LIVE UPDATES
Politike

Meta në Bullgari takohet me Radev: Tirana e Shkupi meritojnë çeljen e negociatave me BE

5 Prill 2022, 16:25 Nga DOSJA
Meta në Bullgari takohet me Radev: Tirana e Shkupi meritojnë

BULLGARI- Presidenti i Republikës, Ilir Meta po zhvillon një vizitë zyrtare në Bullgari me ftesë të homologut të tij Rumen Radev. Kreu i Shtetit u prit me nderime të veçanta shtetërore nga homologu bullgar, me të cilin zhvilloi fillimisht një takim kokë më kokë dhe më pas kryesuan bisedimet dypalëshe mes dy delegacioneve zyrtare respektive.

Kjo vizitë është një tregues i qartë i partneritetit tonë dhe trendit pozitiv të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit të shkëlqyer dypalësh, mes dy vendeve dhe popujve, si dhe një dëshmi e mëtejshme e angazhimit serioz të Bullgarisë në procesin integrues të Shqipërisë. Të dy vendet kanë një marrëdhënie të veçantë tradicionale, historike, kulturore dhe ekonomike,” vuri në dukje Presidenti Meta.

Më pas të dy Krerët e Shteteve zhvilluan një konferencë të përbashkët për mediat.

Fjala e plotë e Metës:

“I dashur President Radev, Shumë faleminderit për mikpritjen shumë të ngrohtë, si edhe për mesazhet tuaja mbështetëse dhe inkurajuese, për forcimin e mëtejshëm të miqësisë historike midis dy vendeve tona, si edhe për mbështetjen e pakushtëzuar të Bullgarisë, lidhur me perspektivën europiane të Shqipërisë. Ju falenderoj gjithashtu për të gjithë vullnetin dhe angazhimin personal dhe të vendit tuaj, për t’i dhënë një energji të re të gjitha raporteve tona bilaterale, bashkëpunimit në të gjitha nivelet e tjera, edhe si anëtare të NATO-s, por dhe në të gjitha forumet ndërkombëtare, si dy vende të angazhuara dhe të përkushtuara për paqen dhe për sigurinë.

Jam i lumtur që ndodhem në Sofje dhe t’ju kthej vizitën tuaj, që ju realizuat në vendin tim, pas goditjes që pësuam nga tërmeti në nëntor 2019. Vizita dhe solidariteti juaj, duke vizituar personalisht zonat e dëmtuara dhe banorët më kanë prekur shumë. Njëkohësisht ndihma e vendit tuaj me grupin e ekspertëve në ato momente dramatike, ka qenë shumë e vlefshme për ne. Dhe përsëri dëshiroj t’ju falënderoj që në momente të vështira, ju na jeni gjendur pranë si miq të veçantë. Sofja për mua dhe për të gjithë shqiptarët është një kryeqytet shumë i dashur, sepse ka qenë “shtëpia” e shumë prej udhëheqësve dhe figurave më të ndritura të Rilindjes sonë Kombëtare, një vatër shumë e ngrohtë politike dhe kulturore ku u frymëzuan lëvizjet patriotike për Lirinë dhe Pavarësinë e Shqipërisë.

Marrëdhëniet midis dy vendeve dhe dy popujve kanë qenë gjithmonë shumë miqësore dhe shumë mirëkuptuese. Një pjesë e mirë e elitës shqiptare është shkolluar në Sofje dhe ka dhënë një kontribut shumë të madh, në zhvillimin e vendit tonë në të kaluarën. Edhe gjatë këtyre dekadave të fundit, kemi qindra studentë dhe studente nga Shqipëria, që kanë studiuar këtu. Ka edhe shumë të rinj që vijojnë të studiojnë në Bullgari, dhe kjo është një bazë shumë e mirë për marrëdhëniet tona në të ardhmen. Kemi kaluar kohë të vështira, për shkak të pandemisë, që ende nuk ka përfunduar dhe për shkak të zhvillimeve të papritura që kanë ndodhur, sikurse është për fat të keq, agresioni i paprovokuar dhe i pajustifikuar i Rusisë ndaj Ukrainës. Ndaj, është me shumë rëndësi të intensifikojmë më tej bashkëpunimin dhe dialogun me njëri-tjetrin, si dhe të forcojmë partneritetin dhe solidaritetin tonë, si asnjëherë tjetër.

Jam krenar që bashkëpunimi me ju, bashkëpunimi midis qeverive dhe autoriteteve tona, është shumë i ngushtë në të gjitha drejtimet, veçanërisht në drejtimin e sigurisë, përfshi në kuadër të nismave të përbashkëta dhe angazhimeve shtesë që kemi marrë në kuadër të Aleancës. Përshëndesim të gjitha përpjekjet që vendi juaj bën, si një vend shumë i rëndësishëm i NATO-s. Ne jemi më pranë Bullgarisë si asnjëherë tjetër, edhe në këtë aspekt. Natyrisht, që përveç problemit të sigurisë, kemi dhe rrezikun që i kanoset sistemit të vlerave tona, të vlerave të paqes, të bashkëjetesës dhe të demokracisë, që ndajmë si anëtarë në NATO-s, por edhe si dy vende partnere, njëri anëtar i BE-së dhe Shqipëria si vend që dëshiron të anëtarësohet sa më parë në Bashkimin Europian.

Sikundër edhe ju u shprehët me të drejtë, ne jemi në mbështetje të plotë të sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës, dënojmë krimet barbare me të cilat jemi njohur të gjithë, dhe për të cilat kërkohet hetim ndërkombëtar dhe jemi për një ndërprerje të menjëhershme të këtij agresioni, por dhe për zgjidhjen e të gjitha çështjeve, përmes dialogut dhe marrëveshjes. Njëkohësisht jemi më të angazhuar se kurrë, për të treguar përkushtimin tonë, ndaj demokracisë dhe ndaj perspektivës më të fortë europiane dhe euro-atlantike të kontinentit tonë.

Në këtë drejtim, stabiliteti dhe perspektiva europiane e Ballkanit Perëndimor, është shumë e rëndësishme për ne, por jam i sigurt është shumë e rëndësishme edhe për Bashkimin Europian dhe për vetë Bullgarinë, si vend anëtar i BE-së, që ka qenë i angazhuar për progresin e të gjithë rajonit tonë. Në mënyrë që të japim mesazhe optimiste, për vazhdimësinë e projektit të zgjerimit të Bashkimit Europian, do të donim shumë dhe do të bënim çdo përpjekje, për miratimin e kuadrit negociator për Shqipërinë dhe Republikën e Maqedonisë së Veriut nga ana e Bashkimit Evropian, sa më parë. Unë, falënderoj Presidentin Radev dhe Qeverinë e Bullgarisë, për mbështetjen që i japin perspektivës së Shqipërisë.

Besoj, se do të shtojmë të gjitha përpjekjet, që të kemi një moment pozitiv për zgjerimin dhe për Shqipërinë, dhe për Maqedoninë e Veriut sa më parë, që të jetë e mundur. Ashtu sikurse është shumë i rëndësishëm, vendimi për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, nga ana e Bashkimit Europian. Këto do të ishin qasje shumë të dobishme, strategjike të BE-së, për të dhënë mesazhe premtuese, për të gjithë popujt e Ballkanit Perëndimor, dhe të gjithë ata, të cilët dëshirojnë t’i bashkohen këtij projekti në të ardhmen. Në radhë të parë si projekt lirie, demokracie dhe paqeje.

Për sa i takon bashkëpunimit tonë, jam shumë optimist, që pas vendosjes së linjës direkte ajrore midis Tiranës dhe Sofjes, do të kemi një fluks të ri të gjitha shkëmbimeve, në të gjitha aspektet, si dhe do të arrijmë të vendosim në shfrytëzim atë potencial të madh, për të rritur shkëmbimet midis dy vendeve tona. Duke pasur në konsideratë miqësinë e fortë midis dy popujve tanë, por edhe interesat e përbashkëta ekonomike në të ardhmen. Në këtë drejtim mbetet vendimtar, përkushtimi ynë i përbashkët, së bashku me Maqedoninë e Veriut, me BE, si dhe me partnerë të tjerë të rëndësishëm, për të çuar përpara projektet që kanë të bëjnë me Korridorin 8, në të gjitha drejtimet, për më tepër sa i takon rritjes së sigurisë energjetike për vendet tona, duke pasur në konsideratë edhe situatën e re.

Jam i bindur zoti President, se me lidershipin tuaj, që keni treguar edhe në këto kohë, që nuk kanë qenë të lehta, edhe për vendin tuaj, ju do të vijoni të jepni një kontribut shumë të rëndësishëm edhe në të ardhmen. Dhe vendi juaj, të jetë një shembull edhe për vendet tona, që dëshirojnë të anëtarësohen në Bashkimin Europian. Ne, besojmë shumë që ju, do të bëni të gjitha përpjekjet, së bashku edhe me Qeverinë dhe me Parlamentin, në mënyrë që në këto kohë të vështira, të kemi mesazhe optimiste dhe frymëzuese, për të ardhmen europiane të rajonit tonë. Ju, keni treguar se dini të navigoni gjithmonë me kurajë dhe me shumë mençuri. Ju uroj dhe njëherë suksese edhe për rizgjedhjen tuaj, Jam i bindur, se ky do të jetë një kontribut për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera historike, midis dy vendeve tona. Besoj shumë tek përkushtimi, angazhimi dhe miqësia juaj e sinqertë. Faleminderit!’

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ilir meta rumen radev ilir meta rumen radev

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen