LIVE UPDATES
Aktualitet

Hije nepotizmi dhe konflikti interesi në ‘qeverinë e re’ të drejtësisë

29 Korrik 2021, 10:01 Nga DOSJA
Hije nepotizmi dhe konflikti interesi në ‘qeverinë e re’

Tre anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë akuzohen për ‘konflikt të rëndë interesi’ në vendimarrjen e tyre për promovimin e prokurores Elisabeta Imeraj në mars të këtij viti, pasi kishin punësuar më parë familjarët e tyre në administratën e Prokurorisë së Tiranës.

Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se në kohën e votimit të Imerajt në krye të Prokurorisë së Tiranës, dy anëtarët e KLP-së, Tartar Bazaj dhe Nurihan Seiti kishin të punësuara vajzat e tyre në këtë institucion, ndërsa nënkryetari Alfred Balla kishte të punësuar nipin.

Konflikti i dyshuar i interesit në organin mbikqyrës së prokurorisë iu referua zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë më 15 prill 2021 nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit.

Ndonëse ngrinte dyshime serioze për shkelje disiplinore nga tre anëtarë të KLP-së, informacioni i ONM-së qëndroi për gati tre muaj në sirtar, përpara se Inspektori i Lartë, Artur Metani të vendoste nisjen e verifikimit më 8 korrik të këtij viti.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë është një ndër institucionet kyçe të reformës në drejtësi –e cila premtoi 6 vjet më parë një sistem të pavarur dhe të pastruar nga korrupsioni dhe konflikti i interesit. Rasti i mësipërm ngre dyshime të freskëta mbi efektet e reformës në Shqipëri apo rekordet e saj në luftën kundër praktikave të vjetra ‘korruptive’.

Zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë i tha BIRN se denoncimi i ONM-së për tre anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë ishte ende në fazën e verifikimit.

ILD fajësoi mbingarkesën për vonesën e shqyrtimit të rastit, ndërsa sqaroi se ankesat trajtohen sipas një metodologjie me prioritet ankesat më të hershme, me qëllim që të mos u digjen afatet.

“Kemi rreth 4000 ankesa të depozituara në ILD, pjesa më e madhe e trashëguar nga ish-KLD,” tha zëdhënësja Mimoza Koçiu. “Një ankesë institucioni nuk prevalon ndaj një ankese të një qytetari. Janë të barabartë në të drejtën e vet për trajtimin e ankesës,” shtoi ajo.

Anëtari i KLP-së, Tartar Bazaj nuk iu përgjigj një kërkese të BIRN për koment, ndërsa Nurihan Seiti iu shmang pyetjeve për punësimin e së bijës në Prokurorinë e Tiranës dhe konfliktin e interesit në votimin e Imerajt.

Ndërkohë nënkryetari i KLP, Alfred Balla tha përmes një mesazhi telefonik se kishte kohë pa kontaktuar me nipin dhe se nuk kishte qenë asnjëherë në konflikt interesi gjatë vendimarrjes në Këshill.

“S’e kam idenë fare se ku punon nipi im, pasi kam me dhjetëra nipër, biles dhe stërnipër,” shkroi Balla.

Në një përgjigje me shkrim në emër të Prokurorisë së Tiranës, drejtuesja Elisabeta Imeraj i tha BIRN se familjarët e anëtarëve të KLP-së ishin punësuar nga institucioni që ajo drejton sipas procedurave standarde ligjore, por ishin larguar aktualisht që të tre nga puna “për arsye të tyret”.

Imeraj mohoi të kishte lidhje me procedurat e punësimit, ndërsa shtoi se Prokuroria e Tiranës nuk është institucioni i vetëm që ka punësuar të afërm të anëtarëve të KLP-së.

“Ju bëjmë me dije se edhe në institucione të tjera si në Prokurorinë e Përgjithshme etj., ka të punësuar persona të afërt të anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, normalisht mbi bazën e një procedure të rregullt ligjore,” tha Imeraj.

E pyetur nga BIRN, Prokuroria e Përgjithshme sqaroi se e vetmja e punësuar në pozicionin e përgjegjëses së Burimeve Njerëzore ishte bashkëshortja e anëtarit të KLP-së, Kostaq Beluri, që sipas tyre ka një përvojë 30 vjeçare si sekretare dhe kryesekretare në sistemin e Prokurorisë.

Verifikimi i konfliktit të interesit

Këshilli i Lartë i Prokurorisë –një institucion kolegjial me 11 anëtarë u krijua tre vjet më parë në kuadër të reformës në drejtësi, me qëllim garantimin e pavarësisë, llogaridhënies, disiplinës dhe karrierës së prokurorëve të Republikës së Shqipërisë.

Ngritja në detyrë e prokurorëve është një nga detyrat funksionale të Këshillit, të cilën ai filloi ta zbatonte në praktikë në mars të këtij viti me emërimin e prokurorëve Elisabeta Imeraj dhe Kreshnik Ajazi në krye të Prokurorive të Tiranës dhe Elbasanit.

Vendimi i promovimit të Imerajt ishte unanim në KLP, ndonëse dy ditë para votimit, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ngriti përmes vëzhguesit Theo Jacobs një seri akuzash për shantazh dhe ndërhyrje të paligjshme në procesin e vetingut. Konfirmimi në detyrë për Imerajn u ankimua më pas në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.

Më pak se një muaj nga votimi i Imerajt në KLP, ONM vuri në dijeni Zyrën e Inspektorit të Lartë se tre anëtarët Tartar Bazaj, Alfred Balla dhe Nurihan Seitaj e kishin ushtruar detyrën e tyre në kushtet e konfliktit të rëndë të interesit.

Sipas referimit të ONM, vajza e Bazajt, Xhesika Bazaj, vajza e Seitit, Santeliana Meta dhe nipi i Ballës, Enio Belshi ishin të punësuar pranë Prokurorisë së Tiranës të drejtuar nga Imeraj.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë është institucioni përgjegjës për hetimin e shkeljeve disiplonore të anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Sipas informacionit që ONM dorëzoi në ILD, tre anëtarët e Këshillit dyshohet të kishin kryer shkelje disiplinore, pasi nuk kishin paraqitur kërkese për heqje dorë nga pjesmarrja në mbledhjen plenare ose në mbledhjen e komisioneve gjatë shqyrtimit të kandidaturës së Imerajt. Ata akuzohen gjithashtu për shkelje të rregullave të papajtueshmërisë ose të parandalimit të konfliktit të interesave.

Me precedentë në të shkuarën për veprime brenda ditës në rastin e publikimit të videove të një gjyqtareje në Tik Tok, Inspektori i Lartë, Artur Metani doli me vendim për verifikimin e tre anëtarëve të KLP-së më 8 korrik –thuajse tre muaj nga protokollimi i informacionit të ONM.

Sipas vendimit të Metanit, që BIRN e disponon, informacioni i ONM-së nuk përban fakte të qarta dhe të mjaftueshme, si dhe nuk është shoqëruar me prova, të cilat justifikojnë fillimin e hetimit disiplinor.

“…në rastin konkret ka vend për verifikimin e informacionit nëpërmjet marrjes së të dhënave shtesë pranë Prokurorisë së Shkallës së Parë Tiranë, lidhur me procedurën e përzgjedhjes, vlerësimit, emërimit, zhvillimit të karrierës apo përfundimit të marrëdhënies së punës së shtetasve Xhesika Bazaj, Santeliana Meta (Seiti) dhe Enio Belshi,” thuhet në vendimin e Metanit.

Paralelisht, ILD ka vendosur të marrë të dhëna shtesë pranë KLP-së lidhur me shqyrtimin paraprak dhe vendimarrjen e komisioneve dhe të Këshillit në kuadër të procedurës së ngritjes në detyrë të Imerajt; deklaratat e pasurisë së Bazajt, Ballës dhe Seitit apo aktet e brendshme të KLP-së lidhur me rregullat për deklarimin dhe shmangien e konliktit të interesit.

Drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj nuk iu përgjigj pyetjeve për kohën e emërimit dhe të largimit nga detyra të familjarëve të ngushtë të tre anëtarëve të KLP-së apo për pozicionin e tyre të punës.

Xhesika Bazaj dhe Santeliana Meta (Seiti) nuk komentuan gjithashtu rrethanat e punësimit të tyre në Prokurorinë e Tiranës, por sipas të dhënave të postuara në rrjetin social LinkedIN, Meta rezulton e punësuar në shtator 2020 në pozicionin e këshilltares ligjore.

Enio Belshi, nipi i nënkryetarit të KLP-së, Alfred Balla i tha BIRN se nuk i kujtohej kur ishte punësuar, por “kishte punuar disa muaj dhe para disa muajsh ishte larguar”.

Belshi mohoi që punësimi të kishte lidhje me Ballën, për të cilin tha se i ati kishte pasur një konflikt 3 vjet më parë dhe “nuk kishin më kontakte”. Marrë nga Reporter.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet keshilli i larte i prokurorise keshilli i larte i prokurorise

Sondazh

Poll
Aktualitet 29 Korrik 2021, 09:23

TIRANË-Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, me anë të një postimi në “Facebook” ka bërë të ditur se të gjithë të ...

Aktualitet 29 Korrik 2021, 08:52

ITALI– Një grindje që për pak desh përfundoi në tragjedi ka ndodhur mbrëmë në Sulmona të Italisë ku një 51-vjeçar shqiptar i identifikuar si H.A ka...

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend