edhe rreth idesë së korrigjimit të kufijve, e cila përkrahej nga ana e ish presidentit Hashim Thaçi. E përplasja ndërmjet dy politikanëve shqiptar, përfundoi me padinë e Ramës ndaj Haradinajt për shpifje, e cila në verën e vitit 2020 u tërhoq nga lideri i Partisë Socialiste.

Marrë nga Nacionale

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama haramush haradinaj edi rama haramush haradinaj

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit