LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Historia e dramaturgut që përfundoi si punëtor krahu, kallo e shpirtit të Xhemal Brojes në themelet e Teatrit

29 Korrik 2019, 17:13 Nga DOSJA
Historia e dramaturgut që përfundoi si punëtor krahu, kallo e

TIRANË- “Kam një kallo brenda shpirtit, një brengë që varri s’do të ma tresë”, nuk e kishte për teatrin që po prishet këtë brengë, por për gjithë historinë që e solli këtë situatë në të cilën ndodhemi sot e ku bijtë e etërve që i grabitën shqiptarëve lirinë, po marrin edhe atë pjesë të historisë që gjendet në themelet e asaj godine. Në atë skenë kanë shkelur me qindra artistë e dramaturgë, por historia e Xhemal Brojes është ndër më të veçantat, sepse ai e themeloi këtë teatër dhe e drejtoi atë për disa kohë. Janë vënë në atë skenë me dhjetëra drama të suksesshme që ka shkruar, më tej akoma, si pedagog ka përgatitur dhjetëra aktorë që do të vazhdonin të luanin në atë skenë për 70 vjet. E megjithatë, regjimi i kishte rezervuar Xhemal Brojes një tjetër fat në tjetër skenë, larg asaj të teatrit.

***

Me çizmet deri në gju, i veshur me disa rrecka e me kazëm ndër duar, një burrë i moshuar endej kanaleve të Gradishtit, e zvarritej atyre fushave me shpirt ndër dhëmbë. Ata që rrinin me të, e quanin artist, ai ishte dramaturg, pedagog, ishte edhe jurist, ishte djali i Shkodrës, Xhemal Broja, që vinte nga auditoret e Universitetit në Grenobël të Francës, ku kishte studiuar për drejtësi e ku kishte ndjekur edhe kursin e letërsisë dhe dramaturgjisë.

Kish qenë komunist i orëve të para, bashkë me grupin e të rinjve të Shkodrës sepse ishte idealist dhe e kishte përfshirë vala e lëvizjes kundër pushtimit të Shqipërisë. Por kurrë se kishte menduar se do të ishte pikërisht kjo lëvizje e disa njerëz që do ta merrnin në dorë, ata që do t’ia nxinin gjithë jetën. Se në fakt, pati një jetë pa dritë e shkoi internimeve, duke nisur nga Kuçi i Vlorës, Gusmar i Tepelenës e për të vazhduar në Gradisht të Lushnjes, atje ku ishte dënuar me internim e gjithë shtresa e intelektualëve të Shqipërisë, bashkë me familjet e tyre.

Internimi

Xhemal Broja dhe bashkëshortja e tij Selfixhe Ciu Broja, e cila ishte gazetare e spikatur, u sulmuan fillimisht në vitin 1947, kur ata guxuan të vënë në dukje problemet e regjimit komunist dhe sidomos qëndrimin për Kosovën. Çifti Broja u përjashtua nga partia dhe u dënua me internim në Kuç të Vlorës. Pas prishjes me Jugosllavinë, regjimi e zbuti pak dënimin për Xhemal Brojën. Por sulmet do të riktheheshin për të mos u ndalur më kurrë.

Periudha më e vështirë do të ishte ajo nëpër kanalet e Gradishtit, ku Xhemal e Selfixhe Broja po vuanin internimin.

Si nisi kalvari

“Ka qenë një natë e tmerrshme. Nuk dinim asgjë. Ndodhi rreth orës 4.00 të mëngjesit, pak para vitit të ri. Atë natë kishim diskutuar se ku do ta festonim vitin e ri. Dhe të mendosh që bie dera, sheh plot oficerë sigurimi, i plotfuqishmi i lagjes, që të thonë: “Mblidhni plaçkat, gjërat më të domosdoshme sepse jeni të internuar”. “Pse?”. “Atë e dimë ne”. Kjo ka qenë përgjigjja. Thanë që “Vajza nuk është e përfshirë në internim, nëse keni njeri ku ta lini, lëreni, nëse s’keni, merreni me vete”. Pas dy-tre ditësh e morëm vesh dhe asnjëherë nuk iu dha një arsye përse shkuan në internim. Mbaruan pesëvjeçarin e parë, u erdhi një pesëvjeçar i dytë. Pastaj duket se dikush i thirri mendjes dhe e hoqën masën e internimit. U kthyen në Tiranë në vitin 1972. U kthyen vetëm fizikisht sepse nuk patën asnjë lloj rehabilitimi. Mamaja kishte dalë në pension në atë kohë. Babait fillimisht i dhanë një punë disa muaj në Kinostudio, sepse babai ka punuar gjithnjë në sektorin e artit dhe pastaj me një shkurtim plani e çuan punëtor në ndërmarrjen bujqësore “Gjergj Dimitrov”, derisa doli në pension”, rrëfen Merita Broja.

E bija Merita shkonte shpesh për t’i takuar dy prindërit, Xhemalin e Selfixhe Ciu Broja. I gjente gjithnjë e më të lodhur, gjithnjë e më të tretur e të dërrmuar, gjithnjë e më pa shpresë.

“Në internimin e dytë ishin 50 vjeç. Morën kazmën në dorë, punonin për të siguruar bukën. Ishte një periudhë shumë e dhimbshme. Në fakt, unë nuk isha përfshirë në internime. Atëherë isha 15 vjeçe. Kur mendoja që ata dy intelektualë në vend që të punonin, të jepnin për shoqërinë, për vendin, për kulturën, për artin, kishin marrë një kazmë në dorë dhe jeta e tyre kishte dalë nga ajo hullia në të cilën duhej të ishte. Kjo ka qenë një periudhë shumë e dhimbshme, kur shkoja atje për t’i takuar, kur i shikoja me ato rroba të vjetra. Të dy ishin edhe të sëmurë. Megjithatë, deri në fund nuk u ankuan”, rrëfen Merita e bija e Xhemal Brojes dhe gazetares Selfixhe Ciu Broja.

Pendesa

A s’ishin ata që kontribuan për të vënë një gur themeli për vendosjen e komunizmit në Shqipëri. “Na u bë mirë që vuajtëm, sepse ndihmuan për komunizmin”, mësohet të ketë thënë Selfixhe Ciu. “Ky ishte pengu që e morën me vete”.  E ka rrëfyer e bija, Merita, pendesën e nënës së saj, Sefxhije Ciu Broja.

(Marrë nga Kujto.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

dikur dikur krimet e komunizmit teatri kombetar xhemal broja krimet e komunizmit teatri kombetar xhemal broja

Sondazh

Poll

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion