LIVE UPDATES
Bota

Hartuesi i Marrëveshjes së Ohrit tregon sfidat deri te firmosja: Maqedonasit gati në çdo pikë kanë kundërshtuar

13 Gusht 2021, 15:27 Nga DOSJA
Hartuesi i Marrëveshjes së Ohrit tregon sfidat deri te firmosja:

OHËR – Xhevdet Nasufi, një prej hartuesve të ‘Marrëveshjes së Ohrit’, në një interviste për KosovaPress tregon si erdhi deri të Marrëveshja e Ohrit, çfarë synuan shqiptarët përmes saj dhe në cilat fusha ka mungesë të zbatimit.

Nasufi, atë kohë ministër i Drejtësisë pjesë e Partisë Demokratike Shqiptare, bashkë me kreun e partisë, Arbën Xhaferi i cili ishte nënshkrues i Marrëveshjes së Ohrit, morën pjesë në negociatat që zgjatën rreth dhjetë ditë e që rezultuan me marrëveshje paqe në mes te dy komuniteteve.

Marrëveshja u nënshkrua edhe nga kryetari i shtetit atëherë, dhe ndërmjetësuesit amerikanë dhe evropianë.Nasufi thotë se negociatat fillimisht kishin nisur në Shkup, por që ishin të ashpra e konfrontuese, dhe me kërkesë të përfaqësuesit amerikan ato u vazhduan në qytetin e Ohrit, pranë liqenit që lidh Shqipërinë e Maqedoninë.

Sipas Nasufit, një prej parimeve më të rëndësishme ishte konsolidimi i paqes dhe ruajtja e unitetit territorial të vendit. Duke theksuar se bisedat me palën maqedonase ishin të vështira, Nasufi shton se kishin hasur në kundërshtimin e tyre në disa pika. Sipas Nasufit, Marrëveshja kornizë e Ohrit vendos në parim për përdorimin e gjuhës shqipe në vendet ku popullsia është 20% shqiptare, por sipas tij, është dashur të bëhet më shumë me ligjin për gjuhët që Nasufi thotë se është i mangët.

Fjala e Plotë:

“Ne fundin e luftës pothuajse, në aksionet e fundit luftarake veçmas në Tetovë, grupi ynë, të cilin fillimisht e përbënte Arben Xhaferi dhe unë si ministër i Drejtësisë që isha në atë kohë më qeveri, filluan përgatitjet për marrëveshjen e Ohrit. Kishim nderin dhe fatin që në atë parapërgatitje të marrëveshjes kishim intelektualë të mirëfilltë amerikanë të cilët kishin marrë pjesë edhe në përgatitjen e marrëveshjes së Dejtonit. Kështu që në atë takim disaditësh kur akoma nuk kishin pushuar tytat e armëve prej maleve të Sharrit, ndodhi që te lindin edhe idetë e para që sot quhet marrëveshja kornizë e Ohrit. Faktori ndërkombëtar në krye me amerikanët jo shumë pak vendime edhe i imponoi, nuk është shume vullnet politik të respektohet i gjithkujt dhe të prishet strategjia e dikujt në rrethana dhe korniza ndërkombëtare, fjala vjen për Ballkanin, nuk mundet Maqedonia të destabilizohet në masën e çrregullimit sepse lufta ndëretnike qytetare ishte afër, unë isha njëkohësisht në ato rrethana, udhëhiqja delegacionin maqedonas në biseda me Unionin Evropian para se të nënshkruhet marrëveshja e stabilizim-asociimit, dhe atje Trojka evropiane te cilën atë kohë ishin edhe spanjollët, andaj edhe ministri spanjoll i Jashtëm ishte gati shpesh prezent në Ohër, sikurse edhe Solana, u pa qartë atje se ata shprehin shqetësimin se në Maqedoni mund te ndodh destabilizim më i madh gjë qe nuk është në interes as të Maqedonisë, as të Ballkanit, as të shqiptarëve. Prandaj Marrëveshja e Ohrit u imponua në një mënyrë në disa pika prej ndërkombëtarëve, e veçmas gjuha shqipe ishte pjesa më kontestuese si element i rëndësishëm i shtetësisë së një kombi që të jetë shtet formues. Neve si shqiptar pranuam që edhe lufta të pushojë, edhe të garantohet paqja, edhe të garantohet uniteti territorial i Maqedonisë por me një kusht që shqiptarët te jenë elementi shtetformues. Maqedonasit gati në çdo pikë kanë kundërshtuar, mirëpo është absurde qe pas konflikteve të tilla siç ishte edhe konflikti i armatosur në Maqedoni, të arrihet marrëveshje politike dhe mos të ketë kundërshtime ose mos të jetë faktori i ndërmjetësimin. Propozimi i 20% i cili nuk interpretohet ne mënyrë shumë te drejtë, ishte një moment që për ato rrethana ishte i vetmi i mundshëm, por nuk ishte fryma që në këtë tani do ta zbatojmë në Strugë, Tetovë apo gjetiu, por ajo të jetë gjuhë zyrtare, është lëshim strategjik që me ndryshimin e ligjit për gjuhën, bile edhe politikanë nga Shqipëria erdhën të kontribuojnë por kontribuuan jo bash mirë dhe ligji është i gjymtë sepse gjuhën shqipe nuk e zyrtarizuan, sepse parimi i marrëveshjes së Ohrit ishte qe gjuha shqipe është gjuhë zyrtare, të rregullohet ne ligj. […] Neve kur kemi thënë që përfaqësimi i drejtë dhe proporcional do te thotë integrim kualitativ i shqiptarëve ne sistem, jo te pranojmë disa policë të rrugëve, disa referentë, të pranojmë rintare nëpër objekte, nuk themi që nuk ka edhe funksionarë, por në vendimmarrje, dhe në funksionet më shtetërore. Në Maqedoni nuk mund të bëhet kryeministri shqiptar, nuk mund te bëhet kryetari i shtetit shqiptar, ne kemi ende parti politike nacionale, nuk është zgjedh çështja nacionale në Maqedoni, të thotë kush sa të dojë, mirëpo procesi i avancimit ka bazën juridike, ka bazën politike, ka bazën shoqërore, pse nuk u shfrytëzua maksimalisht, është çështje e jona”

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni 20 vjetori i marreveshjes se ohrit marreveshja e ohrit xhevdet nasufi 20 vjetori i marreveshjes se ohrit marreveshja e ohrit xhevdet nasufi

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen